• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faturat/ Veliaj: Bashkia e Kavajës i pagoi 122 mln lekë inceneratorit të Tiranës. Vajtët bëtë pagesën me rroba banjo…!

by Java News
15/09/2023 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak faturat e pagesave që Bashkia e Kavajës ka bërë për inceneratorin e Tiranës, duke paguar për shërbimin e mbetjeve. Veliaj tha se Bashkia e Kavajës, e cila drejtohet nga opozita, ka paguar 122 milionë lekë në 22 gusht.

“Bashkia e Kavajës, në 22 gusht, e ka paguar inceneratorin 122 milionë lekë. Bashkia e Kavajës që e drejtojnë këta. Këta thonë: Në Kavajë do ta bëjmë pastrimin. Janë ca hipokritë që flasin gjithë ditën dhe kanë vajtur të parët të paguajnë lekët atje, sepse Kavajën nuk duan ta lënë pis, kurse Tiranën duan ta lënë pis, ngaqë e kuptojnë se pis e lanë. Këta janë ca hipokritë dhe është turp që çuna të rinj i japin fytyrën Saliut, që goca të reja i japin fytyrën Ilir Metës, sepse në të vetmen bashki të vogël që drejtojnë, në 22 gusht, në mes të pushimeve, vajtën e i paguan ‘xhixhat’. Këta e kuptojnë që nuk ka gjë pa lekë dhe vajtën në mes të verës, paguan 122 milionë lekë. Sepse edhe kur e menaxhon shteti, ka kosto”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se sot Tirana është qyteti më i pastër, ndërsa i cilësoi akuzat e këshilltarëve të djathtë hipokrizi. “Bashkia e Tiranës është sot më e pastër se zhuli që latë ju, është pa atë renë veshtullore që prodhuat ju, është pa ata njerëzit që turreshin për të marrë plehra. Është sot qyteti më i pastër në Ballkan.

Vajtët latë pushimet dhe paguat inceneratorin e landfillin për Kavajën, që e drejtoni vetë dhe ndërkohë thoni: “Bëni si them unë, por jo si bëj unë”! Tirana do të vazhdojë të jetë qyteti më i pastër në Ballkan dhe pikërisht se ju e bëni pis, s’keni për të fituar kurrë! E kuptoj që ju ra si bombë kjo e Kavajës, por na tregoni shembullin që t’ju ndjekim.

Shembulli që bëtë është që vajtët me rroba banjo të paguani. Siç vajtët me tanga, me reçipeta, me rroba banjo, më 22 gusht ta paguani, tani ne që jemi të veshur me kostum do shkojmë ta paguajmë, sepse nuk mund ta lëmë dot Tiranën në dorë të zhulsave”, theksoi më tej Veliaj./m.j

Next Post
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Sali Berisha i shqetësuar për fëmijët, por është tepër vonë dhe faji është i tij!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, “FBI” greke zbarkon në ishullin e Kretës

Në kërkim për vrasjen e para 20 viteve në Tiranë, prangoset në Athinë 48-vjeçari

August 14, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha flet për ‘shtator të zjarrtë’, zyrtari i PD: Politika kërkon moral…

August 14, 2026
“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

August 14, 2026

Zjarret që mund të na djegin të gjithëve

August 14, 2026
Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

August 14, 2026
Miliona për klubet shqiptare, Europa “mbush” arkat e Dinamos dhe Egnatias

Miliona për klubet shqiptare, Europa “mbush” arkat e Dinamos dhe Egnatias

August 14, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Rritet numri i makinave të regjistruara! Mbi 58 mijë në 7 muaj, shtohen ato elektrike

August 14, 2026
Alarm për energjinë në Europë, thatësira godet centralet bërthamore, Danubi në nivel rekord

Alarm për energjinë në Europë, thatësira godet centralet bërthamore, Danubi në nivel rekord

August 14, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti u bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin

August 14, 2026
Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit

Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com