• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatos Klosi: Isha pro minishengenit Ballkanik të Ramës, ja pse më pëlqente

by A R
16/10/2025 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë debatit me gazetarit Aulon Kalaja, i cili në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN e cilësoi “Ballkanin e Hapur” një nisëm të Sorosit dhe në dëm të Kosovë, ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi shprehu një mendim ndryshe.

Ai tha se ishte pro kësaj nisme të propozuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se Kosova apo Bosnjë Hercegovina nuk u bënë pjesë e tyre sepse nuk dëshironin.

DEBATI NË STUDIO:

Kalaja: Ai zotnia nuk ka bërë asnjë përpjekje që Kosova të njihet nga vendet që nuk është njoh. Më thoni ku ka lobuar mo burrë? Kjo është pyetja e thjeshtë.

Klosi: Ku duhet të lobonte?

Kalaja: Te shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën ose ka lobuar kundër fare.

Klosi: Po është e paarsyeshme. Prandaj të them jo se kam ndonjë merak për Ramën. Ore po është e paarsyeshme.

Kalaja: Unë po të them në fakt, po ta hedh në tavolinë që asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën gjatë qeverisjes së Ramës. Ma kundërshto dhe unë tërhiqem.

Klosi: Edhe kjo vendos se Rama është…

Kalaja: Një nga pikat për mini shengenin Ballkanik ka qenë kjo. Ke ndonjë koment?

Klosi: Kam. Unë e pëlqeja.

Kalaja: Je pro? Shumë bukur. Atëherë kjo ishte nismë e Beogradit në qoftë se do ta dish, në qoftë se ty të pëlqejnë nismat e Beogradit. Shumë bukur.

Klosi: Nuk e di. Po të jenë dhe nisma pozitive jam dakord.

Kalaja: Cila ishte nisma pozitive pa Kosovën, pa Malin e Zi, pa Bosnnjë Hercegovinën. Ç’është ky Ballkan i hapur pa këto shtete? Pra këto janë pyetje.

Klosi: Ta them unë, ato vende nuk deshën.

Kalaja: Si nuk deshën? Pse nuk deshën?

Klosi: Po punë e tyre

Kalaja: Për Kosovën. Ke informacion ti pse nuk desh faktori kosovar me marrë pjesë? Ke informacion? Si s’ka rëndësi kjo, gjithë faktori kosovar kundër dhe ti bën marrëveshje me Serbinë. Ç është kjo histori? Ore politika jonë me Serbinë përcaktohet nga Kosova, nuk përcaktohet nga Edi Rama. Ai tha kam vëlla Vuçiçin. E kupto ti çfarë histori është kjo? Politika jonë me Serbinë varet nga se si ata sillen me Kosovën. Je dakort me këtë apo jo?

Klosi: Jo, nuk jam.

Kalaja: A në rregull. Atëherë do shkojmë te Dushan Mugosha te Miladin Popoviçi. Do shkojmë në 41-shin.

Klosi: Nuk ka kuptim të bëjmë debat ty.

Kalaja: Po këtë po më thua ti. Pra mënjanoje Kosovën dhe të dal Edi Rama me Serbinë. Po më vjen keq tani për ça po dalim nesër ne?

Klosi: Nuk e di për çfarë po del ti.

Kalaja: Unë e di unë po dal për Kosovën. Pra qartë. Ti po del për Serbinë. Unë e kuptoj. Unë po them unë po dal për Kosovën.

Klosi: Ok. Po të duash ti po them me Serbinë, s’po ta bëj… Po në rregull.

Kalaja: Po jo me këtë që po më thu këtu në tavolinë këtë ti thu s’ka rëndësi Kosova. Tani më vjen keq çështë kjo?

Next Post
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

"Tubimi ka dimension kombëtar dhe jo partiak", Ali Ahmeti: Në Tiranë na bashkon UÇK-ja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In