• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatos Klosi: Dosjet bombë të Sigurimit janë asgjësuar, në politikë ka plot ish-bashkëpunëtorë

by Java News
01/02/2017 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në këto 26 vite, janë përdorur nga politika shqiptare si formë presioni dhe shantazhi ndaj kundërshtarëve. Shtetet e Europës Lindore e kanë përmbyllur shumë vite më parë fazën e hapjes së dosjeve sekrete, ndërsa e kundërta ka ndodhur në Shqipëri.

Politika ndër vite ka penguar hapjen e dosjeve, madje, gjatë 26 viteve,politikanë të caktuarkanë punuar për zhdukjen dhe asgjësimin e atyre dosjeve, që dëshmojnë për bashkëpunimin e tyre me Sigurimin e Shtetit. Sipas njohësve të dosjeve që gjenden në arkivat e shtetit, kryesisht në Ministrinë e Brendshme dhe në SHISH, dokumentet duhet të ishin hapur nga viti ’91-’94, pasi kjo do të ishte e vetmja mënyrë për zbardhjen e vërtetë të emrave të atyre politikanëve që kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Por, a ka sot politikanë në Parlamentin Shqiptar, që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit? Këtë mund ta dëshmojë vetëm procesi i hapjes së dosjeve nga Autoriteti. Por, çfarë thonë njohësit e dosjeve të komunizmit? Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një prononcim për “Sot”, ka deklaruar se në politikën aktuale ka shumë politikanë që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, duke bërë edhe ndarjen përkatëse. Klosi sqaroi se bashkëpunëtorët ndahen në kategori të ndryshme.

Siç ai sqaron, të kesh qenë bashkëpunëtorë i Sigurimit, do të thotë se i ke shërbyer shtetit, pra nuk duhet të konsiderohet menjëherë si një akt jo pozitiv. “Në politikë ka bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit, dhe këta i kanë shërbyer shtetit. Edhe sot ka bashkëpunëtorë. Ka patur disa bashkëpunëtorë: bashkëpunëtorë për të bërë reprezalje, për të ndjekur spiunët e serbit, për të ndjekur hajdutët.

Pra, dikush që i ka shërbyer shtetit, nuk duhet parë si armik. Por Autoriteti nuk do të hapë dosjet e bashkëpunëtorëve, por dosjet e atyre që janë ndjekur nga Sigurimi. Pasi ky proces të funksionojë, të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Klosi.

Ish-kreu i spiunazhit shqiptar, Fatos Klosi, deklaron se pjesa më e madhe e dosjeve janë asgjësuar, janë shpallur të pavlefshme. “Hapja e dosjeve pas 26 viteve, më duket qesharake! Një pjesë e dosjeve janë asgjësuar; domethënë janë shpallur të pavlefshme”, tha ai. Ndërkaq, ai deklaron se dosjet agjitacion-propagandë dhe tentativë për arratisje u eliminuan përfundimisht që në vitin 1991, pasi ishin të pavlefshme dhe nuk përbënin vepër penale. “Atëherë, Sigurimi i Shtetit punonte me figura krimi.

Dosjet që lidheshin me agjitacion-propagandë, edhe me tentativë për arratisje, këto dy figura krimi u hoqën nga Kodi Penal në vitin ’91. Shumë dosje të tilla u quajtën të pavlefshme se nuk përbënte më krim as tentativa arratisje, as agjitacion- propagandë, u eliminuan me vendim. Ishte një proces legal. Në ato pesë vitet e para që ishte Gazidede në shërbim, shumë dosje, që në një farë mënyre mund të diskreditonin njerëz të rëndësishëm të PD u hoqën, u eliminuan”, deklaroi Klosi.

ma.me

Next Post
Supergjobat/ Përdorimi i celularit gjatë drejtimit do të ndëshkohet nga 5- 15 mijë lekë

Doni të mos ju përgjojnë celularin? Shkarkoni këto aplikacione!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In