• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“FBI është këtu, mbështesim SPAK”/ Tod Robinson: Do të vazhdojmë me të tjerë ‘non grata’

by Java News
20/03/2024 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndihmës Sekretari amerikan, Tod Robinson në një intervistë për Top Channel tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet DEA-s dhe FBI-së po ndihmojnë SPAK në kapjen e të korruptuarve.

Në një intervistë dhënë gazetares së Top Channel, Anila Hoxha ai thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përdorin të gjitha mjetet si shpallja ‘non grata’ dhe sanksionet e vizave për t’u siguruar që zyrtarë të rëndësishëm, zyrtarë të nivelit të lartë, zyrtarë të lartë të qeverisë, ta kuptojnë që për akte korruptive ka një çmim që duhet paguar.

Anila Hoxha: Cili është mesazhi që iu dhatë prokurorëve të posaçëm anti-korrupsion dhe që insistoni ta përsërisni sërisht?

Todd D. Robinson Ndihmës-sekretar i shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin: Dhamë një numër mesazhesh. Së pari, që ata (SPAK) po bëjnë një punë fantastike dhe jo vetëm SPAK, por të gjitha agjencitë e pavarura të drejtësisë po bëjnë punë fantastike, një punë fantastike që shqiptarët e zakonshëm nuk e shihnin kur isha unë këtu, për shembull, në vitet 2004-2006. Ky ishte mesazhi i parë; i dyti – Qeveria e Shteteve të Bashkuara është këtu për t’i ndihmuar me punën e tyre. Ajo që iu thashë ishte, burimet janë të kufizuara kudo në botë. Por një nga vendet ku nuk e kemi problem të shpenzojmë burimet tona është këtu në Shqipëri, për shkak të punës së shkëlqyer që këto institucione po bëjnë. Dhe mesazhi i fundit është se qëllimi ynë është të vazhdojmë të ndihmojmë – kemi një ekip të shkëlqyer këtu. DEA është këtu. Departamenti i Drejtësisë është këtu. FBI është këtu. Po bëjmë punë të madhe me sistemin e burgjeve. Dhe synojmë ta vazhdojmë atë punë sepse është e rëndësishme për marrëdhënien Shtetet e Bashkuara – Shqipëri. Por më shumë sepse është rëndësishme që shqiptarët e zakonshëm ta shohin të bëhet kjo punë dhe të shohin që po mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar.

Anila Hoxha: Ju qëndruat në një takim me Kryeprokurorin e SPAK dhe – për t’iu kthyer sërish njoftimeve nga Ambasada për takimet me njerëzit e drejtësisë – kuptova që mesazhi juaj kryesor ose kishit përçuar një mesazh për kurajo dhe guxim tek njerëzit e drejtësisë që hetojnë dhe shpallin vendime. Mund të ndani me ne disa nga këshillat ose mesazhet që iu dhatë prokurorëve të posaçëm të SPAK gjatë këtyre takimeve?

Todd D. Robinson Ndihmës-sekretar i shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin: Siç e thashë më parë, ne duam që ata ta dinë se kanë mbështetjen tonë. Ne i kuptojmë nevojat e tyre dhe atë që ata duam të marrin nga bashkëpunimi me ne. Ne duam që ata të kuptojnë se ne e dimë që nuk është e lehtë dhe ka ende shumë punë për të bërë. Por, si përfundim, mesazhi është: nëse ata kanë vullnetin të bëjnë punën e vështirë, ne jemi këtu për t’i ndihmuar. Dhe nuk është vetëm SPAK-u, janë të gjitha agjencitë e pavarura. Është sistemi gjyqësor. Është sistemi i burgjeve. E dini, ne duam të punojmë me ministritë, duam të punojmë me ekzekutivin. Ne nuk duam të përjashtojmë askënd. Ne duam të jemi në një marrëdhënie gjithëpërfshirëse në mënyrë që kushdo, nga qytetarët e zakonshëm që përmende me parë, e deri te ministritë dhe institucionet e pavarura, institucionet e drejtësisë, ne duam që të gjithë të punojnë së bashku tani dhe drejt së ardhmes. Ne mendojmë se, e dini, ne duam të falënderojmë këto institucione për punën e tyre në të shkuarën, atë që po bëjnë tani, por më me rëndësi, atë që do të bëjnë në të ardhmen, për ta bërë Shqipërinë një partner më të mirë, për ta bërë Europën një partner më të mirë, dhe si përfundim, për ta bërë aleancën tonë globale më të fortë kundër këtyre kriminelëve të organizuar ndërkombëtarë.

