Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim edhe aleatin e tij opozitar, Fatmir Mediu.
Kreu i Partisë Republikane në një prononcim për mediat ka thënë se zgjedhjet e 25 prillit i ka fituar një regjim i korruptuar që ka shpërbërë shtetin, vlerat dhe traditat e kësaj shoqërie dhe ka goditur vlerat e individit.
“Jemi në një angazhim të përbashkët. Ishte një diskutim që bëmë për procesin e manipulimit të zgjedhjeve ku secili nga ne është i involvuar. Ajo që ka humbur sot është Shqipëria. Ka fituar një regjim i korruptuar që ka shpërbërë shtetin, vlerat dhe traditat e kësaj shoqërie dhe ka goditur vlerat e individit.
Unë nuk njoh asnjë manipulim qoftë edhe të një vote të vetme. Kur të dalë rezultati i asaj që ka ndodhur në Shqipëri do të ketë një qëndrim në lidhje me këtë çështje. Jemi në proces të këtij manipulimi të madh që ka ndodhur”, tha Mediu.
Më herët Basha thirri deputetët e zgjedhur dhe ata që nuk mundën të merrnin një mandat në 25 prill.