• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fëmija i ciklit parashkollor rrihet në shkollë, drejtori i thotë prindit: Po s’të pëlqeu hiqe

by Aalison Pearse Stevens
10/10/2016 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëna e një fëmije 5 vjeç, që ndjek ciklin parashkollor në shkollën “Shyqyri Peza” në Kombinat, pretendon se djali i saj është dhunuar vazhdimisht në ambientet e shkollës dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Në një bashkëbisedim me gazetarët e “BalkanWeb”, Enkeleda. V. thotë se në lidhje me dhunimin e djalit dhe mungesën e sigurisë në shkollë, i ka dërguar edhe një mesazh Ministrisë së Arsimit, por askush nuk i ka kthyer përgjigje. Nëna e vogëlushit ka dërguar në redaksinë tonë edhe foto të djalit, ku duken qartë shenjat e dhunës në shpinë.

Pa dashur të drejtojë gishtin ndaj askujt për dhunën ndaj të birit, nëna kërkon që institucionet të mbajnë përgjegjësi për sigurinë e fëmijëve.

Në cilën shkollë mëson djali juaj, sa nxënës janë në klasë?

Djali im 5 vjeç e gjysmë është parashkollor në shkollën “Shyqyri Peza” në Kombinat. Si mundet një edukatore të kujdeset për 46 fëmijë të moshës 5-6 vjeç. Mësuesja ka punësuar një prind për arsye se nuk i mban dot 46 fëmijë dhe prindi është pa arsimin përkatës.

femijet-dhunaPërse flisni për pasiguri në shkollë?

I çojmë fëmijët në mëngjes në shkollë dhe i gjejmë nëpër oborre. Kush mban përgjegjësi për sigurinë e fëmijëve tanë? Drejtori me mirësjellje thotë po të pëlqyen kushtet sille, nëse jo mund ta marrësh dhe të shkosh ku të duash. Fëmija im vjen me pullë të zezë në krah dhe mësuesja nuk di gjë se çfarë ka ndodhur, sepse s’kujdeset mësuesja por prindi i punësuar dhe as drejtori s’mban përgjegjësi.

Çfarë ju ka thënë mësuesja, kur keni kërkuar llogari për shenjat në trupin e djalit?

Mësuesja nuk di asgjë se çfarë i ka ndodhur fëmijës, por thotë ballafaqohu me prindin. Ku do gjendet e drejta jonë si prindër për t’i arsimuar fëmijët? Kush është përgjegjës për fëmijët tanë në institucione shtetërore? I jam drejtuar Ministrisë së Arsimit, nuk kam marrë asnjë përgjigje, por përkundrazi në shkollë vazhdohet dhe më keq dhe fëmija im lëndohet dhe më shumë.

Ka ndodhur shpesh që djali të jetë kthyer në shtëpi me shenja dhune?

Ka ndodhur herë të tjera, saqë fëmija s’do të shkojë me në shkollë. Fëmijës i është mërzitur ambienti i shkollës, sepse nuk mbahet qetësi.

Ju jeni e bindur se fëmija dhunohet nga bashkëmoshatarët, apo dyshoni tek mësuesja apo prindi që e ndihmon?

Fëmijët zihen me njëri-tjetrin, i grisin fletoret dhe marrin mjetet e njëri-tjetrit. Fëmija im ka shkuar ne kopësht që dy vjeç dhe është i ambjentuar me fëmijë të tjerë. Djali më tha që më kafshoi fëmija tjetër me emrin Andrea dhe sot që shkova të ballafaqohesha me mësuesen, prindi tjetër që e ndihmon me tha që fëmija juaj u nxi dhe unë i dhashë pak ujë që të qetësohej. Pse nuk u njoftova si prind, por duhet ta shikoja fëmijën tim pas katër orësh kur kthehem nga puna me pullën e zezë në kurriz?

BW/d.i.

Next Post
Këto ushqime mos i përzieni kurrë me ilaçe

Këto ushqime mos i përzieni kurrë me ilaçe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënonte qytetarët i armatosur me kallashnikov/ Theu xhamat e makinave dhe të një lokali, arrestohet i riu në Laç

Kërcënonte qytetarët i armatosur me kallashnikov/ Theu xhamat e makinave dhe të një lokali, arrestohet i riu në Laç

December 31, 2025
Partneri dhe motra e tij iu vranë në oborrin e shtëpisë, Juela bën rrëfimin tronditës në BBV: Nuk e doja më jetën, do martoheshim, por zemra..

Partneri dhe motra e tij iu vranë në oborrin e shtëpisë, Juela bën rrëfimin tronditës në BBV: Nuk e doja më jetën, do martoheshim, por zemra..

December 31, 2025
Zakone të vjetra për një vit të mbarë/ Besëtytnitë e Vitit të Ri

Zakone të vjetra për një vit të mbarë/ Besëtytnitë e Vitit të Ri

December 31, 2025
Shisnin lëndë piroteknike pa leje, arrestohen 3 persona dhe procedohen penalisht 9 të tjerë në Tiranë

Shisnin lëndë piroteknike pa leje, arrestohen 3 persona dhe procedohen penalisht 9 të tjerë në Tiranë

December 31, 2025
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, 3 të arrestuara, u sekuestrohen paratë

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, 3 të arrestuara, u sekuestrohen paratë

December 31, 2025
Nga arti tek politika, humbjet që lanë boshllëk/ Personalitetet që u shuan në vitin 2025

Nga arti tek politika, humbjet që lanë boshllëk/ Personalitetet që u shuan në vitin 2025

December 31, 2025
Lista e përfituesve/ Mbi 13 mijë familje pronarësh do të marrin kompensimin e pritur, paratë kalojnë në llogari bankare

Lista e përfituesve/ Mbi 13 mijë familje pronarësh do të marrin kompensimin e pritur, paratë kalojnë në llogari bankare

December 31, 2025
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani

December 31, 2025
Policia reagon pas horrorit në Pogradec: 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e të miturës

Policia reagon pas horrorit në Pogradec: 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e të miturës

December 31, 2025
VIDEO/ Tentoi t’i ikte policisë nga lokali, kapet 31-vjeçari me armë pa leje në Korçë

VIDEO/ Tentoi t’i ikte policisë nga lokali, kapet 31-vjeçari me armë pa leje në Korçë

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com