• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fatura e kripur e aksit Milot-Balldren, 83.4 mln euro vetëm mirëmbajtja, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera! Do paguhet edhe tarifa më e lartë e kalimit

by A. Q
21/09/2026 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

21.5 mln euro/km që do të financohet plotësisht nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, Milot-Balldre është një ndër koncesionet më të shtrenjta që vetë Ministria e Infrastrukturës ka dhënë dritën jeshile për çdo kilometër që do të ndërtohet.

Jo vetëm kostot e ndërtimit që qëndrojnë të larta, por çfarë ngre pikëpyetje nga ky koncesion është më shumë operimi dhe mirëmbajtja e rrugës dhe tarifat e kalimit.

Në një analizë që Top Channel ka kryer, rezulton se vetëm për mirëmbajtjen për 17 kilometra do të paguhet një vlerë prej 83.4 milionë euro. Por kjo vlerë rezulton më e lartë se kostot e kontratave të zakonshme të Ministrisë së Infrastrukturës. Në një mesatare, vlera për 17 kilometër e mirëmbajtjes së koncesioneve të tilla të realizuara më parë varion nga 5-5.4 mln euro. Duke bërë që fatura e mirëmbajtjes e Milot-Balldre të jetë rreth 15 herë më e shtrenjtë, pra 83.4 mln euro.

Sipas ekspertëve, këtu qëndron problemi faturave të përllogaritura të koncesionit, të cilët thonë se janë kostot ato që duhet të zbardhen për të kuptuar nëse vlera është ndërtuar mbi nevoja dhe përllogaritje reale.

“Mënyra se si manipulohen janë të ndryshme, por kryesorja është përmes caktimit të kritereve të pjesëmarrësve në mënyrë selektive. Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka lëvizur nga vendi që ka pasur, si të thuash, korrupsion, te vendi që ka pasur korrupsion sistemik. Dhe Shqipëria sot, të paktën për sa i përket prokurimeve publike, nuk është më një ekonomi tregu, në kuptimin që nuk mund të konkurrosh në sektorin e tenderave dhe të fitosh. Domethënë, çdo prokurim publik duket se është i manipuluar që në themel”, tha eksperti i ekonomisë Gjergji Erebara.

Por pikëpyetjet shkojnë më tej se fatura e mirëmbajtjes dhe operimit. Gara e dytë e këtij koncesioni përfundoi me tre oferta me të njëjtën vlerë 364.7 milionë euro. Dy u skualifikuan dhe fituesi mori 93 pikë. Nëse çmimi ishte i njëjtë, cilat ishin kriteret që bënë diferencën?

Ekspertët ngre pikërisht problemin e kritereve që mund të kufizojnë konkurrencën dhe të ndikojnë në përcaktimin e fituesit.

“Shqipëria nuk është më një ekonomi tregu. Mungesa e pjesëmarrësve të huaj në koncesione, në garat për koncesione të mëdha. Mungesa e kontraktorëve të huaj. Po të mbani mend, në kohët e vjetra vinin kompani austriake dhe konkurronin në Shqipëri për ndërtimin e rrugëve. Tani ke faktin që nuk ke absolutisht asnjë kompani të huaj. Për dekada… për një dekadë të tërë. Që të vijë në Shqipëri të fitojë tenderin e ndërtimit të rrugës… Kjo të tregon, domethënë, që nuk je më ekonomi tregu”, tha eksperti i ekonomisë Gjergji Erebara.

Jo vetëm njëherë, por dyfish pagesë nga qytetarët. Rruga e “artë” që do të lidhë veriun e Shqipërisë me pjesën tjetër të vendit, do t’i detyrojë qytetarët të paguajnë drejtpërdrejt edhe nga kuleta, jo vetëm nga taksat e korrura deri më tani. Sipas dokumenteve të tenderit, qeveria ka vendosur se tarifa referencë e kalimit në segmentin Milot-Balldre do të jetë 0.12 euro për çdo kilometër.

