• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faturat e ujit, UKT: Është sabotim, ka ndërhyrje nga jashtë sistemit

by Aalison Pearse Stevens
22/02/2016 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës ka reaguar sot në lidhje me problemin e mbifaturimit, që ngriti në protestë edhe banorët e Kombinatit, ndërsa të shumtë janë ata që ankohen edhe në zona të tjera.

UKT në reagimin e saj sqaron se ka ndjekur problemin e mbifaturimit në disa zona, duke konstatuar se ka pasur probleme në zonën e Kombinatit dhe Rrugën e Kavajës.

“Problemet janë evidentuar pas printimit. Nga mbifaturimet janë prekur gjithsej 1020 klientë. Sasia e ujit të mbifaturuar është 36980 metër kub ujë”, sqaron UKT.

Sipas UKT-së, ndërhyrja në sistem është bërë nga persona të jashtëm dhe ka për qëllim sabotimin e punës. UKT nuk përjashton mundë3sinë që ndërhyrja të ketë prapavijë politike.

DEKLARATA

UKT-ja Tiranë ka ndjekur me shqetësim problemin e mbifaturimeve në një zonë të kufizuar të kryeqytetit për disa qindra abonentë, kryesisht në zonën e lagjes Kombinat dhe në rrugën e Kavajës.

Problemi me mbifaturimet është evidentuar pas printimit të faturave të ujit për muajin janar dhe menjëherë më pas është nisur verifikimi në terren. Nga verifikimet e bëra rezulton se janë prekur gjithsej 1020 klientë me mbifaturime nga 202 mijë klientë të UKT-së. Në total sasia e ujit të mbifaturuar është 36980 metër kub ujë, ose rreth 1.1 për qind e totalit prej 3 milionë e 300 mijë metër kub ujë të faturuar për Tiranën në muajin janar 2016. Në lekë sasia e ujit të mbifaturuar zë vetëm 4 milionë lekë, një shifër kjo e papërfillshme në shifren afariste mujore të ndërmarrjes. Kjo shifër zë vetëm 1 për qind të të ardhurave të ndërmarrjes.

Subjektet që janë mbifaturuar janë të pajisur me sahatë matës dhe kryesisht janë farmaci, dyqane rrobash dhe zyra hipotekash.

UKT-ja Tiranë deklaron me përgjegjësi të plotë se matjet nga faturuesit janë në rregull, por mbifaturimi është bërë në sistemin e vjetër informatik të ndërmarrjes, nga jashtë, nga persona që kanë mundësi të ndërhyjnë dhe të manipulojnë shifrat.

Nisur nga vlera e papërfillshme e totalit të mbifaturimeve, UKT-ja Tiranë gjykon se veprimi, përveçse një gabim i mundshëm njerëzor, është një akt i qëllimshëm sabotimi, i kryer për të nxirë imazhin e ndërmarrjes që po përpiqet të reformohet, duke përmirësuar shërbimin dhe cilësinë. Synimi i ndërhyrjes së qëllimshme mund të ketë prapavijë politike, ose mund te jete kryer për të goditur ekipin e ri drejtues të ndërmarrjes dhe për hakmarrje ndaj reformës së kryer në UKT-në Tiranë, duke eleminuar strukturat e vjetra abuzive që rëndonin mbi buxhetet e klientëve familjarë të UKT-së, të bizneseve dhe të vetë ndërmarrjes sonë.

UKT-ja Tiranë siguron abonentët e prekur nga mbifaturimet se ato do të zerohen dhe do të njihen vetëm faturat reale që kanë bërë faturistët në terren. Të gjithë këta klientë do të paguajnë vetëm faturën sipas konsumit real.

BW

Next Post

Fehmi Abdiu: Ligjërisht, Presidenti nuk ka të drejtë të bllokojë punën e qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

March 5, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

March 5, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

PD ka humbur sensin e jetës politike

March 5, 2026
Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

March 5, 2026
Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

March 5, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

March 5, 2026
Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In