• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fatura e “kripur” për botërorin rus, ja llogaria para se të bëni plane

by A R
04/06/2018 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot, jemi zyrtarisht 10 ditë përpara zhvillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit. A planifikoni të vizitoni Rusinë për Botërorin 2018 të FIFA World Cup?
Meshkujt shqiptarë preferojnë të ndjekin ndeshjet me shoqërinë në vendin e tyre. Nga ana tjetër, ka edhe një tjetër kategori që qershorin e lidhin me kampionatin: turistë dhe të pasionuar pas futbollit. Sipas agjencive kryesore në Tiranë, ka pasur interes dhe është kërkuar informacion për udhëtimin atje, por nuk kanë pasur finalizime në prenotime. Sipas tyre, mbase janë angazhuar që të udhëtojnë privatisht.

Nga një kërkim për fluturime nga Tirana në Moskë, për një periudhë të supozuar nga 9 qershori deri më 19 qershor, bileta me Air Serbia për një person kushton 448 dollarë. Sipas mytrip.com, biletat në këtë periudhë, në varësi të operatorit të fluturimit, kushtojnë deri në 894 dollarë. Pasi të keni ardhur në Moskë, gjëja e parë që do të paguani është transporti në hotel.

Problem është edhe viza ruse, që është e vështirë për t’u marrë, sidomos nëse udhëtoni privatisht.
Mënyra më e mirë dhe më e lirë për të udhëtuar nga aeroporti në Moskë në qendër të qytetit është të marrësh një Uber. Një udhëtim Uber nga aeroporti (Domodedovo ose Sheremetyevo) në Moskë ka një çmim fiks prej 850 rublash ose 13 dollarë. Të dy aeroportet në Moskë kanë Wi-Fi falas brenda terminaleve, për të porositur një Uber. Nëse do të qëndroni në qytete të tjera përveç Moskës, duhet të mbani parasysh shpenzimet e transportit për të arritur atje. Rusia do të ofrojë transport falas tokësor (me autobus apo tren) midis qyteteve pritëse gjatë Kupës së Botës Rusi 2018 për tifozët që do të ndjekin ndeshjet në stadium. Qyteti më i shtrenjtë për të qëndruar gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit do të jetë Shën Peterburgu, me dhomat më të lira në hotelet me 2 yje, duke filluar nga 4,600 rubla (80 dollarë) një natë. Për një itinerar të supozuar, do të merret një hotel 2-3 yje në Moskë dhe Shën Peterburg për 100 dollarë/nata. Për dhjetë net qëndrimi në Rusi, ajo do të arrijë në një 1000 dollarë. Për shembull, supozohet të shkosh në dy ndeshjet e Kupës së Botës në fazën e grupit dhe duhet të merren biletat e Kategorisë 3, më të lira, për 105 dollarë secila. Biletat më të shtrenjta të Kategorisë 2 janë 165 dollarë, Kategoria 1 – 210 dollarë/bileta. Dy bileta të Kategorisë 3 do të shtojnë 210 dollarë në buxhetin e dy personave. Për të marrë pjesë në ndeshjet e 2018 Kampionatit Botëror të Futbollit Rusi 2018, ju duhet të merrni një FAN ID.

Moska është një ndër qytetet më të shtrenjtë në Europë. Sipas indeksit të Kostos së Jetesës së Mercer, Moska renditet e 13-a më e shtrenjtë në botë dhe e katërta në Europë, pas tre qyteteve zvicerane (Zyrihu, Gjeneva, Bern). Shën Peterburgu është në vendin e 35 në botë, sipas të njëjtës renditje.
cmimet-ne-rusi
Sipas Welcome2018.com, i cili është portali turistik i qeverisë ruse sa i përket informacionit rreth vendit pritës të Kupës së Botës, nevojitet një buxhet ditor prej 1800 rublash (30 dollarë) për ushqimin gjatë Kampionatit. Është e mjaftueshme për të ngrënë tri herë në ditë dhe të një pije në bar apo restorant. Për dy persona, në 10 ditë, totali shkon 600 dollarë. Përllogaritja bëhet e tillë: një Big Mac në McDonald’s – 150 rubla; një mëngjes në McDonald’s, 100-150 rubla; një drekë me çmim mesatar në një restorant rus me një pije, supë, sallatë dhe një pjatë, 500 rubla; pizza në kafe-piceri, 500 rubla; një birrë në bar apo restorant, 150-200 rubla. Në total, sipas përllogaritjes së marrë nga burimet kryesore, në një skenar të improvizuar, për dy shqiptarë kostoja rezulton 2719 dollarë, ose 2350 euro./monitor/a.m.

Next Post
Mourinho: Ja si e parashikoj Botërorin Rusia 2018

Mourinho: Ja si e parashikoj Botërorin Rusia 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Momente paniku në Spanjë, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

Momente paniku në Spanjë, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

November 2, 2026
“Disa prej tyre kanë pasur background ushtarak”- Protestat e dhunshme, Karamuço: Amerikani i arrestuar furnizonte me molotovë dhe gurë ‘grupin e zjarrit’

“Disa prej tyre kanë pasur background ushtarak”- Protestat e dhunshme, Karamuço: Amerikani i arrestuar furnizonte me molotovë dhe gurë ‘grupin e zjarrit’

November 2, 2026
Gjykatësi rrëzon akuzat ndaj 2 ish-zyrtarëve të FBI-së për çështjen e Hunter Biden

Gjykatësi rrëzon akuzat ndaj 2 ish-zyrtarëve të FBI-së për çështjen e Hunter Biden

November 2, 2026
Reforma Mjedisore/ Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë, sipas standardeve të BE-së! Skemë “ndotësi paguan”

Reforma Mjedisore/ Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë, sipas standardeve të BE-së! Skemë “ndotësi paguan”

November 2, 2026
Të shtëna me armë pranë një plazhi në Kaliforni, raportohet për viktima dhe të plagosur

Të shtëna me armë pranë një plazhi në Kaliforni, raportohet për viktima dhe të plagosur

November 2, 2026
Drejtësia penale në Shqipëri është një drejtësi represive e jo njerëzore për individët

Stoku dhe ristrukturimi i Gjyqësorit, KLGJ kërkon rritjen e numrit të gjyqtarëve për të përballuar dosjet e prapambetura!

November 2, 2026
Trazirat në Frankfurt, Gjermania paralajmëron dënime të ashpra pas plagosjes së mbi 100 oficerëve të policisë

Trazirat në Frankfurt, Gjermania paralajmëron dënime të ashpra pas plagosjes së mbi 100 oficerëve të policisë

November 2, 2026
“Kemi mbajtur shënime nga protesta”/ Rama intervistë për gazetarin amerikan: Mafia shqiptare nuk ekziston, janë gjepura! SPAK nuk e ka thënë…

“Kemi mbajtur shënime nga protesta”/ Rama intervistë për gazetarin amerikan: Mafia shqiptare nuk ekziston, janë gjepura! SPAK nuk e ka thënë…

November 2, 2026
U braktis nga shoqëruesit e tij në 2,600 metra lartës, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet

U braktis nga shoqëruesit e tij në 2,600 metra lartës, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet

November 2, 2026
Trump i gatshëm të japë falje paraprake për Musk dhe bashkëpunëtorët e tij nëse demokratët fitojnë Kongresin

Trump i gatshëm të japë falje paraprake për Musk dhe bashkëpunëtorët e tij nëse demokratët fitojnë Kongresin

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In