• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Felaj: Kongresi i PS-së mbahet më 8 Dhjetor, buxheti kalon nen për nen në 7 Dhjetor

by Java News
21/11/2023 22:02
Deputetja e PS Ermonela Felaj, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku mazhoranca dhe opozita kane debatuar ne lidhje me vendimet e miratuara dite me pare ne Komisionin e Ligjeve per heqjen e kompetences se Presidentit per te propozuar kryetarin e ILDKP.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në studion e ‘Milori Live’ në Klan News mbrëmjen e sotme ishte nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj e cila foli lidhur me situatën aktuale në politikë pas seancës plenare të ditës së hënë ku si pasojë e kaosit të krijuar nga opozita maxhoranca miratoi buxhetin 2024 mes tymit.

Ndër të tjera e pyetur për kongresin e Partisë Socialiste, Felaj u shpreh se kongresi pritet të mbahet në datën 8 Dhjetor. Gjithashtu nënkryetarja e Kuvendit foli edhe lidhur me aksionin e SPAK në politikë dhe botën e krimit ku tha se secili duhet të mos bëjë gabime gjatë punës së tij që e çojnë para prokurorisë dhe gjykatës.

Mirela Milori: Ju keni një kongres në fillim të Dhjetorit. Si është situata në Partinë Socialiste? Ilir Beqaj është në SPAK, ka detyrim paraqitje çdo të premte. SPAK po operon mes goditjeve të forta në krim, por edhe në politikë ku nuk po lihet mbrapa edhe Partia Socialiste. Ka pasur emra të përfshirë në afera të caktuara. Si po e pret kongresin Partia Socialiste dhe mendon se do të ketë lëvizje të forta në këtë kongres?

Ermonela Felaj: Kongresi do të mbahet me 8 Dhjetor në sallën e Pallatit të Kongreseve. Nuk di pse duhet të ndryshojë diçka në Partinë Socialiste për shkak që anëtarë të Partisë Socialiste, apo simpatizantë, apo kushdo qoftë ka të bëjë në një moment të caktuar me prokurorinë dhe gjykatën. Unë dua të përsëris që ne kemi qenë të qartë për të gjitha komplikimet që mund të sillte reforma e drejtësisë sepse duke qenë se jemi ne në pushtet që në vitin 2013 është e qartë që kompetenca e prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme që u krijua për shkak të reformës në drejtësi është një kompetencë që shtrihet tek funksionarë dhe zyrtarë të partisë në pushtet. Nga momenti që ne pranuam që për interesat e vendit ishte e rëndësishme reforma në drejtësi ishim të vetëdijshëm për çfarë na priste dhe besoj që ajo i paraprinë çdokujt është frika nga ligji në punën e vet. Nëse ke frikë nga ligji në punë është e qartë që ke pak gjasa të biesh në gabime të tilla që të çojnë para prokurorisë dhe gjykatës. Besoj që kjo është ajo lloj sjellje që ne duhet të implimentojmë në atë që quhet strukturë qeverisëse e shtetit qoftë kjo qendrore apo lokale.

Mirela Milori: Ka njerëz që kanë frikë se nuk janë frikësuar kur duhet ndaj ligjit në Partinë Socialiste dhe tani kanë frikë se mos kapen?

Ermonela Felaj: Provat e dhëna dhe gjërat e ndodhura nuk mendoj që tregojnë këtë. Tregojnë pikërisht që tani duhet të kenë frikë sepse në të kaluarën dihej se si zgjidheshin prokurorët dhe gjyqtarët, dihej sesi politika intervenonte në punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Sot nuk është më e njëjta pikturë dhe besoj që kushdo do duhet që veprimtarinë e vetë ta orientojë sipas ligjeve dhe rregullave. Unë nuk shoh që ka një ndryshim të situatës dhe nuk ka arsye të ketë mes asaj që planifikon Partia Socialiste qoftë në kongresin e saj apo edhe në evente të tjera politike me çfarë i ndodh individit. Ne planifikojmë që partinë ta sjellim në një stad tjetër pune, në një stad tjetër organizimi sepse koha e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshmë sa vjen dhe po ngushtohet dhe ne duhet të na gjejë të përgatitur.

Ndër të tjera Felaj tha se sa i përket çështjes se buxhetit vetëm miratimi është bërë pa qenë i mundur diskutimi i deputetëve, por theksoi se në komisionet parlamentare janë bërë të gjitha diskutimet.

Felaj njoftoi se duke filluar nga dita e nesërme dhe deri para datës 7 Dhjetor përgjatë dy javëve do diskutohet buxheti nen për nen në komisionet parlamentare dhe pastaj në datë 7 Dhjetor do të bëhet diskutimi nen për nen në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

/f.s

Next Post
Berisha sulmon ashpër prokurorin që po e heton: Po mbahet aty si zagar

Berisha sulmon ashpër prokurorin që po e heton: Po mbahet aty si zagar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidentja Justina Shiroka-Pula: SHBA mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës!

Presidentja Justina Shiroka-Pula: SHBA mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës!

November 13, 2026
Strehim social për 7 mijë familje shqiptare! Miratohet në Komision projektligji për kreditë e buta, përfshihen edhe të prekurit nga tërmeti

Strehim social për 7 mijë familje shqiptare! Miratohet në Komision projektligji për kreditë e buta, përfshihen edhe të prekurit nga tërmeti

November 13, 2026
Shqipëria në ankth për Vazon e 3-të, ja çfarë duhet të ndodhë që kuqezinjtë të shmangin një short më të vështirë në EURO 2028

Shqipëria në ankth për Vazon e 3-të, ja çfarë duhet të ndodhë që kuqezinjtë të shmangin një short më të vështirë në EURO 2028

November 13, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

EMRAT/ Akuzohen se trafikuan 7,5 tonë drogë, GJKKO rrëzon kërkesat dhe lë në qeli 4 anëtarët e grupit të njohur kriminal!

November 13, 2026
VIDEO/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Angli (Emri)

VIDEO/ Nga ndjekja në mes të rrugës duke qëlluar me armë, te përplasja e makinës së “rivalit”, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Angli (Emri)

November 13, 2026
U përlesh me Policinë dhe shkatërroi ambientet e Komisariatit nr. 2, kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në ish-“Bllok”

U përlesh me Policinë dhe shkatërroi ambientet e Komisariatit nr. 2, kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në ish-“Bllok”

November 13, 2026
Paralajmërimi/ Kujdes merrni masat në orën 19:00! I gjithë vendi përfshihet nga moti i keq

Moti i keq/ Nesër reshje shiu e shtrëngatë, e diela me surpriza! Ja parashikimi i moti për ditët në vijim

November 13, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Tregu botëror i naftës drejt stabilizimit, oferta pritet të tejkalojë kërkesën në tremujorin e fundit të vitit!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë, luhet për kreun e grupit

Liga e Kombeve/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë, luhet për kreun e grupit

November 13, 2026
U përlesh me gjashtë policë gjatë protestës së dhunshme, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevin Metajn dhe e liron në “detyrim paraqitjeje”!

U përlesh me gjashtë policë gjatë protestës së dhunshme, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevin Metajn dhe e liron në “detyrim paraqitjeje”!

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In