• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatura e kripur e reformës/ 45 mln euro vetëm për pagat e reja të magjistratëve

by A R
19/08/2016 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse reforma në drejtësi deri më sot është menduar se ka qënë vetëm një shqetësim i politikës, një tjetër problem që ka dalë është fatura e financiare e lartë, që do t’i rëndojë buxhetit të shtetit. Burime konfidenciale për Vizion Plus nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi, thonë se kanë nisur zyrtarisht në fund të qershorit në Ministrinë e Financave, kërkesën për trajtimin financiar të prokurorëve dhe gjykatësve, që do të ushtrojnë funksionin pas hyrjes në fuqi të reformës. Vizion Plus ka arritur të sigurojë korrespodencën e plotë mes këtyre dy dikastereve, ku në një raport konfidencial, Ministria e Financave thekson se është në vështirësi të mëdha për të gjetur paratë për pagat e magjistratëve. Financat kanë bërë llogaritë për paratë që duhet të japë shteti dhe në fund ka dalë një faturë e papërballueshme. Vetëm për rrogat dhe sigurimet shoqërore të 985 anëtareve te institucioneve te drejtësisë, fondi vjetor që duhet të derdhë buxheti i shtetit është 45 milion dollarë. Nga llogaritë e bëra rezulton se paga mesatare e një gjyqtari apo prokurori me sistemin e ri shkon në 3 milion e 300 mijë lek të vjetra.

Referuar këtyre të dhënave mbi pagën mujore të çdo magjistrati, të propozuar si më lart, rezulton se fondi i nevojshëm për paga dhe sigurimet e detyrueshme shkon në 4.5 miliardë lekë në vit, nga 1.8 miliardë që është aktualisht, ndërsa paga mesatare shkon nga 138 000 lekë/muaj në 330 000 lekë në muaj, pa përfshirë shtesën e pagës për vjetërsi.

Kjo faturë rrezikon që të rritet çdo vit, për shkak të shtesës së lartë që ekspertët e Euralius kanë kërkuar për vjetërsinë në punë të punonjësve. Ministria e Financave është vënë në alarm pasi vjetërsia për vitet e shërbimit rrezikon të shkojë deri në 75% të pagës bruto, ose nëse përkthehet në vlerë monetare, një magjistrat që i afrohet viteve të fundit të punës, rroga i rritet për shkak të vjetërsisë me 2 milion e 470 mijë lekë të vjetra të tjera.

Sjellim në vëmendje se nëse aplikohet skema e propozuar e shtesës së pagës për vjetërsi, kjo shtesë shkon në mbi 85 00 lekë/muaj dhe paga bruto mujore mund të shkojë maksimalisht edhe mbi 500 000 lekë në muaj, vlerë e cila është 2 herë më e lartë se paga aktuale më e lartë në Republikën e Shqipërisë.

Çdo vit fatura në buxhetin e shtetit llogaritet të rritet me 4 deri në 5 milion dollarë. Por trajtimi financiar nuk mbaron me kaq. Shteti shqiptar duhet të paguajë shpërblim shtesë për sigurimin e detyrueshëm të jetës dhe pronës për magjistratin dhe familjen e tij në masën 400 euro çdo vit. Nëse bëhet krahasimi me institucione të tjera, paratë që do të dalin për afro 1000 magjistratët nga buxheti i shtetit shkojnë afërsisht me të njëjtin fond që paguhet për të gjithë aparatin e ministrisë së mbrojtjes bashkë me forcat e armatosura, numri i punonjësve të të cilës është mbi 8800. Ministria e Brendshme dhe ajo e arsimit e kanë fondin për paga më të lartë për shkak të numrit të madh të punonjësve. Për 12 mijë punonjësit e ministrisë së brendshme buxheti jep afro 120 milion dollarë, ndërsa për 31 mijë arsimtarët jepen 210 milion.

Next Post
Ekonomi: Për këtë sezon turistik numri i turistëve të huaj u rrit me 40%

Ekonomi: Për këtë sezon turistik numri i turistëve të huaj u rrit me 40%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

February 18, 2026
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari

February 18, 2026
Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën

February 18, 2026
“Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm, mbështesim mbylljen e negociatave në 2027’, mesazhi i ambasadorit të BE: Të përkushtuar në pavarësinë e SPAK

“E rëndësishme të mos preket Reforma në Drejtësi”, Gonzato flet për nismën e PS kundër pezullimit të ministrave

February 18, 2026
“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

“A do takohesh me Sali Berishën?”, McAllister: Jo! Do shkoj direkt në aeroport

February 18, 2026
LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO

February 18, 2026
Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

February 18, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Begaj: Është kompetencë e Kuvendit

February 18, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

February 18, 2026
Mbreti i Panairit

Miting Funeral

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In