• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Federata e opozitës, Mediu kundër Bardhit e Bashës: Bashkimi, pa kushte! S’më intereson fati politik i Berishës, Metës apo i Lulzimit

by Java News
12/01/2024 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazment Bardhi konfirmoi në Report TV se ka nisur bisedimet mes deputetëve të tij, atyre që mbështesin Berishën por dhe aleatëve, për një koalicion të gjerë opozitar. Por Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në “Studio Live” në Report Tv thotë se kjo ka qenë idea e tij dhe për këtë bashkim shtoi se është hedhur një platformë.

“A mund të profilizojmë një koalicion për zgjedhjet që ta brendojmë që tani si koalicion të mos presim se çdo ndodhë. Preokupimi im dhe i zotit Duka ka qenë si të krijojmë një forcë të unifikuar opozitare jo duke mos qenë ndryshe por duke qenë bashkë edhe duke mos qenë ndryshe. Kemi një situatë të rënduar në Ballkan ku deri tani orientimet tona të politikës së jashtme kanë lënë shumë për të dëshiruar”, tha Mediu.

“Bashkimin e opozitës s’ka pengese. Idea është hedhur platforma është prezantuar, po përpiqemi për një platformë më koncentrat. Kushdo që do e firmosë do të bëhet pjesë e kësaj lëvizje politike. Ka ardhur koha dhe arsyen pse. Është marrëdhënie që tenton të kalojë interesat thjeshtë të lidershipit të opozitës dhe në shërbim të interesave të shqiptarëve. Në këtë platformë është vendosur një marrëdhënie e ngushtë me diasporën.

Në 2017 u bë gafë në marrëveshjen Rama Basha u fshinë koalicionet dhe u la të kandidohej vetëm nën logon e PD. Në 2020 Rama ndryshoi kushtetutën dhe ligjet duke hequr koalicionet. Të porganizohemi të jetë një koalicion brendues. Nuk i referohem vetëm ideve por edhe praktikave. 2001 dhe 2005 është histori e organizimit elektoral Partia Demokratike eshte e vendosur në qëndrimin e saj, se nuk do të ketë asnjë bashkim me grupin e Rithemelimit dhe të Gazment Bardhit nëse këta të fundit nuk distancohen nga personat non grata. Ndërsa Fatmir Mediu nuk shprehet pro kushteve që Bardhi dhe Lulzim Basha kanë vënë për të realizuar një bashkim të mundshëm.

“Asnjë njeri nuk vendos vetë për asnjë tjetër. Ne do të bëjmë një format platformë që do e onsultojmë. Secili ta firmosë nëse është apo nuk është dakort. Fillon me ata që janë dakort”, tha Mediu.

Ish-ministri ka treguar edhe një episod mes tij dhe Lulzim Bashës në 2020 kur është larguar nga mbledhja, ndërsa nënvizoi se interesi i vetëm në krijimin e “federatës opozitare” është për të dhënë një alternativë për shqiptarët. Ndërkaq nënvizoi se nuk i intereson fati politik i asnjë prej liderëve opozitarë duke përmendur këtu Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Kur Rama kërkoi të ndryshojë kushtetutën në 2020, u mblodhëm në PD. Basha tha Fatmir do arrijmë te propozimi yt për të pasur lista të hapura. Do i themi Ramës po ndryshove kushtetutën ne do pranojmë  por të ndryshojnë listat e hapura. Më fal i thashë kush e ka propozuar këtë ose është idiot ose i poshtër. Se Rama mjaftonte ta kishte opozitën.

Kur Rama ndryshoi kushtetutën jemi mbledhur gjithë lidershipi i madh i opozitë në të cilën u bë një deklaratë gazetareske, për një ndryshim kushtetues dhe shkatërrim të procesit zgjedhor. I kërkova Bashës të mbajë qëndrim të prerë në raport me zgjedhjet sesi po cënohej kushtetuta. Kishte kolegë qe ne duhet ta frymëzojmë shoqërinë shqiptare nuk duhet ti bëjmë që të humbasin besimin. Unë pashë një situatë të papranueshme ndoshta dhe banale, jam çuar nga tryeza dhe kam dalë, thashë nuk mund të marr pjesë. Basha më kërkoi të kthehesha… I thashë nëse më kërkon që të mos kandidoj por më thuaj që PD fiton dhe moskandidimi i m vlen s’e  kam problem. Por të shkatërrohet Pd me këtë lloj mënyre dhe qëndrimesh s’ka kuptim.”

E thashë këtë episod vetëm për një fakt të thjeshtë. Sa mendjeshkurtër bëhemi ndonjëherë duke menduar se fitojmë. Pa ditur sesi fitohet në terren duke jetuar nëpër zyra dhe për mua nuk është më çështje personale. Mua s’më intereson më fati politik i Berishës Bashës, Metës Mediut… Sot është në lojë fati i Shqipërisë. Fati i Shqipërisë pa u kthyer intelektualët ajo pjesë rinore që kanë shkuar jashtë, ne nuk mund të bëhemi, ne po zhbëhemi si komb. Nuk merret pushteti duke thënë ik ti…”, deklaroi kreu i PR./m.j

Next Post
“E hëna ditë proteste”- Zbardhet mbledhja e Grupit të PD, Gazment Bardhi jep porositë: Përpjekje për bashkimin në një front të gjithë opozitës

“E hëna ditë proteste”- Zbardhet mbledhja e Grupit të PD, Gazment Bardhi jep porositë: Përpjekje për bashkimin në një front të gjithë opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare

Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare

July 8, 2026
Dhuna në protestë/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

Dhuna në protestë/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

July 8, 2026
Berisha akuzon Ramën: Bllokoi udhëtimin e Presidentit Begaj si kryetar i delegacionit shqiptar në Ankara

Berisha akuzon Ramën: Bllokoi udhëtimin e Presidentit Begaj si kryetar i delegacionit shqiptar në Ankara

July 8, 2026
Debate në Kuvend për Censin/ Gjobë fermerëve që gënjejnë, penalizim për këdo që gënjen ose refuzon ta plotësojë

Debate në Kuvend për Censin/ Gjobë fermerëve që gënjejnë, penalizim për këdo që gënjen ose refuzon ta plotësojë

July 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Kinse UÇK-ja te “Flamingot” dhe batërdia e simbolit në Kosovë

July 8, 2026
Nesër dita e 40-ë e protestës, organizatori degradon me deklaratat: Lutem t’i hamë hallvën Edi Ramës! Mbase hidhet nga tarraca

Nesër dita e 40-ë e protestës, organizatori degradon me deklaratat: Lutem t’i hamë hallvën Edi Ramës! Mbase hidhet nga tarraca

July 8, 2026
U rrëzua teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

U rrëzua teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

July 8, 2026
Dita e 39-ë e protestës, qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Dita e 39-ë e protestës, qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

July 8, 2026
Cili është vendi që nuk e ndryshoi orën këtë të dielë?

Groenlanda i përgjigjet Trump: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

July 8, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për ata që mendojnë se do të ndalojnë Samitin e NATO-s apo BE-së me protesta të dhunshme

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In