• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fehmi Abdiu: Të gjitha kërkesat e opozitës më duken marrëzira

by Java News
24/03/2017 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, për ngecjen e Reformës Zgjedhore e drejton gishtin nga ndërkombëtarët. Sipas tij, të huajt e kanë zvarritur reformën me justifikimin se do të sjellin dispozita të qarta por ende deri më sot nuk kanë sjellë një paketë të plotë në lidhje me amendimet në legjislacion.

Abdiu flet dhe për reformën në drejtësi, ku zvarritjen e këtij procesi nga ana e Parlamentit e quan të pajustifikuar. Konstitucionalisti shprehet per “Shekulli” se Parlamenti shqiptar ka nivelin më mediokër të këtyre 25 viteve demokraci. Për të “pastruar” tempullin e demokracisë nga “gladiatorët”, Abdiu thotë se ka ende shpresë.

Kemi disa ngjarje që konkurrojnë njëra-tjetrën në tensionimin e situatës politike në vend. Opozita kërkon qeveri teknike për të siguruar mbarëvajtje të procesit zgjedhor si dhe ka bojkotuar parlamentin duke e bërë “nul” Reformën në Drejtësi. Çfarë po ndodh?

Parlamenti shqiptar dogji një shans shumë rëndësishëm që shqiptarët patën. Shqiptarët pra kanë humbur një mundësi të rëndësishme për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian. Dhe organi i vetëm ose organi kryesor që ka përgjegjësi më të madhe për këtë punë, është parlamenti shqiptar. Ky i fundit ua dogji shqiptarëve këtë mundësi për tu përfshirë në bisedime me BE. Ky parlament ka përgjegjësi të madhe në mënyrë të veçantë për zvarritjen e pajustifikuar të Reformës në Drejtësi. Një fenomen i papërligjur. Ky parlament ka dëshmuar papërgjeshmërinë e tij si institucion, me sa duket ka të bëjë me faktin se në përbërjen e tij ka kandidatë për deputetë dhe deputetë që nuk e meritonin të ishin aty.

Zgjedhjet janë shumë afër dhe shanset që reforma zgjedhore të kryhet siç i premtua janë minimale. Në këndvështrimin tuaj pse dështoi ky proces?

Është e vërtetë se situata është kritike dhe për sa i përket zgjedhjeve të ardhshme, ende ligji elektoral nuk është përsosur, rregulluar. Vetëm në Shqipëri besoj se ndodh kjo që sa herë ka zgjedhje gjashtë muaj më përpara nisin reformat për ligjin zgjedhor. U bënë 15 vjet dhe ende kjo e ashtuquajtura reformë nuk ka përfunduar akoma. Unë mendoj se faktori ndërkombëtar qoftë me këtë por dhe me probleme të tjera është treguar mjaft neglizhent. Reforma zgjedhore bëhet një herë apo dy herë dhe nuk diskutohet më. Këtu flasim për reformë e reformë nuk bëjmë kurrë. Ndërkombëtarët e kanë zvarritur këtë gjë me justifikimin se do të sjellin dispozita të qarta por ende nuk kanë sjellë një paketë të plotë në lidhje me amendimet në legjislacion. Nuk kanë propozuar një kod zgjedhor tërësor ose të plotë.

Në këtë klimë të tensionuar ku paratë e drogës rrezikojnë zgjedhjet a mund të mbahen zgjedhje të lira?

Ne duhet të shkojmë në zgjedhje si një popull i qytetëruar. Opozita nuk është bankë për të kontrolluar paratë e shqiptarëve, por duhet të bëjë opozitën duke kërkuar transparencën dhe mazhoranca duhet t’ia sigurojë atë.

Për tensionimin e gjithë kësaj situate politike maxhoranca nuk ka asnjë mëkat?

Mazhoranca mund të ketë mangësi dhe probleme për detyrimin që ka për ta dëgjuar opozitën me të vërtetë dhe të plotësojë ndonjë kërkesë të saj.

Çfarë i këshilloni maxhorancës?

Mazhoranca duhet t’i drejtohet Presidentit dhe ky i fundit të bëjë të pamundurën për të bindur të gjitha partitë për tu futur në zgjedhje. Ndryshimet në qeveri do të vlerësohen ditën e votimit por nuk duhen marrë si justifikim nga opozita për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Opozita duhet të përgatitet për zgjedhje dhe nëse ka ankesa duhet të drejtohet në institucionet përkatëse. Duke mos marrë pjesë në zgjedhje opozita u mohon shumë shqiptarëve të drejtën kushtetuese, të votës.

Cili është mendimi juaj për protestën e opozitës?

Të huajt është dashur urdhërojnë opozitën të futet në parlament sepse ne jemi mësuar të marrim vesh vetëm me të urdhëruar. Nuk mund të paralizohet jeta politike dhe sociale me pretendimin se do të bëhen zgjedhje me gabime. Mua të gjitha kërkesat e opozitës më duken marrëzira. Edhe popujt e tjerë kanë pasur problematike por kurrë nuk kanë penguar për zhvillimin e zgjedhjeve.

Ndryshimet në qeveri tre muaj para zgjedhjeve ju duken normale? Ndryshimet në qeveri janë përgjegjësi e kryeministrit, është votuesi ai që e gjykon vendimin tij me anë të votës me 18 qershor.

Ndërsa për akuzat që ka ngritur opozita për ministra të veçantë të dërgojë dosjet në organet e drejtësisë.

Jemi dhe para zgjedhjes se Presidentit të ri dhe asnjë nga partitë nuk flet. Si duhet të jetë presidenti i Shqipërisë dhe pse është sfumuar ky post kaq i rëndësishëm?

Jemi në afatet e fundit të zgjedhjes së presidentit për të cilin askush nuk e vret mendjen sepse sipas lidershpit të të gjitha forcave politike kemi ngjarje tjera më të rëndësishme. Duhet ta dimë të gjithë se zgjedhja e Presidentit të Republikë është një ngjarje e madhe, e cila duhet të shoqërohet me sensibilizim të të gjithë opinionit kombëtar për zgjedhur një personalitet me vlera. Siç po kuptohet, partitë e maxhorancës kanë rënë dakord për të bërë një kompromis në ditët e fundit, duke na bërë peshqesh ndonjë figurë që parapëlqehet nga kryeministri apo nga aleati i maxhorancës. Qëndrimi që kanë palët për mënyrën e përzgjedhjes së presidentit më duket e gabuar. Sot ka shumë organe që kanë mandate të mbaruara. Avokati i Popullit i cili ka përgjegjësi shumë të rëndësishme kushtetuese për përzgjedhje të kandidaturave në organet e drejtësisë e ka mandatin e përfunduar. Po ashtu janë me mandat të mbaruar gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese, dhe titullarë të tjerë në organet e drejtësisë që marrin rroga dhe që bëjnë lloçe nëpër kafene.

ma.me

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Kërcënimi i rektorit nga Shullazi, Tahiri dëshmon në prokurori. Pas tij shkon një tjetër ministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In