• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Federbet akuzon: Skënderbeu godet sërish, manipulim edhe me Lokomotiv

by A R
11/12/2015 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federbet, organizat kundër trukimit të ndeshjeve, ka akuzuar përsëri Skënderbeun sot, pas ndeshjes së mbrëmshme me Lokomotiv të Moskës. Takimi u fitua nga rusët 3-0, me dy golat e fundit të shënuar në minutat 89 e 90, pas dy gabimeve foshnjarake të mbrojtjes korçare.

Federbet shkruan qartazi “Skënderbeu godet sërish, për të katërtën herë këtë sezon”, duke përmendur edhe ndeshjet e mëparshme të përfunduara nën radarin e organizatës: me Crusaders, më 23 korrik, me Dinamon e Zagrebit, më 25 gusht dhe me Sportingun e Lisbonës, më 22 tetor.

Federbet ka ilustruar duke publikuar koeficientët që sipas organizatës janë inkriminues për kampionët e Shqipërisë:

“Në minutën e 77-të, kur rezultati ishte 0-1, kuota over 2.5, pra që shënohen edhe dy gola të tjerë, ishte në mënyrë të pashpjegueshme e ulët, 1.75, duke pasur parasysh kohën e paktë të mbetur.

Në minutën e 87-të, gjithmonë në rezultatin 0-1, over 1.5, pra që shënohet e pakta edhe një gol, ishte 1.6, koeficient jashtëzakonisht i ulët dhe i pashpjegueshëm, kur kishin mbetur edhe vetëm tri minuta lojë.

Lokomotiv Moska shënoi edhe dy herë, në minutat 89 e 90, pas gabimeve në mbrojtje”.

“Denoncojmë sot, për të katërtën herë këtë vit, ndeshjet jashtëzakonisht të dyshimta të të luajtura në Europë nga Skënderbeu”, pohon sekretari i përgjithshëm i Federbet, Francesco Baranca. “Numrat nuk gënjejnë dhe tregojnë qartësisht që, kundër çdo logjike sportive, ka pasur fluks parash për rezultate që dukeshin, duke parë minutat në kronometër, absolutisht pak të mundshëm. Shpresojmë që pas këtij rasti të panumërt përpjekjesh të qarta të manipulimit sportiv, autoritetet sportive, mnë veçanti UEFA, të marrin masa për të siguruar ligjshmëri të plotë në kompeticionet e tyre”.

federbet

sportingCPalbanese

Next Post

Aktivistë të VV-së e gjuajnë me ngjyrë Ministrin Abrashi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tirana europiane e lirive të barabarta”, Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

“Tirana europiane e lirive të barabarta”, Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

July 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtetësia nga lindja dhe prova e institucioneve amerikane

July 1, 2026
Mbahen sot bisedimet Iran-Katar. Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

Mbahen sot bisedimet Iran-Katar. Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

July 1, 2026
INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In