• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatos Klosi: Asnjë rrezik nga mbetjet, ja garancia

by Aalison Pearse Stevens
05/10/2016 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Energjisë Bërthamore në Shqipëri, Fatos Klosi, mbështet ligjin e ri për importin e mbetjeve jo të rrezikshme, duke pohuar se lista mbetjeve të parashikuara nuk përbën asnjë rrezik për qytetarët dhe vendin. Ish-kreu i SHISH, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, vlerëson ndalimin e djegies së mbetjeve në Shqipëri, kusht i cili, sipas tij, e bën procesin të garantuar. Fatos Klosi shtoi se shoqëria civile nuk garanton asgjë me rolin e saj parashikuar në ligjin e ri, por gjithçka varet nga serioziteti i doganave. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Energjisë Bërthamore në Shqipëri përjashtoi gjithashtu mundësinë e hyrjes së mbetjeve radioaktive në Shqipëri, duke dhënë disa arsyes. Duke u ndalur tek pendesa e Sali Berishës, Klosi tha se lëvizja është pjesë e një strategjie politike, për të fituar të drejtën morale për kundërshtimin e ligjit. Klosi tha se Berisha duhet të pendohet më parë për ’97, ’98, Gërdecin etj.

Zoti Klosi, në hakun kohor prej 12 vitesh, çështja e importit të mbetjeve të parrezikshme në Shqipëri, është kthyer për herë të tretë në objekt përplasjes politike, polemikash, teorish konspirative me mafie, paniku etj. Cili është qëndrimi juaj për ligjin e ri të mbetjeve? A e rrezikon shëndetin e shqiptarëve zbatimi i këtij ligji?

Nëse këto mbetje hyjnë sipas ligjit dhe standardeve nuk përbëjnë asnjë rrezik për shëndetin e qytetarëve. Nëse shkelet ligji, dhe hyjnë gjëra të tjera, siç mund të ketë ndodhur më parë, sigurisht që përbëjnë. Sfida është mënyra se si do të zbatohet ligji. Është kontrolli. Çështja lidhet me besueshmërinë e doganave. Do jetë dogana gjithmonë në krye të detyrës për të zbatuar ligjin, pra për të lejuar vetëm ato mbetje, për të cilat është marrë leje dhe janë bërë procedurat e nevojshme? Ky është problemi i vërtetë. Mbetjet e parashikuara nuk përbëjnë asnjë rrezik. Pse nuk përbëjnë rrezik? Sepse nuk do të digjen. Kryeministri tha ndalohet djegia e mbetjeve. Do të vijnë mbetje vetëm për t’u përpunuar. Nëse është kështu, unë nuk shoh asnjë problem.

Ndryshe nga ligji i 2011, mazhoranca pretendon se ligji i ndryshuar ofron disa garancia shtesë, sidomos në kontroll, ku shoqëria civile do të autorizohet të monitorojë dhe kontrollojë mbetjet në doganë…

Nuk ka nevojë për garanci ekstreme. Dogana është kryesore. Dogana është sfida. Njerëzit e doganës, janë ata që përfaqësojnë shtetin në hyrjen dhe daljen e mallrave. Nëse ata janë seriozë, ky proces bëhet dhe është i sigurt. Shoqëria civile, sot janë tre njerëz, nesër janë tre të tjerë sipas interesave të caktuara. Sa kohë janë pa punë, futen në shoqëri civile. Kur gjejnë punë, ikin. Pra, nuk është kjo siguria. Shoqëria civile nuk përfaqëson asgjë. Ky është opinioni im. Janë institucionet e shtetit që duhet ta mbajnë në këmbë këtë vend. Dhe në rastin konkret është dogana. Nëse dogana është serioze, nuk kalon asgjë atje që të mos jetë brenda rregulla.

Sa ekziston risku për të hyrë mbetje radioaktive?

