• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fatos Lubonja: Ky vend ka dështuar, zgjidhja është vetëm ikja nga Shqipëria

by
20/10/2015 23:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë këtij viti nga Shqipëria janë larguar vetëm drejt Gjermanisë 6-7 mijë shqiptarë çdo muaj, pra në 10 muaj 60-70 mijë vetë.

Sipas statistikave zyrtare gjermane, emigrantët shqiptarë në Gjermani janë të dytët nga numri pas Sirisë, prej nga njerëzit ikin prej luftës. Por kjo është një dukuri shqetëuese në dy dekada.

Analisti i njohur Fatos Lubonja thotë se është dramatik krahasimi me Sirinë 19 milionë banorë, që ikin sepse bombardohen çdo ditë, kur Shqipëria nuk ka luftë, por njerëzit ikin njëlloj.

Zoti Lubonja thotë se sot pas 25 vitesh Shqipëria është përsëri në një gjendje të ngjashme me luftën dhe kjo tregon dështimin e plotë të klasës politike, ekonomike dhe mediatike të vendit, si dhe dështim i sistemit gjyqësor.

Sipas tij, shqiptarët po ikin nga atdheu, sepse kanë ankth prej pasigurisë për të ardhmen, sepse qeveria nuk i jep asnjë siguri për të ardhmen e afërt, ndërkohë që ekonomia nuk është e qëndrueshme.

Shumica janë të papunë, thotë ai, por pak njerëz e dinë në Shqipëri se cila do të jetë puna e tyre të nesërmen, të gjithë punojnë dhe grabitin sot për sot.

Të varfërit nuk kanë para as për të ngrënë as për të shpërndarë rryshfetet e majme që u kërkohen majtas- djathtas, theksoi ai.

Zoti Lubonja thotë se Shqipërinë po e braktisin edhe të shkolluarit edhe të pashkolluarit, po ikin me shpejtësi nga atdheu edhe krahu fizik i punës, edhe të diturit.

Por më e keqja, thotë ai, është edhe ata që po rrinë këtu kanë braktisur pjesëmarrjen në veprimtari demokratike sepse ndjehen të pafuqishëm dhe të nënshtruar përballë arrogancës dhe indiferenca e pushtetit dhe e politikës.

Njerëzit janë mbyllur në vetvete, në punët e tyre dhe nuk marrin pjesë në ndryshimet që ka nevojë shoqëria, thotë ai.

Zoti Lubonja mendon se të katër pushtetet; politika, ekonomia, media dhe gjykata janë përgjegjës për këtë hemoragji të rëndë, ku ata vazhdojnë të korruptojnë njëri tjetrin deri në skaj.

Rrugëdalja e parë, sipas tij, është përpjekja e pamjaftueshne për t’i demokratizuar dhe emancipuar me lëvizje kulturore. Rruga tjetër është lëvizja popullore.

Por aktualisht nuk ka as demokraci në udhëheqjen politike dhe as lëvizje popullore dhe kjo gjendje është më keq se status quo-ja.

“Autoritetet politike dhe pushtetare po qeverisin territore të zbrazura nga popullata dhe territore të zbrazura nga ambicjet e njerëzve për liri, dinjitet dhe demokraci” – tha zoti Lubonja.

Nga kjo situatë, thotë ai, mund të dilet vetëm me kurajo qytetare dhe me angazhim të gjerë demokratik të shoqërisë./ VOA

Next Post

Horoskopi 21 Tetor 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet me tension konferenca Rama-Vuçiç, presidenti serb heq kufjet dhe largohet

“Ballkani ka paguar me gjak…”, Rama reagon ndaj Serbisë për Ibrin: Lumenjtë ndjekin gjeografinë, jo politikën…

August 11, 2026
Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com