• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FBI heton/ Facebook thotë se ka fshirë llogari të rreme në Rusi, Pakistan dhe ShBA

by Java News
02/09/2020 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania Facebook tha se ka fshirë tre rrjete të llogarive të rreme në Rusi, Pakistan dhe Shtetet e Bashkuara. Gjiganti amerikan i mediave sociale tha më 1 shtator se ka fshirë “një rrjet të vogël” në Rusi i përbërë nga 13 llogari në Facebook, të personave që kanë qenë më parë të lidhur me Agjencinë e Kërkimit në Internetit (IRA).

Këshilltari i Posaçëm i SHBA-së, Robert Mueller, pas një hetimi rreth dy vjeçar, tha se IRA u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016 përmes përdorimit të llogarive të rreme të mediave sociale. Facebook tha se filloi hetimin e tij ndaj rrjetit rus, pas një informacioni për aktivitetin e anëtarëve të tij nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

Rrjeti u përqendrua kryesisht në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Algjeri, Egjipt dhe vendet e tjera anglishtfolëse në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. IRA është në pronësi të një personi që ka lidhje me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, i cili financon gjithashtu aktivitete ruse në Libi dhe Siri. Dy burra të lidhur me këtë agjenci, u arrestuan në Libi vitin e kaluar. Sipas raportimeve, ata po bënin përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e këtij vendi. Facebook tha se rrjeti i lidhur me IRA-n krijoi faqe që pretendonin të ishin agjenci lajmesh, për t’u dukur më legjitime, por tha se operacioni i ndikimit të tyre nuk fitoi shumë mbështetje.

Facebook nuk dha ndonjë detaj rreth asaj se çfarë po postonin llogaritë e lidhura me IRA-n, dhe nëse ato kishin të bënin me zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA. Zyrtarët amerikanë kanë thënë vazhdimisht se Rusia po bën përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020 përmes fushatave në internet. Rrjeti i Pakistanit ishte shumë më i madh, i përbërë nga 453 llogari në Facebook, 103 faqe, 78 grupe dhe 107 llogari në Instagram. Llogaritë dhe faqet janë operuar nga Pakistani dhe janë përqendruar në Pakistan dhe Indi, tha Facebook, pa dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë, rrjeti amerikan i lidhur me “CLS Strategies”, një firmë komunikimi strategjik me qendër në Uashington, përbëhej nga 55 llogari në Facebook, 42 faqe dhe 36 llogari në Instagram. “Ky rrjet u përqendrua kryesisht në Venezuelë dhe gjithashtu në Meksikë dhe Bolivi”, tha Facebook.

g.kosovari

Next Post
“Nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo VIDEO e monumentit ku shoh duart e tim eti”/ Rama uron 100-vjetorin e Luftës së Vlorës

"Nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo VIDEO e monumentit ku shoh duart e tim eti"/ Rama uron 100-vjetorin e Luftës së Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

November 9, 2026
“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In