• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatos Nano nuk i tërboi se u shau Berishën dhe Metën

by Alfred Peza
05/02/2021 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një audiencë të frikshme televizive, rikthimi i Fatos Nanos pas një dekade në ekran, ka tërbuar çdo opozitar që ka gjithfarëlloj interesi pushteti pas 25 prillit dhe çdo militant të mundshëm qorr që e pa atë me sytë e tij. Jo se lideri historik i socialistëve u shau secilin prej “Mbretërve” të tyre. As se u tha, ato që ka 30 vjet që i dinë të gjithë, për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Por, për një arsye krejt tjetër, e cila nuk artikulohet askund.

Tërbimi i rrjeteve sociale menjëherë pas emisionit të darkës së Fevziut dhe dallga e helmit në mediat online që i zgjoi në mëngjes, kanë lidhje në tërësi me të vërtetat e troçta që u thanë aty. Sepse e vërteta dhemb më shumë se çdo gjë tjetër, kur ajo thuhet në kohën, vendin e mënyrën e duhur, nga njeriu i duhur. Por ato janë thjeshtë një sebep, për këtë lloj reagimi të paprecedentë dhe jo shkaku i tyre i qenësishëm.

Të gjithë e dimë se ish Kryetarin e PS e burgosi politikisht, Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha. Se nëna e tij vdiq para kohe, për shkak të dhimbjes epike, që sjell një akt kaq i pashembullt në pluralizëm. Çdo shqiptar dhe opozitar që nuk është tifoz i sëmurë politik, e di të vërtetën që Nano tha për 21 janarin dhe metamorfozën që pësoi “Kryeministri me snajper”. E njëjta gjë, edhe për ato që u deklaruan për Kryetarin e Shtetit.

Në fund të fundit, për Sali Berishën dhe Ilir Metën janë thënë e çfarë nuk janë thënë tjetër shumë më të rënda se ato që artikuloi Fatos Nano. E shumta ato kanë krijuar ndonjë stuhi në gotë, por jo një cunam si ky. Ato të vërteta dhembin duke sjellë këtë tërbim kolektiv, jo se janë bërë nga i vetmi lider i rëndësishëm i këtyre 30 viteve, që mban mbi krye me hijeshi kurorën e tërheqjes me dinjitet nga politika aktive pas humbjes në zgjedhjet e 2005.

Ka një arsye shumë më të madhe se të gjitha këto sebepet e “vockla” të mara sëbashku, që e shpjegojnë ndoshta më thjeshtë, se përse po e përjetojnë intervistën e Fatos Nanos si të ishte “pickimi i gjarprit”. E ajo nuk lidhet me opozitën, por me mazhorancën. Jo me PD dhe LSI, por me PS. Jo me Sali Berishën dhe Ilir Metën, por me Edi Ramën.

Uragani që prodhoi tërbimi opozitar, lidhet vetëm e vetëm me raportet e djeshme politike dhe personale të liderit historik të PS, me Kryetarin e tyre aktual. Lidhet me raportet e sotme të ish Kryeministrit socialist, me Kryeministrin aktual. Lidhet me raportet e nesërme të Fatos Nanos me Edi Ramën, që kërkon të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit, mandatin e tij të tretë qeverisës radhazi.

Sepse kur jemi vetëm 3 muaj përpara zgjedhjeve të 2021, Sali Berisha dhe Ilir Meta më shumë se të gjithë opozitarët e tjerë që bëjnë si më të zemëruar se ata, e dinë se çfarë do të thotë kjo.

Liderët opozitarë të parimit “përça e sundo”, e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë për ta që PS pas 2 mandatesh në pushtet, të shkojë në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare solide. E pa përçarë. E pa copëzuar. E pa fragmentarizuar. E pa ndarë në grupe, klane e tarafe. E pa pushtuar si në të shkuarën, nga luftrat verbale cfilitëse. E deri tek ndarjet e mëdha si ajo e 2004, kur u krijua LSI e Ilir Metës dhe zgjedhjet i fitoi një vit më pas, PD e Sali Berishës!