Kjo do të thotë se për 17 kilometrat e rrugës automjetet e thjeshta do të paguajnë 2.04 euro për çdo kalim. Kjo e bën këtë aks një nga më të shtrenjtët në Europë, ndërkohë që edhe në vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian, tarifat e kalimit janë 0.07 euro për kilometër ose gati dy herë më lirë.

“Rruga e Kombit, te autostrada Milot-Thumanë, Thumanë-Kashar, duke vajtur te kjo kontratë koncesionare Milot-Balldre. Të gjitha këto janë kosto absurde që i ngarkohen qytetarit shqiptar, ndërkohë që, si të thuash, rrugët kryesore të vendit janë gjithë gropa, rrugët janë të pamjaftueshme, hyrje-daljet e qyteteve janë një makth, trafiku është një makth. Të gjitha këto trafiqe dhe kjo si pasojë e keqpërdorimit, keqmenaxhimit dhe korrupsionit sistemik në tendera”, tha eksperti i ekonomisë Gjergji Erebara.

Kjo kosto praktikisht e bën kryeqytetin një destinacion të ndaluar për qytetarët e veriut. Ndërsa jugu i vendit do të jetë pa diskutim më i shtrenjtë se sa udhëtimi jashtë shtetit.

Në fund, kjo nuk është vetëm një rrugë që qytetarët do ta paguajnë me taksat e tyre, por edhe sa herë të vendosin të kalojnë mbi të. Një faturë që nis me qindra milionë euro për ndërtimin, vijon me miliona të tjera për operimin e mirëmbajtjen dhe përfundon te pagesa në çdo kalim. Rruga po shkurton kilometrat, por duket se nuk shkurton aspak faturën për qytetarët.

Comments 1

  1. Rexhi says:
    September 21, 2026 at 16:24

    Mirembajtja 83,4 mln Euro ???
    Per çfare afati kohor ?
    Nqs koncesioni zgjat 30 vjet do ishin 2.87 mlm
    ne vit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drama e pengjeve në qytetin turistik të Kolumbisë, lirohen të gjithë qytetarët! Vritet një nga autorët, policia shpërthen godinën

Drama e pengjeve në qytetin turistik të Kolumbisë, lirohen të gjithë qytetarët! Vritet një nga autorët, policia shpërthen godinën

November 25, 2026
Tirana mbledh mbi 600 investitorë nga BE dhe Ballkani Perëndimor, Ibrahimaj: Shqipëria synon më shumë investime në industri dhe teknologji

Tirana mbledh mbi 600 investitorë nga BE dhe Ballkani Perëndimor, Ibrahimaj: Shqipëria synon më shumë investime në industri dhe teknologji

November 25, 2026
Vox po fiton terren, shkrimtari spanjoll: Gabimi që i hapi rrugën së djathtës ekstreme

Vox po fiton terren, shkrimtari spanjoll: Gabimi që i hapi rrugën së djathtës ekstreme

November 25, 2026
Shpenzimet e Kryemadhit me kartat e Shatkut, Meta në gjykatë: Unë kam statusin i divorcuar, përgjegjësia është individuale

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit

November 25, 2026
Goditen disa grupe që shisnin drogë në shkollat e Shkodrës, 13 të arrestuar (VIDEO)

Goditen disa grupe që shisnin drogë në shkollat e Shkodrës, 13 të arrestuar (VIDEO)

November 25, 2026
Urdhëruan të qëllohej kushdo që kalonte, si u zbardhën vrasjet e civilëve në Ukrainë

Urdhëruan të qëllohej kushdo që kalonte, si u zbardhën vrasjet e civilëve në Ukrainë

November 25, 2026
Transportonin fishekzjarrë të kontrabanduar për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpunëtori

Transportonin fishekzjarrë të kontrabanduar për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpunëtori

November 25, 2026
Investimet BE-Ballkani Perëndimor/ Përfaqësuesja e KE: Synojmë krijimin e një baze të përbashkët industriale në rajon

Investimet BE-Ballkani Perëndimor/ Përfaqësuesja e KE: Synojmë krijimin e një baze të përbashkët industriale në rajon

November 25, 2026
Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

November 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Rreziqet që kërcënojnë vlerat e antifashizmit shqiptar

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In