• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fatos Klosi: Grabitja në Rinas me skenar të përgatitur, autorët ishin të mirëinformuar

by Java News
01/07/2016 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

sh-Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, shprehet se grabitja e djeshme në aeroportin e Rinasit ka bashkëpunëtorë në radhët e kompanisë së sigurimit, por nuk përjashtohet edhe në radhën e punonjësve të Bankës. I ftuar në “45 minuta” në Report Tv, Klosi tha se grabitësit kanë pasur informacion të plotë për lëvizjen e parave. “Autorët e grabitjes kanë pasur informacion. Ka punonjës të korruptuar që kanë nxjerrë informacione se do transportohet një shumë e caktuar parash”, u shpreh Klosi.

Ai theksoi se mekanizmi i grabitjes dhe njoftimi me vonesë i Policisë së Shtetit, tregon për skenar të organizuar. “Porta ku ka ndodhur grabitja është shumë e thjeshtë, porta Cargo e cila vetëm një menteshë dhe një dry, të cilin e kanë hequr fare. Lajmërimi që iu bë Policisë, u bë me mjaft vonesë. Pra, ka pasur një dëshirë për të vjedhur nga ata që e kanë pasur në dorë. Porta ‘Cargo’ hapet shumë herë në ditë, pasi të gjitha materialet që vijnë në rrugë ajrore aty do të kalojnë“, tha Klosi.

Ai theksoi se përgjegjësia e grabitjes bie mbi firmën private që ruan aeroportin, por edhe mbi policinë e shtetit.

“Aeroportet në këtë pistë janë objektet më të ruajtura, pasi edhe terrorizmi aty godet, pasi aty bëhet shumë bujë. Janë në qendër të vëmendjes edhe nga media e opinioni publik. Këta mund të ishin edhe terroristë. Përgjegjësia është e atyre që kanë marrë përsipër aeroportin e Rinasit. Qoftë edhe kompania. Duhet parë nëse policia i ka parametrat për ruajtjen e aeroportit. Shteti ka detyrimin që policinë private ta mbajë nën kontroll, për efiçencën e tyre. Firma funksionon vetëm kur vijnë paratë? Ndaj duhet kontroll i rreptë”, deklaroi më tej, ish kreu i SHISH, Fatos Klosi. /Report tv/a.k

Next Post

Gratë shtatzëna s'duhet të pijnë paracetamol, shkaktojnë autizëm tek fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In