• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fehmi Abdiu: Ndryshim Kushtetute? Rrëzoni marrëveshjen Rama-Berisha në 2008!

by
29/09/2015 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata/

Fehmiu Abdiu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, deklaroi për tesheshi.com se nuk mund të ndryshohet Kushtetuta pa hedhur në fillim poshtë marrëveshjen Berisha-Rama të vitit 2008, e cila bëri të mundur zgjedhjen e Presidentit të Republikës edhe me 71 vota.

Abdiu, i cili drejton një institute studimesh, i ulur në një zyrë të vogël, në një pallat pranë Gjykatës së Tiranës, Abdiu thekson se nuk mund të bëhen arnime të ligjit themeltar të shtetit kutur dhe pa u zhvilluar një diskutim i gjerë publik.

“Ore po c’janë këto arnime për LGBT-ra dhe ushtrira të huaja”, thotë konstitucionalisti i njohur i cili thekson se Presidenti do të duhej të zgjidhej patjetër nga populli, përndryshe, sipas tij nuk do të kemi një situatë të qëndrueshme.

 “Drejtësinë nuk mund ta lëmë pa kokë dhe natyrisht që kryetari i Këshillit të Lartë i Drejtësisë duhet të jetë Presidenti; është krejt e natyrshme kjo pasi bëhet një kontroll pushtetesh; por nuk mundet që presidenti të zgjidhet me 71 vota, pasi ai nuk është garant i askushit”, thotë Abdiu i cili deklaron se duhet të zgjidhet kjo çështje në mënyrën sa më të mirë.

Dhe më e mira, thekson ai, është zgjedhja e një presidenti nga populli i cili do të ishte një personalitet mbi palët që ka prestigj dhe mbështetje publike.

Ndërkohë, në lidhje me Prokurorin e Përgjithshëm, Abdiu thekson se duhet vendosur kritere të sakta dhe të përcaktuara për zgjedhjen e tij, por sipas ish-kreut të Kushtetueses, kreu i organit të akuzës duhet të japë llogari në mënyrë permanente, si para Kuvendit por edhe në KLD dhe publik, në mënyrë që të mos ndodhë siç thotë ai si sot kur“Prokuroria merret me shkelës të vegjël të ligjit, e kur nuk kanë arrestuar asnjë zyrtar të lartë, kur këtu flitet për abuzime të mëdha, për ngjarje si 21 janari dhe Gërdeci, ndërkohë që nuk ka asnjë çështje të shkuar deri në fund”.

Ndërkaq, në lidhje me akuzat që i bëhen sistemit të Drejtësisë, Abdiu thekson se ka një realitet të përgjithshëm që pranohet në lidhje me një gjyqësor të korruptuar, por ky sistem Drejtësie thotë Avdiu është “pjellë e politikës shqiptare” e cila e ka krijuar këtë sistem, që në fakt është bërë shëmbëlltyra e politikës.

“Nuk mund të thuash që drejtësia u krijua vetë kështu, por u emërua nga politika, u krijua prej saj dhe mori shembullin e saj, duke i shërbyer dhe u bërë palë me të”, thotë Abdiu, i cili jep idenë e një rekrutimi gjyqtarësh duke i parë jo vetëm nga CV-të por edhe nga integriteti moral i juristëve.

“Duhen gjendur mënyrat për ta bërë këtë llogaridhënie, por një gjë duhet të bëhet e qartë se llogaridhënia është e domosdoshme”, tha Abdiu.

Next Post

Nju Jork, Bushati takon Zannier: Cili duhet të jetë roli i OSBE-së në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In