• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FATURAT TATIMORE/ Biznesi i Vogël afat deri më 10 shkurt për vetëkorrigjimet

by Java News
07/02/2017 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afati për vetëkorrigjimin e deklaratave të totalit të blerjeve dhe shitjeve për sipërmarrësit e kategorive Biznes i Vogël me dhe pa TVSH, përfundon ditën e premte, 10 shkurt 2017. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka tërhequr vëmendjen biznesit të vogël që të përmbushë detyrimin brenda këtij afati, në të kundërt do të vazhdohet me kontrollet për vlerësim.

“Administrata tatimore fton sipërmarrësit e kësaj kategorie, për të cilët janë vënë re parregullsi, të korrigjojnë brenda këtij afati pasaktësitë përpara vlerësimit nga ana e administratës tatimore. Të gjithë tatimpaguesit e kësaj kategorie janë njoftuar më herët përmes sistemit individual e-filing, si dhe në faqen zyrtare www.tatime.gov.al. DPT është e gatshme t’ju asistojë në këtë proces.”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.

Administrata Tatimore sqaron të gjitha hapat që duhet të ndiqen për të korrigjuar pasaktësitë përpara vlerësimit të tyre.

“Mbështetur në nenin 16, të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar, ju jeni të detyruar që brenda datës 10 shkurt 2017 të dorëzoni formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, për periudhën tatimore të lidhur me vitin kalendarik 2016. Në këtë formular, nga ana juaj, duhet të paraqiten hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.

Tatimpagues që keni përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për biznesin e vogël,

Ju jeni të detyruar të deklaroni elektronikisht pranë administratës tatimore:

1.Librin e shitjeve dhe librin e blerjeve, brenda datës 10 të çdo muaji, që pason periudhën tatimore që deklarohet.

2.Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, brenda datës 10 shkurt 2017.

Administrata tatimore bën të ditur se çdo e dhënë e deklaruar nga:

-ana e biznesit
-nga furnitorët
-nga klientët

është në verifikim konstant.

Nga të dhënat e nxjerra në sistemin elektronik të tatimeve, ka rezultuar që ka tatimpagues, që nuk kanë qenë korrektë në deklarimet e tyre periodike mujore, lidhur me të dhënat për blerjet, pra nga furnitorët e tyre por edhe të shitjeve.

Me qëllim që ndaj jush, në rastin e konstatimit të parregullsive, të mos zbatohen dënimet administrative që parashikon ligji nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ju bëhet me dije që keni mundësinë e vetme që:

Formularët e Deklarimit dhe Pagesës së TVSH-së, të deklaruar parregullsisht, të mund t’i deklaroni të ndryshuar, në të drejtën që ju jep neni nr. 67 i ligjit, nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, brenda datës 10 shkurt 2017.
Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, të cilin ju detyroheni ta dorëzoni brenda datës 10 shkurt 2017, ta plotësoni mbi baza të plota rregullshmërie, për të gjithë transaksionet tuaja faktike të blerjeve dhe të shitjeve, që keni kryer gjatë vitit ushtrimor kalendarik 2016.
Në rast se pas verifikimit nga administrata tatimore, deklarata/t dërguar nga ana juaj, konstatohen të parregullta, ndaj jush do të zbatohen dënimet administrative që parashikon ligji nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Tatimpagues që keni përgjegjësinë tatimore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për biznesin e vogël,

Ju jeni të detyruar të deklaroni elektronikisht pranë administratës tatimore:

Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, brenda datës 10 shkurt 2017. Administrata tatimore, ju bën me dije që çdo e dhënë:

-e deklaruar nga ana juaj,
-nga furnitorët tuaj,
-nga klientët tuaj
është në verifikim konstant.

Me qëllim që ndaj jush, në rastin e konstatimit të parregullsive, të mos zbatohen dënimet administrative që parashikon ligji nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije që ju keni mundësinë e vetme që: Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat e Biznesit të Vogël, të cilin ju detyroheni ta dorëzoni brenda datës 10 shkurt 2017, duhet që ta plotësoni, mbi baza të plota rregullshmërie, për të gjithë transaksionet tuaja faktike të blerjeve dhe të shitjeve, që keni kryer gjatë vitit ushtrimor kalendarik 2016″, thuhet në sqarimin që bën Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Monitor

ma.me

Next Post
Të kacaviresh nëpër pasqyra

Mërzia elektorale e Ilir Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e Hormuzit dhe lufta në Iran thellojnë panikun, nafta i drejtohet pragut të 100 dollarëve për fuçi

Kriza e Hormuzit dhe lufta në Iran thellojnë panikun, nafta i drejtohet pragut të 100 dollarëve për fuçi

March 9, 2026
Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In