Anila Hoxha: Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit kanë shpallur non-grata njerëz të politikës dhe njerëz të biznesit. A do të vazhdoni ta bëni këtë gjë dhe a është kjo një masë e efektshme?

Todd D. Robinson Ndihmës-sekretar i shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin: Do të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion për t’iu vënë pas aktorëve të korruptuar dhe për të ndihmuar institucionet shqiptare që t’i vihen pas aktorëve të korruptuar. Kemi një numër mjetesh dhe shpalljet non-grata dhe sanksionet e vizave janë mes tyre, dhe ne do të vazhdojmë t’i përdorim ato sepse janë mënyra të efektshme për t’u siguruar që ata zyrtarë të rëndësishëm, zyrtarë të nivelit të lartë, zyrtarë të lartë të qeverisë ta kuptojnë që për akte korruptive ka një çmim që duhet paguar dhe të gjitha mjetet që ne kemi në dispozicion do të vihen në punë kundër atyre aktorëve të korruptuar.

 

/f.s

Next Post
“Travel Weekly”: Shqipëria mes destinacioneve më të vlerësuara nga ekspertët e “Cyplon Holidays”

Shqipëria më keq se Rusia, Finlanda më e lumtura në botë, Kosova në vendin e 29

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

September 17, 2026
VIDEO / Redi Muçi ironizon deputetët e shumicës, Zegjine Çaushi: O psikopat…

VIDEO / Redi Muçi ironizon deputetët e shumicës, Zegjine Çaushi: O psikopat…

September 17, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

GJKKO nuk tërhiqet nga “Rregullorja e re”, i kthen përgjigje Dhomës së Avokatisë për telefonat në gjyqe: Masë rendi dhe sigurie, zbatohet për të gjithë!

September 17, 2026
FOTO/ Tensione para Ministrisë së Brendshme, protestuesit hedhin letra higjienike në drejtim të Policisë, shkulet dhe gardhi! Një i shoqëruar

FOTO/ Tensione para Ministrisë së Brendshme, protestuesit hedhin letra higjienike në drejtim të Policisë, shkulet dhe gardhi! Një i shoqëruar

September 17, 2026
LIVE/ “Na thonë mos e votoni deklaratën e Kosovës!”- Balla-Opozitës: Lërini folklorizmat, sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë!

LIVE/ “Na thonë mos e votoni deklaratën e Kosovës!”- Balla-Opozitës: Lërini folklorizmat, sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë!

September 17, 2026
Kontrolle të befasishme në Burgun e Peqinit dhe Fierit, sekuestrohen dy celularë! Procedohen 8 persona, mes tyre edhe efektivë

Kontrolle të befasishme në Burgun e Peqinit dhe Fierit, sekuestrohen dy celularë! Procedohen 8 persona, mes tyre edhe efektivë

September 17, 2026
Tabaku në Kuvend: Tërhiqeni ligjin për magjistratët, është shkelur procedura parlamentare! Gjyqtarët dy muaj pa paga

Tabaku në Kuvend: Tërhiqeni ligjin për magjistratët, është shkelur procedura parlamentare! Gjyqtarët dy muaj pa paga

September 17, 2026
Ballkani nën kërcënimin e Serbisë? Paralajmëron ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Clarck: Ka vende të tjera që përfitojnë! Rusia rrezik

Ballkani nën kërcënimin e Serbisë? Paralajmëron ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Clarck: Ka vende të tjera që përfitojnë! Rusia rrezik

September 17, 2026
Balla ironizon Shehajn: Ta shtyjmë deklaratën e përbashkët për Hagën, se mungon Agroni?! Kapri: Lotë krokodili për Kosovën

Balla ironizon Shehajn: Ta shtyjmë deklaratën e përbashkët për Hagën, se mungon Agroni?! Kapri: Lotë krokodili për Kosovën

September 17, 2026
DEBATI për pagat e magjistratëve në Kuvend, Bardhi: Rrezikojmë të shkelim Kushtetutën, e përdorni sipas dëshirës! Balla: Hipokrizi!

DEBATI për pagat e magjistratëve në Kuvend, Bardhi: Rrezikojmë të shkelim Kushtetutën, e përdorni sipas dëshirës! Balla: Hipokrizi!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com