Fatmir Sejdiu i cili për disa vite drejtoi Lidhjen Demokratike të Kosovës, tani po kërkon reformim të mirëfilltë të kësaj partie. Sipas tij, kjo tash është kthyer në domosdoshmëri për LDK’në. Sipas Sejdiut, drejtimi i LDK’së nga Isa Mustafa dhe klientela e tij po e rrënon partinë e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Madje, krejt kjo, ai thotë se po bëhet edhe duke e shfrytëzuar personalitetin e Rugoves.