• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FBI+ Policia e Shtetit, zv/ministri i Brendshëm: Goditja nis në 2018, dosjet gati!

by Java News
07/11/2017 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri kanë mbërritur ditën e sotme dy agjentë të FBI-së, Mark Newhouse dhe Jack Liao, të cilët do të ndihmojnë Task-Forcën për të luftuar grupet kriminale dhe asetet e tyre. Për të shpjeguar më tej rolin e tyre, dhe punën në terren që do të ndërmarrë Task Forca e ngritur, i ftuar në studion e Report Tv ishte zëvendës ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Sipas Lamallari përfshirja e ndërkombëtarëve ishte e nevojshme ndërsa thotë se më së shumti ndihma e dhënë do të jetë ajo e asistencës teknike, vendimmarrëse e këshilluese. Ai thekson gjithashtu se së shpejti do të vijë në vend edhe një eksperte britanike.

“Do jetë asistencë teknike, këshilluese e vendimmarrëse. Do jetë një luftë e intensifikuar edhe falë asistencës teknike të huaj jo vetëm të FBI. Shumë shpejtë do të mbërrijë edhe një eksperte britanike, me eksperiencë të konsoliduar në këtë drejtim, duke qenë koordinatore e skuadrës që janë marrë me grupet kriminale që kanë vepruar në rajonin e Ballkanit Perëndimorë, do vijë e do qëndrojë për shumë kohë në Shqipëri.”, tha Lamallari.

Ndërsa është ndalur tek deklarata e ambasadorit amerikan Donald Lu për “peshq të mëdhenj”, zv/ministri u shpreh se hetimet për skandale të tilla ka kohë që janë ndërmarrë, ndërsa shton se rezultate konkrete do të kemi në vitin 2018.

“Mund të them që aktualisht ka kohë që ka filluar të bëhet kjo punë. Janë identifikuar një sërë grupesh problematike. Në 2018 do kemi dhe rezultatet e para. Materialet janë gati, por pritet për tu pasuruar në vijimësi.”, u shpreh zv/ministri.

Lamallari ka shpjeguar edhe se cila do të jetë puna në terren e task Forcës, ku tha se: Në nivel rajonal do të jetë e shpërndarë  në 12 drejtoritë vendore të policisë. Misioni do të jetë grumbullimi i informacionit për grupet kriminale në këto lokalitete. Në rastet kur do të jetë e nevojshme do të koordinohet edhe çështja në qendër ku do të analizohet. Do të ketë dhe kanale komunikimi me ndërkombëtarë

Intervista:
Cila do të jetë puna në terren e kësaj Task Force speciale?

Për sa i përket punës Task Forca e cila do të përbëhet nga agjentë të krimeve te rënda nga policia e shtetit, por edhe ekspertë me njohuri të mira në aspektin financiarë  e doganorë. Ata do të mbledhin të gjithë informacionin e nevojshme do ta analizojnë  e përpunojnë dhe në konsulencën e ekspertëve ndërkombëtarë do të reagojnë mbi rastet konkrete.

Cili do të jetë roli i strukturave rajonale të kësaj Task Force?

Në nivel rajonal do të jetë e shpërndarë  në 12 drejtoritë vendore të policisë. Misioni do të jetë grumbullimi i informacionit për grupet kriminale në këto lokalitete. Në rastet kur do të jetë e nevojshme do të koordinohet edhe çështja në qendër ku do të analizohet. Do të ketë dhe kanale komunikimi me ndërkombëtarë

Flasim për rolin e FBI, çfarë roli do kenë këshillues vendimmarrës?

Do jetë asistencë teknike, këshilluese e vendimmarrëse. Do jetë një luftë e intensifikuar edhe falë asistencës teknike të huaj jo vetëm të FBI. Shumë shpejtë do të mbërrijë edhe një eksperte britanike, me eksperiencë të konsoliduar në këtë drejtim, duke qenë koordinatore e skuadrës që janë marrë me grupet kriminale që kanë vepruar në rajonin e Ballkanit Perëndimorë, do vijë e do qëndrojë për shumë kohë në Shqipëri

A i kemi të gjitha kapacitetet për të hetuar pasuritë e krimit?

Është hera e parë që një nismë e tillë vjen në Shqipëri, që konkludon në goditjen e krimit të organizuar. Reforma në drejtësi, vetingu që do të nisë shumë shpejt, operacioni Forca e ligjit, janë reforma të veçanta në llojin e tyre dhe adresojnë elementë të rëndësishëm në Shqipëri. Ajo çfarë ndodh me këtë plan veprimi është bashkërendimin e institucioneve për hir të një interesi të përbashkët.

Duke ju referuar Lu që foli për peshq të mëdhenj, po hetohet për këto skandale që mund të lindin nga janari?

Mund të them që aktualisht ka kohë që ka filluar të bëhet kjo punë. Janë identifikuar një sërë grupesh problematike. Në 2018 do kemi dhe rezultate para. Materialet janë gati, por pritet për tu pasuruar në vijimësi.

Deri tani jemi në deklarata politike, kjo Task Forcë kur do jetë konkret edhe me emra?

Shumë shpejtë. Ata që do të jenë pjesë e kësaj Task Force duhet të jenë shumë të mirë trajnuar.

S kohë do të zgjasë kjo?

Kjo nuk duhet kuptuar si aksion, por një reformë  e madhe, një ndërveprim i institucioneve të rëndësishme. Është e padrejtë që barra ti bjeri vetëm policisë, tashmë do të ketë një bashkë rendim të të gjithë instituçioneve.

ma.me

Next Post
Projekti për Shqipërinë, ambasadori Lu: Do ta çlirojmë Europën nga varësia e gazit rus

Fajin na e paska Donald Lu!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In