Është propagandë. Muhabet kot. Nuk ka mbetje radioaktive. Mbetjet radioaktive, ata që i kanë, e dinë se ku i çojnë. Ata që kanë mbetje radioaktive nuk janë karagjozë. Kanë institucione shumë serioze. Mbetjet radioaktive kanë ose spitalet ose centralet bërthamore. Spitalet nuk kanë më, pasi nuk operojnë me topa kobalti. Ata që kanë centralet bërthamore, kanë linjat e tyre, janë nën kontrollin e shteteve të tyre, janë gjëra komplekse, që nuk kanë lidhje me situatën në fjalë. E gjithë kjo, për mua është zhurmë, që ka natyrë politike. Mundohet të kapen pas çdo gjëje për ta kthyer në kapital politik. Kaq e thjeshtë është.

Ju e vutë theksin tek kontrolli. A mund të kenë hyrë mbetje të paligjshme gjatë viteve 2011-2013?

Unë dëgjova që gjatë kohës së Berishës kishin hyrë 640 mijë ton mbetje. Ne nuk dinim asgjë. Nuk dihet çfarë ka hyrë. Megjithatë, unë uroj që doganat të kenë qenë në krye të detyrës. Tani me rastin e këtij ligji, dhe debati është shumë i fortë, vëmendja duhet të fokusohet tek doganat. Nuk është punë laboratorësh dhe aparatesh. Ata duken. Duke nëse ka apo jo plasmas apo kartonë.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i opozitës Lulzim  Basha thonë se janë penduar dhe se qëndrojnë kokulur para qytetarëve për miratimin e ligjit të 2011. Çfarë mendoni ju për pendesën e ish-kryeministrit?

Sali Berisha ka bërë gjëra shumë më të rënda për këtë vend dhe nuk është penduar. Ka bërë gjera që lidheshin me sigurinë e këtij vendi, mos të harrojmë ’97, mos të harrojmë grushtin e shtetit të 14 shtatorit të ’98, Gërdecin, 21 Janarin etj., dhe nuk është penduar. Është thjeshtë një lojë politike. Do që të hiqet si i penduar në mënyrë që të ketë të drejtën morale për ta kundërshtuar fort ligjin. Historia e mbetjeve po shfrytëzohet rëndë dhe populli mbese edhe influencohet kollaj nga kjo çështje. Opozita e ka kapur si kauzë të luftës politike, mbase është për të mbuluar humbjet. Edhe ky pendim është pjesë e luftës politike.

Zoti Klosi, Reforma në Drejtësi po avancon. Cilat do të jenë shenjat e parë të zbatimit të saj?

Duhet të hapen të gjitha çështjet e mëdha. E para, unë do të kërkoja të rihapen hetimet për ngjarjet e ’97. Si u hapën depot? Kush i dha urdhrat? Si u dhanë urdhrat? Urdhrat verbalë dhe jo verbalë? Si u shkërmoq shteti shqiptar? Kush janë përgjegjësit etj? Do të doja të hapej çështja e ngjarjeve të ’98. A jo që ndodhi në 14 Shtator të ’98, është ngjaje e pandëshkuar nga drejtësia. Pastaj, vijnë skandalet e reja, duke nisur që nga 11 Janari, Gërdeci, Rruga Durrës-Kukës, shitja e detit, 21 Janari dhe një sagë me afera korruptive. Vetëm kështu do të krijohej besim në popull se asgjë e mbrapshtë nuk kalon pa u ndëshkuar. Ky duhet të jetë mesazhi. Nëse duam që populli të besojë tek drejtësia e re, kush bën krime dhe zullume merr dënimin që meriton. Duhen rihapur dosjet e vjetra.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Sekretet, ikonat e paekspozuara në muzeun e ri të Korçës

Sekretet, ikonat e paekspozuara në muzeun e ri të Korçës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Prani bore në tre akse të vendit, ARRSH del me njoftim për drejtuesit e mjeteve

February 18, 2026
Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

February 18, 2026
Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

February 18, 2026
Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

February 18, 2026
“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

February 18, 2026
Mbreti rebel

Mbreti rebel

February 18, 2026
Masakra e Reçakut/ Walker: Ata që e mohojnë janë të përfshirë, Vuçiç është shembull shumë i mirë

William Walker: Ja pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

February 18, 2026
Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

February 18, 2026

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse. Çfarë pritet të ndodhë sot

February 18, 2026
Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In