• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatos Klosi për Llallën: Kërkon të bëjë heroin në ikje, s’ka pse ta kërcënojnë

by Aalison Pearse Stevens
25/09/2016 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, hedh dyshime sa i takon vërtetësisë së alarmit të kryeprokurorit Adriatik Llalla se është kërcënuar, madje për arsye sigurie ka larguar edhe familjen jashtë vendit. Klosi e sheh këtë lëvizje si një lojë e kryeprokurorit, për t’u bërë hero në fund të mandatit të tij, kur gjatë viteve të ushtrimit të detyrës nuk ka bërë asgjë në raport me luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. Ndërsa paralajmërimet e herëpashershme të Llallës për arrestime VIP, Klosi i krahasoi me revolucionin e Sali Berishës. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i ka dhënë një mesazh edhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke paralajmëruar që të mos kujtojë se ka shpëtuar nga llogaridhënia për ngjarjet e ’97. Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Klosi kujtoi se akoma kërkohen dhe dënohen kriminelë nazistë, duke theksuar se ’97 është një ngjarje mjaft e afërt në kohë, ku përgjegjësi kryesor nuk është ndëshkuar.

 -Z. Klosi, kryeprokurori Adriatik Llalla nuk e ka mohuar lajmin se është kërcënuar, madje ka larguar familjen jashtë vendit për arsye sigurie. Çfarë mesazhi marrin qytetarët e thjeshtë kur kërcënohet edhe kryeprokurori?

Më vjen keq nëse ka ndodhur. Nuk jam i sigurt. Por, prokurori u kujtua shumë vonë. Tani që po i vjen radha për të ikur, u kujtua që ka qenë i rrezikuar, për t’u bërë hero. Unë nuk e di se çfarë gjëje të vështirë ka bërë ai njeri gjatë detyrës së tij që të kërcënohej. Unë nuk e vë dorën në zjarr. Por nuk besoj të jetë kërcënuar pasi nuk ka bërë asgjë. Nuk ka bërë ndonjë hetim të madh, që ka çuar në prishje interesash të mëdha, që guxojnë pastaj ta kërcënojnë. Gjithsesi, qofsha i gabuar. Ndërsa paralajmërimet e herëpashershme të tij për arrestime VIP më duket njëlloj si revolucionet e Berishës. Nëse do të jetë i vërtetë kërcënimi, më vjen keq, por nuk besoj të jetë e vërtetë. Është një tentativë për heroizëm. Për t’u bërë heto tani në fund.

-Z. Klosi, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shpreson në shpërthimin e një revolucioni në Shqipëri, duke paralajmëruar ardhjen e një pike vlimi në horizont. A shihni ju shenja dhe rrethana që mund të destabilizojnë vendin? Çfarë revolucioni nënkupton Berisha para zgjedhjeve të 2017?

Në këto kushte kur Partia Demokratike është në pozita shumë të vështira, ku duket se situata është shumë e rëndë, janë të përçarë dhe po shkojnë nga humbja në humbje, Berisha nuk di se çfarë të thotë. Dibrën, të cilën ata e shndërruan në sfidë ndaj qeverisë dhe që do të tregonte pakënaqësinë, ata e humbën rëndë, ndaj Berishës nuk i mbetet gjë të tjetër, veçse të thotë revolucione dhe marrëzira. Për mua, janë broçkulla. Ai nuk kërcënon më dot njeri. Ai ka mbaruar. Së pari, kush do t’ia bëjë revolucionin? Më këtë do ta bëjë revolucionin? Çfarë do me thënë revolucion? Duhet që të pyetet pak më shumë për këtë çështje, që ta shpjegojë, pasi ka përkufizime të ndryshme për revolucionin. Berisha synon që të qëndrojë mbi ujë. Kërkon të jetë i rëndësishëm. Për mua ka mbaruar. Ka kaluar koha e tij. Ai bëri çfarë mundi. Komandoj në këtë vend për 25 vjet. Tani i iku koha. I iku mosha. Llafet i janë shteruar. Sa i takon zgjedhjeve, 2017 është luftë për pushtet. Ata do futen në zgjedhje. Por, humbjen nuk do ta përjetojnë shumë.

-Pra nuk ka terren për revolucion…

Jemi në një situatë krejt tjetër. Është një situatë në favor të stabilitetit dhe sigurisë. Evropa na ka më në vëmendje. SHAB, po ashtu. Gjërat kanë ndryshuar. Jemi vend anëtar i NATO. Kush mendon se këto ndryshime janë në favor të Berishës?! Pra, janë të gjitha broçkulla. Por, Sali Berishës i lumtë, për sa kohë nuk ia mbyllin gojën, sepse thirrje dhe marrëzi të tilla nuk e shpëtojnë nga përgjegjësia. Dhe i lumtë nëse ka një njeri që trembet nga kërcënime të tilla. Nuk është radikalizim. Jam i bindur se nuk janë as kërcënime, thjeshtë deklarata qesharake. Ai po provon, të trembë kë të trembë. Po bën politikë siç e ka zakon. Për mua, të gjitha deklaratat janë qesharake. Nuk ka më forcë.

