• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fauci për COVID në SHBA: Mund ta vëmë nën kontroll deri në pranverë të 2022, nëse shtohen vaksinimet

by Java News
25/08/2021 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara mund ta vendosin COVID-19 nën kontroll deri në fillim të vitit të ardhshëm nëse rritet ritmi i vaksinimit, tha Dr, Anthony Fauci, pasi kompania Pfizer mori miratimin e plotë të FDA-së për vaksinën e saj.

Dr. Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, tha në disa intervista dhe një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se miratimi i plotë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për vaksinën Pfizer-BioNTech hap rrugën për vaksinimin e më shumë njerëzve. Miratimi i plotë për vaksinën Moderna pritet në javët e ardhshme dhe autorizimi i vaksinimit për fëmijët më të vegjël deri në vjeshtë.

“Do të doja t’u bëja thirrje atyre që nuk janë të vaksinuar të kuptojnë se ne kemi aftësinë, ta shkurtojmë kohën e fundit të kësaj pandemie,” tha Dr. Fauci, kreu të Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, në një konference për shtyp të martën. Mendoj se është e arsyeshme të parashikosh” se Pfizer ose Moderna do të marrin miratimin nga FDA për të vaksinuar fëmijët nën 12 vjeç para sezonit të ardhshëm të festave. Shpresojmë nga mesi i vjeshtës dhe fillimi i dimrit”, tha ai

Gjatë konferencës për shtyp të së martës, zyrtarët amerikanë gjithashtu u bënë thirrje punëdhënësve privatë dhe qeverive shtetërore dhe vendore që të kërkojnë që personeli të vaksinohet në një përpjekje për të rritur normat e vaksinimit.

“Ka ardhur koha” që punëdhënësit amerikanë të fillojnë mandatimin e vaksinimeve, tha koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID, Jeffrey Zients, duke u bërë jehonë komenteve të Presidentit Joe Biden të hënën.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë po përgatitet të sigurojë dozat e treta përforcuese duke filluar nga mesi i shtatorit për amerikanët që u vaksinuan më shumë se tetë muaj më parë.

Dr. Fauci tha gjithashtu se ofruesit e kujdesit shëndetësor gjithashtu duhet të përdorin më shumë trajtimet me antitrupa për COVID-19, përfshirë ato nga Eli Lilly & Co, Regeneron Pharmaceuticals dhe GlaxoSmithKline Plc/Vir Biotechnology Inc. Trajtime të tilla mund të ulin shtrimet në spital dhe vdekjet deri në 85% nëse përdoren herët tek njerëzit e infektuar, tha ai.

Shtetet e Bashkuara po luftojnë me një valë tjetër rastesh për shkak të variantit shumë ngjitës Delta. Edhe shtrimet në spital dhe vdekjet po rriten, veçanërisht në Florida, Misisipi, Luiziana, Teksas dhe pjesë të tjera të jugut të SHBA-së.

Numri mesatar i vdekjeve nga COVID-19 është rritur me 23% gjatë shtatë ditëve të fundit, tha të martën Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shtetet e Bashkuara kanë tani mesatarisht 1,000 vdekje nga COVID dhe mbi 150,000 raste të reja, sipas një njoftimi të Reuters.

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë vënë në dukje gjithashtu se edhe numri i vaksinimeve është rritur javët e fundit dhe shpresojnë se miratimi përfundimtar i vaksinës Pfizer nga FDA të nxisë më shumë njerëz që të vaksinohen./ VOA

g.kosovari

Next Post
Mori vilë me qira dhe e mbolli me kanabis, si u zbulua shqiptari në Britani/ Mashtroi agjentët e pasurive duke…

U kap në ‘shpi bari’/ Dënohet 36-vjeçari shqiptar në Angli, dëshmia: Bëja një jetë të tmerrshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

February 6, 2026
Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

February 6, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve, von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë

February 6, 2026
Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

February 6, 2026
Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

February 6, 2026
50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Eksperti i qarkullimit rrugor: Duhet VKM specifike për mënyrën se si duhet të përdoren monopatinat

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Reforma: Teritoriale versus strukturore

Reforma: Teritoriale versus strukturore

February 6, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

February 6, 2026
Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In