• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Favorizohen Rama e Basha”/ Lesi: Ditë të vështira për Berishën dhe opozitën, tani s’vijnë dot më në pushtet kurrë

by Java News
22/07/2022 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikoll Lesi shkruan në gazetën e tij, se pas vendimit të Britanisë së Madhe, Sali Berishën dhe PD-në e presin ditë të vështira.

Ne nje artikull me titull “Ditë të vështira për Opozitën pas vendimit britanik”, Lesi shkruan se kjo situate favorizon Edi Ramen por dhe Lulzim Bashen, i cili per shkak te presionit amerikano-britanik mund te marre vulen e PD ne gjykate.

Shkrimi i Lesit:

Sot u njoftua nga vetë Sali Berisha se edhe Britania e Madhe e ka shpallur person “nongrata”.  Bile kjo e Britanisë se Madhe ishte edhe më e rëndë sepse e akuzonin edhe si të lidhur me grupe të rrezikshme kriminale që cenojnë sigurinë e Britanisë, por edhe të Shqipërisë.

Me poshtë mund të lexoni se çfarë shkruan saktësisht sot “Zëri i Amerikës”:

Ish-Presidenti Sali Berisha u shpall sot non grata nga Britania e Madhe për lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe pasurim përmes korrupsionit për vete dhe rrethit të njerëzve pranë tij.

Në letrën zyrtare nga Londra drejtuar zotit Berisha theksohet se ai mban lidhje me kriminelë që paraqesin rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Mbretërinë Bashkuar, të cilat ai është i gatshëm t’i përdorë për të arritur ambicjet e veta politike.

Përmbajtjen e njoftimit e bëri publike vetë zoti Berisha, i cili i hodhi poshtë këto akuzua si “vazhdim i shpifjeve dhe gënjeshtrave” të sponsorizuara nga Edi Rama dhe “lobimit korruptiv” të tij dhe George Soros.

“Kjo synon kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë, së cilës i rripet çdo pasuri, e nga e cila shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Kjo synon mbajtjen në pushtet të një qeverie, më e korruptuara në Europë” – tha zoti Berisha.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi në maj të vitit të kaluar ndalimin e hyrjes në territorin e Shteteve të Bashkuara, për ish kryeministrin Sali Berisha e familjen e tij, për shkak të “akteve të rënda të korrupsionit” dhe “minimit të demokracisë”.

Pra këtë njofton VOA.

Nisur nga ky vendim i Britanisë së Madhe duken kohë jo të të mira për BERISHËN dhe PD.

Mundet që edhe gjykata e Apelit në Tiranë nën këtë presion anglo-amerikan të japë vendim për t’ia dhënë siglën e PD-së, grupit të Bashës.

Por edhe nëse ia lënë Saliut e ardhmja e opozitës do të jetë me re të zeza dhe nuk e shikon dot pushtetin.

Natyrisht që kjo favorizon Edi Ramën.

Opozita duket shumë larg pushtetit pas këtij vendimi britanik.

Next Post
Kadilli do të kandidojë për Tiranën në “Lokalet 2023”: Një projekt 100% i ndryshëm nga ai Rama-Veliaj

Kadilli do të kandidojë për Tiranën në “Lokalet 2023”: Një projekt 100% i ndryshëm nga ai Rama-Veliaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

October 23, 2026
50 mln euro, “Iris” e Claude Monet bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur në ankand në Francë

50 mln euro, “Iris” e Claude Monet bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur në ankand në Francë

October 23, 2026
“Berisha është koka e terrorit në vend, ka urdhëruar vrasje personalitetesh”- Çupi: Sulmi i tentuar me dronë na vendosi në të njëjtën situatë me Ukrainën

“Berisha është koka e terrorit në vend, ka urdhëruar vrasje personalitetesh”- Çupi: Sulmi i tentuar me dronë na vendosi në të njëjtën situatë me Ukrainën

October 23, 2026
Protestat pezullojnë edhe shfaqjet artistike në kryeqytet! Nga Teatri i Kukullave te Opera, ndryshon edhe kalendari artistik

Protestat pezullojnë edhe shfaqjet artistike në kryeqytet! Nga Teatri i Kukullave te Opera, ndryshon edhe kalendari artistik

October 23, 2026
Stuhia Austen shkakton ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në trafik në Francë dhe Britani

Stuhia Austen shkakton ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në trafik në Francë dhe Britani

October 23, 2026
Studimi i ri/ Vaksina e personalizuar kundër kancerit e ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

Studimi i ri/ Vaksina e personalizuar kundër kancerit e ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

October 23, 2026
Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë

Macron: Ekstremistët e Antifa po djegin Francën! Radikalët e majtë pas dhunës në protesta!

October 23, 2026
Masat e rrepta të sigurisë “mbërthejnë” Italinë, dronë dhe mijëra forca policie për protestën e së shtunës

Masat e rrepta të sigurisë “mbërthejnë” Italinë, dronë dhe mijëra forca policie për protestën e së shtunës

October 23, 2026
Zëra mediatikë me petka politike

“Pardesyja” e intelektualit nuk i shkon çdo karnavali publik

October 23, 2026
“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In