• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatos Mahmutaj nuk ishte i gjallë

by Frrok Çupi
24/01/2024 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Sa kishte marrë plumbin në shpatull, i vunë edhe një fasho sa për gjakun, dhe u nis për në zyrat e prokurorisë. Aty dikush e priti, dikush s’ desh ta shikonte me sy… Pastaj u duk se dikush kishte frikë ‘ për nesër’  dhe i tha që të kryente një analizë në mjekësinë ligjore e pastaj të bënte kallëzimin.

Atje në Mjekësinë Ligjore nisi të tregojë se kur u plagos nga plumbi i Gardës së Republikës, tha i ka rënë në trup edhe gjaku i Veizit, atij që u vra krejt ngjitur me gazetarin. Iu duk se do të ndihmonte mjekun ligjor për të ndarë gjakun e tij me gjakun e njeriut që tashmë ndodhej në morg, por nuk funksionoi kështu.

Në vend të saj  bëri të zezën e vet. Mjeku, sa dëgjoi se ishte plagosur në protestën kundër qeverisë, i ktheu shpinën.

” Nuk është koha ime e shërbimit!’, i tha dhe iku.

Një mjek tjetër i tha se ‘ nuk bëhen analiza këtu, por ik!’.

Të tjerët u bënë të padukshëm. Në prokurori, ku ta dish se si u ndodh dikush që i mori përsipër kallëzimin.

Fatos Mahmutaj tani jeton në Bruksel, që atë ditë kur u plagos para kryeministrisë ai e la Shqipërinë. Atë ditë, 21 janar 2011, u vranë katër vetë dhe u plagosën 37 në protestën e qytetarëve kundër korrupsionit të Ilir Metës- zëvëndës kryeministër. Sali Berisdha, kryeministër, natën para se të bëhej gjyqi kundër Metës, i kishte shkuar në shtëpi autorit të krimit, kishin pirë verë në sy të gazetarëve dhe Berisha kishte deklaruar se ‘ nuk kishte burrë si me e prekë Ilirin”. Bash për këtë arsye u vranë ata qytetarë.

Fatosi ishte gazetar i Televizionit Klan dhe po raportonte mbi atë që po ndodhte në Bulevard. Plumbi që e mori në shpatull, në fakt e vrau. Ai nuk ishte më i gjallë që nga momenti kur e mori plumbi i qeverisë. Sipas të gjitha gjasave dhe provave që po vijnë papushim, kryeministri Sali Berisha kishte urdhëruar që rojet shtetërore të qëllonin për vdekje secilin nga ata që po protestonte. U vranë katër vetë, por Berisha deklaroi në një moment dehjeje triumfi se ‘ do t’ i kishte vrarë të gjithë’. Ministri i Brendshëmn i Berishës kishte thënë një ditë më parë se ” jemi gati që të ndeshemi”.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka dekalruar pas 13 vjetësh se ‘ ishte vrasje shtetërore’.

… Por që në atë moment Fatosi mbeti i vdekur. Askush nuk e njohu më për të gjallë: As prokurori, as doktori, as Televizioni i tij Klan. Klani nuk dha as edhe një lajm për vrasjen e gazetarit të vet. Televizioni ishte ‘b&b’ me Berishën; ai ndalonte lajmin, ndalonte shiun, ai bënte qeverinë, ai bënte parlamentin… Nuk besoj se kishte edhe armë, armët i kishte vetëm Saliu…

Atëherë,  ku të jetonte Fatosi? Apo ku të shkonte secili prej nesh  kur ke të bësh me një klimë të tillë ku të gjithë mbajnë anën e vrasësit?. Vetëm tani kur Salliu po klasifikohet si urdhërues dhe vrasës i 21 janarit, tani kanë nisur të largohen prej tij njerëzit e rrezikshëm që mbajnë më këmbë krijesa mizorë si Berisha. Atëherë vrasësi shtetëror ishte i rrethuar me kriminelë të tjerë si thupra.

Sa herë jane ndodhur njerëzit, jo vetëm këtu, të vetëm para xhelatit dhe… të gjithë të tjerët- me xhelatin. Tragjike! Në ato momente çfarë të bëje?!

Fatosi zgjodhi ‘ të vdiste’ në ato kohë kur të gjallët ishin të tmerrshëm mbledhur rreth pushtetit mizor

Next Post
Ngricat në rrugët e qytetit, Veliaj-qytetarëve të Tiranës: Raportoni çdo rast tek aplikacioni “Tirana Ime”

Ngricat në rrugët e qytetit, Veliaj-qytetarëve të Tiranës: Raportoni çdo rast tek aplikacioni “Tirana Ime”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In