• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatura e shtrenjtë e PD me emrin Halim Kosova

by Roland Qafoku
07/12/2020 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

Jozefina Topalli shkeli mbi PD-në. Astrit Patozi shkeli parimet. Arben Imami një herë andej e një herë këtej. Besart Kadia një riosh që shkeli statutin. Romeo Gurakuqi nuk ka besimin e Komisonit të Vlerësimit të Kandidatëve. Zyrtarisht në PD thonë se të gjithë këta punuan kundër PD dhe e merituan largimin. Po mirë. I marrim të mirëqena të gjitha këto. Por ikja, largimi apo përjashtimi i doktor Halim Kosovës çfarë është? Përgjigja është afër mendjes: Është kulmi i kulmeve të largimeve me turp që Partia Demokratike ka bërë në historinë e saj të drejtuar prej afro 8 vjetësh nga Lulzim Basha.

Nuk ka asnjë personalitet tjetër në PD-në aktuale që të ketë staturën, formatin dhe mbi të gjitha autoritetin dhe vlerësimin masiv që ka një figurë si Halim Kosova. Nuk ka asnjë figurë në PD-në aktuale që të jetë kaq i pranueshëm nga të gjithë, në kupolën e partisë dhe në bazë sa Halim Kosova. Nuk ka asnjë figurë tjetër në politikën shqiptare, të majtë dhe të djathtë që të jetë kaq konsensual sa Halim Kosova. Ata të zonës gri dhe ata të zonave me ngjyra qofshin. Njerëz të njohur e të panjohur, e deri te militantët e partive kundërshtare. Si Halim Kosova nuk ka.

Por cila ishte arsyeja e këtij largimi? Të paktën sipas vetë Kosovës, sebepi ishte se “ai nuk shante Partinë Socialiste”. Besojmë se do ishte skandaloze të ishte kjo arsyeja e vërtetë. Por e marrim të mirëqenë. Po si mund t’i kërkosh në vitin 2020 një politikani të shajë kundërshtarët? Si mund t’i kërkosh një politikani të sillet ndryshe nga çfarë është? Si mund t’i kërkosh një politikani intelektual të bëhet i vjetër kur ai bën të riun? Si mund t’i kërkosh një personaliteti të bëjë atë që nuk e ka bërë kurrë por të bëjë politikën e vjetër të gërr-mërreve dhe të përçudnimit të kundërshtarit? Si mund ta bëjë këtë Partia Demokratike? Si mund ta bëjë këtë partia e cilësuar e brezit të ri me kryetar Lulzim Bashën?

Marrim edhe një aspekt tjetër. Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës Halim Kosova mori 116.219 vota kundrejt 160.029 vota të Erion Veliajt që u zgjidh kryetar i Bashkisë. Por që ta kuptojmë këtë rezultat më mirë kujtojmë që në zgjedhjet lokale të vitit 2011, pas vendimit të Gjykatës, Lulzim Basha mori 124.786 vota me të cilat u bë kryetar i bashkisë së Tiranës kundrejt Edi Ramës me 124.705 vota. Pra, Basha ka marrë afërsisht 8567 vota më shumë se Halim Kosova.

Nëse vëmë në peshore situatën, rrethanat, kushtet, kuotat e PD-së në opozitë, duhet thënë se edhe pse humbi, Halim Kosova korri një fitore për numrin e votave që mori. Ai mori shumë më shumë vota se Partia Demokratike dhe të mos harrojmë se kuotat e kësaj partie kanë qenë në minimumin e saj historik. Pra kjo garë tregoi se Halim Kosova përveç një rezervuar votash ishte një shpresë për ringritjen e PD-së pas kalimit të saj në opozitë. Halim Kosova tregoi se është një figurë që jo thjesht i duhet PD, por do ishte në nderin e saj ta kishte. Ishin jo të paktë ata socialistë që deklaruan hapur ato ditë, se kishin votuar Halim Kosovën, një gjë që kurrë nuk kishte ndodhur më parë në historinë politike të Shqipërisë.

