• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatmir Mediu: Duam të fitojmë sëbashku me Partinë Demokratike, nëse e djathta bashkëpunon mund të fitojmë

by Ardit Rada
13/01/2021 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse të gjitha partitë e së djathtës bashkëpunojnë me njëra tjetrës dhe krijojnë një koalicion, e djathta mund të fitojë këto zgjedhje, thotë Fatmir Mediu.

Kryetari i Partisë Republikane shpjegoi skemën në Top Talk që sipas tij e bën të djathtën fituese të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Unë kërkoj që ne të hyjmë në vlerësim. Duhet pluralizëm politik. Bashkimi i forcave pluraliste në opozitë duhet të çojë në konkretizimin e rezultatit. Duhet përcaktuar raporti politik. Nuk ka ndonjë dallim se i kujt është njëri kandidat dhe i kujt tjetri.

Këtu nuk është për të bërë pazar. Të gjitha votat e PR-së duhet të shkojnë në favor të koalicionit

Nëse zhvillohet në formë pazari, për të krijuar qoshe të ngrohta për secilin do të jetë një dëm i madh elektoral për opozitën. E them me bindje nisur nga eksperiencat, sidomos me zgjedhjet e 2017”, thotë Mediu.

Sipas tij, koalicioni i shërben së djathtës dhe jo Partisë Republikane. “Dalja më vete është në interes të PR-së sepse kam 26 kandidatë në garë, të cilët luftojnë me njëri tjetrin kush do të marrë më shumë vota, kurse me rastin e koalicionit pa dyshim zvogëlohet mundësia. Çështja është si të sjellim fitoren e së djathtës. Nuk është çështje e të dhënit dhe të marrit, është çështje e të bashkuarit për të fituar sa më shumë vota”.

Megjithatë, ai tregon se ka paraqitur qëndrimet e e tij që thotë se do ta bëjnë të djathtën fituese.

“Elementi i parë i vlerësimit të një koalicioni është pesha elektorale në çdo skaj të Shqipërisë, në çdo qark.

Dhe në bazë të kësaj peshe elektoriale, duke iu referuar zgjedhjeve të kaluara, qofshin këto lokale apo parlamentare, duke caktuar edhe projeksionin se ku janë partitë politike në çdo qark dhe kandidatët.

Elementi i dytë, kandidatët të konceptohen si kandidatë të koalicionit, në gjykim dhe mirëkuptim të përbashkët në mënyrë që të maksimalizojnë votat e të gjithë koalicionit. Mos të jenë thjesht njerëz që rendin për pozicionin e tyre në parlament, por të rendin që të shtohen votat e gjithë koalicionit, republikanë, agrarë e kështu me radhë.

E treta, efikasiteti i punës në pikëpamje të organzimit të këtyre institucioneve. Partia Republikane ka thënë që ne duam të fitojmë së bashku me Partinë Demokratike, duke vlerësuar në mënyrë reciproke peshën elektorale dhe kur të vijë koha për kandidatët të jemi të hapur që të përcaktojmë se kush janë kandidatët e duhur”.

Mediu thekson rëndësinë e transparencës brenda koalicionit dhe kandidatët e duhur të mbështeten nga të gjithë./a.p

Next Post
Matteo Renzi tërheq dy ministra, qeveria Conte në rrezik

Matteo Renzi tërheq dy ministra, qeveria Conte në rrezik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In