• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Faturat për Rrugën e Kombit dhe Tiranë-Elbasan u “frynë” me 682 mln $ më shumë

by A R
18/09/2018 07:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtimi i veprave publike në Shqipëri është një histori e mbushur me tejkalime kostosh dhe fatura të fryra në kurriz të taksapaguesve.

Top Channel publikon bilancet e dy investimeve më të mëdha publike në infrastrukturë, Rrugës së Kombit dhe asaj Tiranë-Elbasan, sipas të dhënave zyrtare nga vetë Ministria e Infrastrukturës. Të dhënat tregojnë se në të dyja veprat, kostoja është tejkaluar frikshëm në raport me vlerat fillestare të kontratave, duke i marrë taksapaguesve shqiptarë qindra milionë dollarë shtesë.

Më konkretisht, autostrada Durrës-Kukës-Morinë, një segment 124.2 kilometër i gjatë, kishte si kosto fillestare në kontratë vlerën 819.7 milionë dollarë amerikanë. Por, fatura finale e rrugës rezultoi 66.3% më e lartë ose plot 1 miliardë e 363 milionë dollarë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me rrugën Tiranë-Elbasan, veprën e dytë publike më të madhe në vend. Fillimisht, tenderi për këtë aks u fitua nga kompania greke “Aktor”, me një vlerë totale 312.5 milionë dollarë. Por, deri më tani, fatura e rrugës ka arritur në rreth 450 milionë dollarë, ose 44% më shumë nga vlera e tenderuar.

Pra, vetëm për dy rrugët më të mëdha të vendit, fatura që kanë paguar qytetarët është fryrë me 682 milionë dollarë mbi kostot e kontratave. Kjo shifër është gati sa buxheti që Shqipëria i jep sistemit shëndetësor, jo për një, por për dy vite bashkë.

Fryrja e kostove nuk është fenomen vetëm i projekteve të mëdha. Në Shqipëri ajo ndodh rëndom edhe në kontratat më të vogla, ku qytetarët shqiptarë paguajnë qindra milionë dollarë shtesë për projektet dhe kontratat e hartuara keq, mungesën e mbikqyrjes si dhe korrupsionin e zyrtarëve./a.m.

Next Post
Erdogan telefonon Putin dhe kërkon paqe në Siri: Të zgjidhet kriza!

Turqi-Rusi bien dakord për një zonë të demilitarizuar në Idlib, shmanget katastrofa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 12 nëntor 2026, Peshorja kryeson renditjen, Dashi në vendin e dytë, Binjakët të tretët

November 12, 2026
“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

November 12, 2026
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

November 12, 2026
Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

November 12, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Emigracioni i parregullt në rënie në BE, por shtohen kalimet në itinerarin Shqipëri-Greqi

November 12, 2026
Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

November 12, 2026
Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In