Kryeministri i vendit Edi Rama ishte në Maliq ku zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët. Ai prezantoi reformat në bujqësi ndërsa u deklaroi se tashmë fermerët mund të marrin kredi pa garanci. “Garantori do të jetë shteti “, tha kryeministri mes të tjerash.
“I dedikuam ‘rilindjes në fshat’ paketën më të madhe që një qeveri shqiptare ka vënë në dispozicion të ujitjes”, u shpreh kreu i qeverisë. Eskllavatori i fundit që ka ardhur në Shqipëri është i vitit 2005.
Imagjinoni që flota e bujqësisë kishte ka ende mjete të viteve 70të. Akoma dhurata dashurie të Kinës”. Tha ai duke kritikuar qeverinë e mëparshme demokrate.
Ndëkrohë kryeminsitri nuk kurseu as batuatat. Duke folur për mundësinë e ndërthurjes së turizmit dhe bujqësisë për më shumë përfitime, ai rikujtoi me ironi ndaj paraardhësit e tij në qeveri zhdukjen e shpendëve të rralla.
“Po flisnim me Gëzimin që parë për Pyllin e Fazanëve, është një aset i jashtëzakonshëm i zonës, sigurisht që fazanët dhe kaprojtë i hëngri Saliu, po është koha… koha e Saliu me një fjalë, siç tmerruan edhe atë… si quhet ai… pelikani në Karavasta… pelikani kaçurrel. Iku se i’u BË nervi kaçurrel nga Saliu, u shpreh Rama./a.m.