• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo kosovare përplasen mes tyre

by Aalison Pearse Stevens
10/02/2016 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partizani i Tiranës dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i kanë paditur në FIFA Dritën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), të cilat gabimisht nuk e kanë lëshuar një lojtar të shkojë drejt klubit shqiptar. Amatorizmi në Kosovë dhe ngutja e çuditshme e Shqipërisë u shndërruan në një shenjë të keqe për të ardhmen

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mes futbollit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Partizani i Tiranës dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e kanë paditur në FIFA Dritën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK). Shkak është bërë Ylber Ramadani, i cili ka arritur marrëveshje me Partizanin, por Drita dhe FFK-ja nuk e kanë lëshuar futbollistin, me arsyetimin se ka kontratë profesionale me klubin gjilanas, shkruan sot gazeta Zëri.

Por, pastaj ka dalë që Ramadani nuk ka kontratë profesionale me Dritën, me ç’rast Partizani dhe FSHF-ja kanë paditur Dritën dhe FFK-në. Këtë e ka bërë të ditur për njërin televizion sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, i cili ka thënë se pala kosovare tani do të kërkojë nga tiranasit ta tërheqin padinë. Zëri shkruan se kjo vaki i ka çuditur analistët, të cilët fajin ua ndajnë dy palëve: kosovarëve për amatorizëm, kurse palën nga Shqipëria e fajësojnë për ngut dhe pamaturi. “Po çuditem nga ky veprim i FSHF-së, që ka shkuar aq larg, pra deri në FIFA. Ky është rezultat i amatorizmit tonë. Nuk ka më marrëveshje gojore e në besë, por me letra bëhen marrëveshjet klub-lojtar, pra me kontratë. E ki kontratën, e ndal lojtarin. S’e ki kontratën, s’ki çka ankohesh kur ta merr klubi tjetër”, thotë për “Zërin” Arsim Pelpolli.

“Po çuditem me këtë veprim të Partizanit e të FSHF-së. Ato nuk është dashur që për një lojtar çështjen ta çojnë aq larg deri te FIFA. Ne u kemi dhënë lojtarë në Kombëtare, në klube po ashtu, ka pasur raste kur edhe lojtarët me kontrata ua kemi dhënë pa dëmshpërblim. Njerëzit e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë njihemi shumë mirë dhe kemi mundur ta zgjidhim çështjen vetë, e jo me FIFA-n”, thekson Plepolli, i cili potencon se ky veprim i FSHF-së mund të kuptohet edhe si dëmtues i imazhit të Kosovës në FIFA, ku vendi ynë po mundohet të inkuadrohet.

Në anën tjetër, ish-sekretari i FFK-së, Blerim Vula, thotë se në këso raste të dyja federatat duhet të jenë më të kujdesshme në ruajtjen e raporteve të mira. “Raportet dhe bashkëpunimi i mirë në mes dy federatave ekziston. Unë kam qenë vetë sekretar i FFK-së dhe e njoh bashkëpunimin dhe raportin mes dy federatave. Mirëpo, ne në Kosovë jemi më tolerantë, edhe pse në fakt nuk duhet të jemi kaq shumë tolerantë, sepse dy vëllezër kur ndahen, nuk janë tolerantë por mundohen të ndahen sa më drejt”, thotë Vula për “Zërin”.

Kështu që, FSHF-ja unë konsideroj se është nxituar nga klubi i saj, Partizani. Federatat janë për t’i mbrojtur klubet e tyre, por konsideroj se FSHF-ja nuk guxon të bjerë pre e nxitimit të një klubi apo një lojtari për ta rrezikuar një raport dhe bashkëpunim të mirë çfarë e ka me Kosovën”, theksoi ai.

Si do t’i zgjidhin çështjet tjera Kosova dhe Shqipëria?!

Siç dihet, Kosova dhe Shqipëria i kanë të pazgjidhura disa çështje, për shkak se FFK-ja ende nuk është anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s. Për shembull, për Shqipërinë luajnë shumë futbollistë kosovarë, të cilët mund t’i kthehen Kosovës, pasi kjo e fundit të anëtarësohet në UEFA dhe FIFA. Po ashtu, FSHF-ja vazhdon t’i marrë të gjithë ata lojtarë që i pëlqejnë e që kanë prejardhje nga Kosova, ani pse FFK-ja është në procesin e ndërtimit të përfaqësueses së saj. FSHF-ja gjithnjë organizon edhe kampe në Kosovë, pa e pyetur askënd, në kërkim të talenteve. Edhe klubet e Shqipërisë vazhdimisht ua marrin lojtarët më të mirë klubeve kosovare, të cilat shpesh edhe i nevrikosin. Urojmë që në të ardhmen zgjidhja e gjërave të tilla të mos kërkohet në FIFA, shkruan “Zëri”.

Next Post

Kush ja "lypi" Xhesikës? Ja përgjigjia e "bosit" të saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In