• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Federata e opozitës/ Çupi: Përdorin elektoratin e Berishës. Basha? Po përpiqet të fitojë kohë, por po dëmton PD

by Java News
01/04/2024 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi thotë se Sali Berisha do të tradhtohet edhe nga të tijët. Në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, thotë se federata e opozitës po përdor elektoratin e Berishës por jo këtë të fundit pasi e dinë se ai ka vdekur si politikan.

“Po e tërheq Berishën si karrem drejt vetes. Ai e di që nuk ka asgjë përfitim nga Berisha madje kanë edhe kosto të lartë por mendoj se duke përdorur thjesht për t’i marrë njerëzit që ka me vete. Përdorin elektoratin e Berishës por  e dinë që është i vdekur si politikan. Jam i sigurt që në një moment të caktuar, pjesa e Foltores do t’i thotë se nuk të njoh Berishës. Nuk do ta mbështesë për ta liruar nga burgu apo nga drejtësia por thjesht pretendon se është me të. Gabimi në thonjëza që bëri Basha është që u distancua nga Berisha herë pas here dhe ka mbetur pa njerëz. Jo vetëm për këtë arsye dhe ai pretendon se një ditë do të kthjellohen njerëzit dhe do kthehen. Basha që përfaqëson partinë legale pret kohën. Duket sikur vërtitet në pakuptim.“, tha Çupi.

Duke u ndalur te shtyrja e publikimit të listave për deputetë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, analisti tha se Basha po tenton që të fitojë kohë, por kjo sipas tij, po e dëmton më shumë Partinë Demokratike.

“Basha luan me vanitetin, me kotësinë por është tipik sepse nuk ka shumë skrupuj. I njëjti është Berisha, ka gënjyer gjithë kohës por duke bërtitur dhe kallur frikë. Berisha thotë jam malësor, i ndershëm dhe i pakorruptuar. Këto e mbulojnë gënjeshtrën, por Basha është vulnëerabël nuk bërtet dot dhe përsëritjen e gabimit nuk e quan për asgjë. Ai ka ikur nga parlamenti, ka djegur mandatet por tani e patë që përsëri bojkotoi. Nuk vajti në komisione, në detyrimet e tij parlamentare. Nëse do të bojkotojë prapë, do të thotë se fraza që do të shkojë në zgjedhje do të jetë e pavlerë. Koha që kërkon të fitojë Luli me këto gjëra po dëmton shumë PD zyrtare. Edhe pse disa duket që janë të fiksuar të qëndrojnë në parti, e gjitha dëshmon se Basha nuk ndryshon nga Berisha. Është njësoj, tenton të fitojë kohë nëse do të hapet një dritë jeshile për të.”, u shpreh analisti./m.j

Next Post
“Vajzës i gjeta krahët e prera”/ Pse emigroi drejt Amerikës? Julia zbulon arsyen e trishtë

“Vajzës i gjeta krahët e prera”/ Pse emigroi drejt Amerikës? Julia zbulon arsyen e trishtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

March 29, 2026
Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

March 29, 2026
Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In