Po a e ka luksin PD në këtë situatë që ndodhemi të përjashtojë pikërisht këtë që është rezervuar votash dhe që ka cilësitë që përmendëm më lart? Sigurisht që jo. Kjo nuk është figura e parë dhe ndoshta edhe e fundit që është larguar nga partia e brezit të ri. Ka dhe do ketë efektet e saj hemorragjia e disa figurave nga PD. Por, bindja është se largimi i Halim Kosovës është fatura më e shtrenjtë që Partia Demokratike po merr. Një faturë që do ketë doemos ndikimin e vet në zgjedhjet e 25 prillit. Jo më kot disa socialistë fërkuan duart kur dëgjuan ligjërimin e Halim Kosovës për përjashtimin e tij. Ishte si një dhuratë surprizë për ta, pesë muaj përpara zgjedhjeve.

Ndoshta Lulzim Basha ka kohë ta rregullojë këtë që nuk e teprojmë ta quajmë deri krim politik brenda partisë së vet. Nëse ekziston dëshira, kjo mund të përmbysë peshoren. Halim Kosova është një personazh që ka nevojë jo vetëm PD, por e gjithë politika shqiptare. Ai që ka sukses në profesionin e tij, patjetër që do ketë sukses edhe në politikë. Halim Kosova aty është.

Next Post
‘Kushtetuesja’/ Soreca shpërndan mesazhin e Yuri Kim: KED të përfundojë vlerësimin e kandidatëve

'Kushtetuesja'/ Soreca shpërndan mesazhin e Yuri Kim: KED të përfundojë vlerësimin e kandidatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësi i Bashkisë Tropojë humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe 3 të tjerë u plagosën, arrestohen dy drejtuesit teknikë!

Punonjësi i Bashkisë Tropojë humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe 3 të tjerë u plagosën, arrestohen dy drejtuesit teknikë!

September 9, 2026
Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme -

Vuçiç shpërndan Parlamentin, Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor!

September 9, 2026
Pas Begajt dhe Ramës, ambasadorja e re e Bashkimit Europian takohet edhe me kryeparlamentarin Peleshi

Pas Begajt dhe Ramës, ambasadorja e re e Bashkimit Europian takohet edhe me kryeparlamentarin Peleshi

September 9, 2026
Përshkallëzim i përplasjes SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Bombardimet në Hormuz “çmendin” çmimin e naftës në bursë, shkon në 100 dollarë për fuçi! Tronditen tregjet botërore në pak orë

September 9, 2026
Dëmtimi i frikshëm që shokoi në natën e parë të Champions, Borussia Dortmund në ankth për Karetsas!

Dëmtimi i frikshëm që shokoi në natën e parë të Champions, Borussia Dortmund në ankth për Karetsas!

September 9, 2026
Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

Mbyllet takimi në Korçë, zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe…

September 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Kryeministri Rama mbledh përsëri drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”, zbulohen ora e takimit dhe dy temat e diskutimit!

September 9, 2026
Kombëtarja në prag të ndeshjes së Nation League, tekniku Maran zbarkon në Skoci për të gjetur një “sallaks”! Çalon krahu i djathtë

Kombëtarja në prag të ndeshjes së Nation League, tekniku Maran zbarkon në Skoci për të gjetur një “sallaks”! Çalon krahu i djathtë

September 9, 2026
Ish-kreu i NATO-s apel partive në Kosovë: Vendosni interesin e qytetarëve mbi krizën politike!

Ish-kreu i NATO-s apel partive në Kosovë: Vendosni interesin e qytetarëve mbi krizën politike!

September 9, 2026
Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, zbulohet shkaku! ISHTI: Nuk nisi nga rezervuarët, zjarri dyshohet se erdhi nga një automjet që furnizohej!

Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, zbulohet shkaku! ISHTI: Nuk nisi nga rezervuarët, zjarri dyshohet se erdhi nga një automjet që furnizohej!

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com