Seanca gjyqësore ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomit të Kosovës, është ndërprerë për shkak se Limaj ka kërkuar një pauzë me arsyetimin se ka probleme me dhëmbin.
Gjatë seancës, Fatmir Limaj ka kërkuar nga Prokuroria që të iu dorëzohet dokumenti origjinal i cili është gjetur në shtëpinë e Limajt.