• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fatura e koncesioneve rritet me 50% në 2019, 100 mln euro për PPP-të

by Java News
27/10/2018 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë 100 milionë euro nga taksat për kompanitë koncesionarë gjatë vitit të ardhshëm. Sipas relacionit të projektbuxhetit 2019, që u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë, fatura e koncesioneve do të rritet me 50 për qind krahasuar me këtë vit, për shkak të hyrjes në fuqi të tre kontratave të reja. Ato janë rruga e arbrit, koncesioni i laboratorëve dhe mirëmbajtja e rrugës Durrës-Kukës.

Qeveria do të paguajë 12.7 miliardë lekë ose 100 milionë euro për koncesionet gjatë vitit të ardhshëm. Shifra, është bërë publike në relacionin e projektbuxhetit të vitit 2019. Aktualisht qeveria paguan 8 kontrata koncesionare nga buxheti, me një vlerë totale prej 8.5 miliardë lekësh. Për vitin e ardhshëm, fatura e koncesioneve rritet me 4.2 miliardë lekë ose 49.5 për qind krahasuar me këtë vit, për shkak të hyrjes në fuqi të tre kontratave të reja, që janë rruga e arbrit, koncesioni i laboratorëve dhe mirëmbajtja e rrugës Durrës-Kukës.

Sipas tabelave të buxhetit, për rrugën e arbrit qeveria do të paguajë 2.6 miliardë lekë gjatë vitit e ardhshëm. Për koncesionin e laboratorëve shuma e parashikuar është 886 milionë lekë, ndërsa kontrata e tretë, ajo e mirëmbajtjes së rrugës durrës kukës, do të paguhet 681 milionë lekë. Kjo shifër është pjesa që paguhet nga buxheti si kompensim për trafikun minimal të automjeteve që qeveria i ka garantuar koncesionarit privat në rrugën Durrës-Kukës.

Së bashku me tre kontratat e reja, që nisin të paguhen vitin e ardhshëm, numri total I koncesioneve që paguhen nga buxheti I shtetit arrin në 11 kontrata, ndërsa vlera totale e pagesës shkon në 12.7 miliardë lekë.

Kjo shifër është e barabartë me 3 për qind të të ardhurave totale të buxhetit, ndërkohë që në ligj, parlamenti I ka dhënë të drejtë qeverisë të shpenzojë për koncesionet deri në 5 për qind të të ardhurave totale buxhetore. Megjithatë pagesat për koncesionet pritet të rriten sërish pas vitit të ardhshëm, për shkak të hyrjes në fuqi të kontratave të reja, si rruga Thumanë-Kashar, ajo Milot-Balldren, aksi Orikum-Dukat si dhe koncesioni i shkollave të Tiranës.

ma.me

Next Post
Vrau vëllanë 13-vjeçar, familjarët: Djali 10-vjeçar në gjendje të rëndë psikologjike!

Vrau vëllanë 13-vjeçar, familjarët: Djali 10-vjeçar në gjendje të rëndë psikologjike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In