• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatmir Mediu ul kokën: Djegia e mandateve vendim jo i drejtë, pati debate te PD

by Java News
14/09/2019 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur pa dorashka në emisionin “Provokacija” për vendimet drastike të opozitës, duke filluar që nga djegia e mandateve.

Mediu tha se kur u mor vendimi për të djegur mandatet dhe bojkotimin e zgjedhjeve ka pasur debate të shumta në PD.

“Bojkoti i zgjedhjeve erdhi si pasojë e bojkotimit të parlamentit, por ka pasur debate të brendshme. Mendoj që beteja politike zhvillohet në zgjedhje. Kundërshtarin nuk e zgjedh dot nëse mendon që kundërshtari po shkatërron vendin, duhet të gjesh të gjithë mekanizmat për ta luftuar, si mediatike, publike, kombetarë e ndërkombëtare dhen fund të fundit zgjedhjet përcaktojnë kush është”, tha kreu i PR, ndërsa e pranoi hapur se ky vendim nuk ka qenë i drejtë në fillim.

“Po e them troç, që nuk ka qenë i drejtë që në fillim, por kush është rezultati? Është ky Parlament që shohim sot. Seanca e turpshme e djeshme. Pse e lejuam ne këtë? Ne duhet të dinim ta mbanim vetëm me mazhorancën që të mos plotësoheshin vendet. 180 kanë refuzuar, por kishin një rrugë për të mos ardhur në këtë rrugë tragjikomedie.

Parlamenti ishte një institucion që opozita duhet ta shfrytëzonte në maksimum. Unë bëj debatin brenda opozitës por kur marrin vendim debati im mbaron aty. I kam sugjeruar Bashës që të bënim dekakratë me listë që të gjithë deputetët të firmosnin në listë djegien e mandateve që braktisnim përgjithmonë, por ne i lamë hapësirë Ramës që të vepronte në mënyrë të paligjshme por në këtë rast do ishte shkeje flagrante dhe mund të përdorej si moment negocimi”, vijoi me tej aleati i Bashës, ndërsa tregoi edhe qëndrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ka pasur diskutime t’i djegim ose jo, por kur Basha deklaroi nuk ka pasur një qëndrim. Më pas iu bashkua LSI. Qëndrimi më i pjekur ishte i Berishës që tha se ndërkombëtarët nuk do e pranojnë këtë qëndrimin tonë. Do jetë e vështirë kjo mund të na çojë në sukses të menjëhershëm, ose në probleme shumë të mëdha. Dhe mendoj që këtu ka shumë për të analizuar”, theksoi ai.

Next Post
DW: Pse Davutoglu i ktheu kurrizin Rexhep Tajip Erdoganit?!

DW: Pse Davutoglu i ktheu kurrizin Rexhep Tajip Erdoganit?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In