Ekspozimi edhe i Fatos Nanos njësh me Edi Ramë, u bë pasqyra më e madhe dhe e qartë, ku opozitarët tanë panë veten e tyre. Ishte ai momenti kur drita në dhomën e tyre të errët u ndez dhe ata dalluan më qartë se kurrë më parë, grupimin e tyre të shpartalluar politik, që dështoi në çdo aspekt për të patur mundësi qoftë edhe teorike, për ta mundur Partinë Socialiste në zgjedhje.

Sali Berisha dhe Ilir Meta do të donin të bënin një rokadë në skakierën e shahut politik, duke i ndërruar pozitat e tyre, me atë të Edi Ramës. Sepse do të donin që PS të ishte siç është opozita sot; me 2 kryetarë realë dhe 2 të tjerë formalë, me dy koalicione parazgjedhore dhe 2 lista të ndryshme kandidatësh për deputetë. E nga ana tjetër, do të donin që opozita të ishte siç është PS; unike. Sepse vetëm kështu mund të riktheheshin në pushtet.

Kjo është e vetmja arsye, se përse të gjithë opozitarët tanë u tërbuan me Fatos Nanon dhe aspak me ato që ai tha për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Sepse po të ishte për to, mjafton të hapin arkivat, e të shohin se dy liderët e tyre opozitarë janë përjetësisht të pakonkurueshëm për ato që kanë thënë ndër vite kundër njëri tjetrit.

Next Post
Nën shqyrtim vendimi për të bllokuar llogarinë e Donald Trump në Facebook

Nën shqyrtim vendimi për të bllokuar llogarinë e Donald Trump në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në Vlorë/ Policia shoqëron Baki Goxhajn, aktivistin e ndaluar nga Izraeli në Flotiljen Sumud dhe 3 persona të tjerë!

Protesta në Vlorë/ Policia shoqëron Baki Goxhajn, aktivistin e ndaluar nga Izraeli në Flotiljen Sumud dhe 3 persona të tjerë!

September 12, 2026
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Elbasan, çahet asfalti pranë urës së Shkumbinit, bllokohet qarkullimi

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Elbasan, çahet asfalti pranë urës së Shkumbinit, bllokohet qarkullimi

September 12, 2026
“Dy Kuvende do të thotë dy parti…”, Minxhozi: Berisha ka mundësi ta dëmtojë sistemin e PD!

Banalizimi i protestës dhe elita e vjetër politike

September 12, 2026
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy persona

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy persona

September 12, 2026
Gushti 2026 thyen rekordin/ Muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë

Gushti 2026 thyen rekordin/ Muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë

September 12, 2026
Kremlini i hap derën Zelenskyt për bisedime në Moskë, priten edhe emisarët amerikanë

Putin i përgjigjet Zelenskyt për takimin në G20, zbardhet kushti i Moskës për një takim mes dy presidentëve

September 12, 2026
3 shenjat e horoskopit më pa fat për këtë vjeshtë

3 shenjat e horoskopit më pa fat për këtë vjeshtë

September 12, 2026
Rama takim me strukturat e PS dhe qytetarët në Vlorë, ja çfarë do të diskutohet

Rama takim me strukturat e PS dhe qytetarët në Vlorë, ja çfarë do të diskutohet

September 12, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha përkujton Azem Hajdarin dhe thërret demokratët në mobilizim: O sot o kurrë! Në sulm!

September 12, 2026
Rama reagon sërish për pagat e gjyqtarëve: I duan rritjet që nga prilli 2023, “prapambetjet” shkojnë në 130.5 milionë euro

Rama reagon sërish për pagat e gjyqtarëve: I duan rritjet që nga prilli 2023, “prapambetjet” shkojnë në 130.5 milionë euro

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com