• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatmir Mediu kërcënon Berishën me të vërtetën e Gërdecit? Disa mesazhe që po alarmojmë Familjen

by Java News
10/11/2021 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu duket se nuk do të dalë para gjykatës për rolin e tij si zbatues i skemës së korrupsionit me pasoja të kobshme në Gërdec, pa marrë me vete edhe kokat që fshiheshin pas biznesit të vdekjes. Teksa Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar me 24 shtator 2021 kërkesën e SPAK për ta hapur dosjen e Gërdecit, Fatmir Mediu, për herë të parë pas 13 vitesh, ka nisur të japë disa sinjale të qarta se është i gatshëm për të rrëfyer të vërtetën e Gërdecit, nëse dyshja që fshihet pas korrupsionit në Gërdec, nuk është më në gjendje për ta mbrojtur nga veprimi i drejtësisë.

Më konkretisht, qëndrimet e fundit të Fatmir Mediut janë një mesazh kërcënues për Shkëlzen dhe Sali Berishën, të cilët rezultojnë se kanë vepruar si shefat e Mediut në biznesin e korrupsionit shtetëror në Gërdec, me pasoja 27 viktima, rreth 300 të plagosur dhe qindra banesa dhe biznese të rrafshuara. Një grup provash, faktesh, dëshmish dhe rrethanash konfirmojnë se pas Gërdecit qëndrojnë Sali Berisha me të birin, ndërsa Fatmir Mediu, në cilësinë ministrit të Mbrojtjes, ka zbatuar direktivat e tyre, për ngritjen e fabrikës së vdekjes.

Për 13 vite me radhë, Fatmir Mediu i shpëtoi gjykimit për rolin e tij në Gërdec me manovra procedurale, lojën e imunitetin, afatet etj., sigurisht falë influencës së Sali Berishës në Gjykatën e Lartë. Me ‘fshirjen’ e gjyqtarëve të Berishës nga Vetingu në Gjykatën e Lartë si të korruptuar dhe të lidhur me krimin, me ngritjen e SPAK dhe kërkesës për hapjen e dosjes së Gërdecit, Fatmir Mediu, për herë të parë, e sheh vetën të rrezikuar dhe pa mbrojtje politike.

Në këto rrethana, mundësia e vetme e Fatmir Mediut për të lehtësuar pozitat e tij, është të thotë të vërtetën dhe pse jo të kthehet në i penduar i drejtësisë. Në një konferencë për shtyp të datës 3 nëntor 2021, Fatmir Mediu, e zhvendosi përgjegjësinë për Gërdecin në Këshillin e Ministrave, në atë kohë me në krye Sali Berishën.

Mediu u shpreh se “Urdhrat e ministrit për zhvillimin e procesit të demontimit janë bazë dhe për zbatim të vendimeve Këshillit të Ministrave dhe legjislacionit në tërësi. Pesë ditë më pas, Fatmir Mediu, u ndal më në detaje në këtë version.

Mediu tha se “Të gjitha vendimet e qeverisë iniciohen nga ministritë përkatëse . Ministria e Mbrojtjes ka pasur detyrimin në bazë të NATO-s dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit eliminimin dhe demontimin e municionit të tepërt, i cili përbente rrezik. Detyra jonë ka qenë që të operonim dhe nuk ka qenë një kompani, por 5 të huaja që merreshin me këtë proces demontimi.

Meqë ky ishte një rast specifik që kishte të bënte me blerje për demontim atëherë ne ia dresuam qeverisë njëherë më kërkesë për të bërë një proces të drejtpërdrejtë dhe pas debateve në qeveri u bë një akt normativ, i cili i zgjeronte masën e veprimit Ministrisë së Mbrojtjes për rastet e tjera, që të mos shkonim gjithnjë në qeveri për çështje të tilla”.

Për herë të parë, Fatmir Mediu ka folur për një nga pikat më errëta të historisë së Gërdecit; Për Shkëlzen Berishën. Ky i fundit, para dhe gjatë ngritjes së fabrikës së demontimit, ka shkuar 42 herë në zyrën e Mediut. Fatmir Mediu, menjëherë për shpërthimit të Gërdecit, i ka telefonuar pikërisht Shkëlzen Berishës. Shkëlzeni kishte lidhje të shumëfishta me kompanitë që ndërtuan fabrikën, po bënin demontimin dhe që po paketonin fishekët me etiketa false për t’ia shitur kompanisë amerikane.

Fatmir Mediu pranoi se kishte folur në telefon me Shkëlzenin pas shpërthimit, duke i dhënë një mesazh të fortë Familjes Berisha. Sigurisht, Mediu rezervoi të shprehej se pse i kishte telefonuar pikërisht Shkëlzenit në ato momente dramatike.

“Në ditën e ngjarjes unë kam pasur shumë njerëz që më kanë marrë. Sipas tabulateve, ka tabulate që unë kam bërë telefonatë me djalin e kryeministrit, por kjo është absurde, sepse po e bëj dhe një herë krahasimin. Çdo telefonatë që kam marrë ka qenë në raportet e solidaritetit. Në punën time si ministër unë i përgjigjem vetëm kushtetutës, ligjit, urdhrave dhe vendimeve të qeverisë, në marrëdhëniet e mia personale, unë nuk jam njeri që nuk hap telefonin dhe nuk flas me njerëz”, ka pohuar Mediu.

Nga ana tjetër, Sali Berisha duket se i ka marrë mesazhet e ish ministrit të tij. Berisha befas ka nisur një sulm të egër ndaj anëtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilët do të shqyrtojnë rekursin e Fatmir Mediut për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit për hapjen e dosjes së Gërdecit./shqiptarja.com

Next Post
Analiza e Minxhozit: LSI është në rënie sipas sondazheve, PD humbi 150 mijë vota në 8 vite

S’na ktheve në pushtet, rri aty ku je, preke Berishën, ik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kupa e Botës me 64 skuadra për edicionin e vitit 2030, Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit

Kupa e Botës me 64 skuadra për edicionin e vitit 2030, Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit

July 12, 2026
Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

July 12, 2026
Arkitektura ndër degët më të prefetuara të studimit, maturantët e interesuar do t’i nënshtohen testimit më 19 gusht

Arkitektura ndër degët më të prefetuara të studimit, maturantët e interesuar do t’i nënshtohen testimit më 19 gusht

July 12, 2026
“Zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike”, PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

“Zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike”, PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

July 12, 2026
Këshilltari i Khameneit: Për ne, Ngushtica e Hormuzit është më e rëndësishme se armët bërthamore

Këshilltari i Khameneit: Për ne, Ngushtica e Hormuzit është më e rëndësishme se armët bërthamore

July 12, 2026
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

July 12, 2026
Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

Pas sulmeve me raketa dhe dronë, Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

July 12, 2026
Pushuesit marrin kontrollin mbi çmimet! Lezha vendos tabelat me barkod në çdo plazh

Pushuesit marrin kontrollin mbi çmimet! Lezha vendos tabelat me barkod në çdo plazh

July 12, 2026
Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

July 12, 2026
Nga presioni i protestës te sfida e madhe e 2027, Klosi nxjerr kartat e PS!

Nga presioni i protestës te sfida e madhe e 2027, Klosi nxjerr kartat e PS!

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In