Një gjest i bërë nga Edmond Spaho në Kuvendin e Shqipërisë ka sjellë reagimin e zv.kryetares së Kuvendit Ermonela Felaj.
“Spaho ju tërheq vëmendje për skena që i drejtoheni njerëzve me gisht. Turp t’ju vijë juve për këto veprime të turpshme… Ju tërheq vëmendjen që ndërhyni në këtë mënyrë për të fyer kolegët”, tha Felaj.