-Ashpërsimi i retorikës së ish-kryeministri vjen në prag të ngritjes së institucioneve të reja antikorrupsion. Disa ngjarje të rënda, të cilat kanë shënjuar trajtohen e pluralizmit shqiptar, a besoni se mund të jenë objekt i Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit, institucione të cilat do të jenë nën hijen e amerikanëve?

Unë dua që të hapen të gjitha çështjet e mbyllura padrejtësisht, që janë mbyllur për hatër të këtij apo për shkak të marrëveshjeve. Duhet të hapen të gjitha çështjet e mëdha. E para, unë do të kërkoja të rihapen hetimet për ngjarjet e ’97. Si u hapën depot? Kush i dha urdhrat? Si u dhanë urdhrat? Urdhrat verbalë dhe jo verbalë? Si u shkërmoq shteti shqiptar? Kush janë përgjegjësit etj? Do të doja të hapej çështja e ngjarjeve të ’98. A jo që ndodhi në 14 Shtator të ’98, është ngjaje e pandëshkuar nga drejtësia. Pastaj, vijnë skandalet e reja, duke nisur që nga 11 Janari, Gërdeci, Rruga Durrës-Kukës, shitja e detit, 21 Janari dhe një sagë me afera korruptive. Vetëm kështu do të krijohej besim në popull se asgjë e mbrapshtë nuk kalon pa u ndëshkuar. Ky duhet të jetë mesazhi. Nëse duam që populli të besojë tek drejtësia e re, kush bën krime dhe zullume merr dënimin që meriton. Duhen rihapur dosjet e vjetra. Kjo do të ishte një drejtësi e vërtetë. Se nuk janë ngjarje që kanë ndodhur para një shekulli. ’97 ka ndodhur 19 vjet më parë. Akoma dënohen kriminelët e nazizmit. Akoma ka njerëz që fshihen për krimet e nazizmit. Ata kërkohen dhe dënohen. Në ’97 unë them që Berisha ka dhënë urdhra, por urdhrat nuk i di. Ai ishte pushtetari absolut në këtë vend. Kështu që, si do që të jetë puna, ka dhënë apo nuk ka dhënë urdhra, përgjegjësia kryesore është e tij. Ai nuk ishte thjeshtë një president, ai ishte edhe kryeministër. Nisur nga historia e mëpasme, jam bindur se është ai përgjegjësi kryesor. Kështu që nuk është ndonjë periudhë shumë e gjatë. Besoj se ’97 nuk do të anashkalohet. Ndryshe do të jetë një proces administrativ.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Problemet e ARMO-s rrisin me 20 % importin e naftës

Shtatë pyetje-përgjigje për tregun e naftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zyrtari amerikan: Propozimi i Iranit për paqe nuk bind SHBA

Ish-zyrtari amerikan: Propozimi i Iranit për paqe nuk bind SHBA

April 27, 2026
Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Opozita do i japë Ramës goditjen që meriton më 8 maj

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Opozita do i japë Ramës goditjen që meriton më 8 maj

April 27, 2026
Stërvitje e përbashkët SHBA–Shqipëri me forcave speciale, Ambasada Amerikane ndan pamjet nga Zall Herri

Stërvitje e përbashkët SHBA–Shqipëri me forcave speciale, Ambasada Amerikane ndan pamjet nga Zall Herri

April 27, 2026
Aksident i frikshëm në Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Aksident i frikshëm në Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

April 27, 2026

Politikanët nuk e kanë betejën me prokurorët, por me publikun

April 27, 2026
Kristian Prenga “trondit” botën e boksit/ Duel historik ndaj Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite

Kristian Prenga “trondit” botën e boksit/ Duel historik ndaj Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite

April 27, 2026
Vrasja që tronditi Lezhën, bashkëshortët Mujeci përcillen nesër në banesën e fundit

Vrasja që tronditi Lezhën, bashkëshortët Mujeci përcillen nesër në banesën e fundit

April 27, 2026
“Duhet të jemi gati për luftë”/ Kthesa historike e Gjermanisë, nis projektin e madh të riarmatimit

“Duhet të jemi gati për luftë”/ Kthesa historike e Gjermanisë, nis projektin e madh të riarmatimit

April 27, 2026
Pse u nominua Eric Wendt si ambasador në Shqipëri? DASH zbulon arsyet

Pse u nominua Eric Wendt si ambasador në Shqipëri? DASH zbulon arsyet

April 27, 2026
“Mos merrni vendime drastike”, Horoskopi për sot, si fillon muaji për çdo shenjë

Një maj lunetik! Meri Shehu rendit shenjat nga më fatkeqet tek ato fatlumet

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In