Bashkëpunëtori dhe ish këshilltari i fushatës elektorale të Donald Trump, Roger Stone është arrestuar nga FBI në Florida, njoftoi të premten zyra e këshilltarit special.
Mbi të rëndojnë 7 akuza, ku përfshihen veprime që pengojnë procedimin zyrtar, pesë akuza për deklarim të rremë dhe një akuzë për manipulim të dëshmitarëve.
Këshilltari i posaçëm Robert Mueller po heton ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 të SHBA dhe çdo lidhje me fushatën Trump.
Bashkepunetori i Trump u arrestua pas një padie të ngitur nga një juri federale më 24 janar në Washington DC.
Presidenti Trump mohon se ai apo stafi i tij i fushatës punoi me Rusinë për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA dhe e ka quajtur hetimin e Mueller “një gjueti shtrigash”.
Deri tani, Muller ka ngritur akuza ndaj dhjetera rusëve si edhe disa njerëzve të lidhur drejtpërdrejt me Donald Trump, përfshirë ish-këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare dhe ish-kryetarin e fushatës së tij zgjedhore.
a.cupaj
https://www.youtube.com/watch?v=EnDOv5M2k2Q










