• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Fatmir Limaj tregon se çfarë u tha në Bruksel për dialogun

by Java News
06/02/2019 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa paralajmërim bashkëdrejtuesit e dialogut Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj të martën kanë udhëtuar për në Bruksel. Në një prononcim për KTV-në, pas kthimit nga Brukseli, Limaj ka konfirmuar se atje kanë shkuar për të bërë modelimin e dialogut të mundshëm.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se me këtë rast është përmendur edhe taksa. “Ishim në Bruksel, dhe si pa transparencë. Javën e kaluar kemi paralajmëruar se kemi vizitë këtë të martë, por keni harruar. Ishte një takim i rregullt që e kemi lënë qysh të hënë. Kemi qenë sot në takim në Bruksel dhe u kthyem”, ka thënë Limaj. Limaj ka treguar se atje janë takuar me drejtuesit e Zyrës së Mogherinit për agjendën e dialogut.

“Kemi bashkëbiseduar për mënyrën e dialogut dhe si mund të shkojë dialogu i mundshëm për marrëveshjen gjithëpërfshirëse finale dhe natyrisht që kemi paraqitur edhe disa ide tona. Së pari kemi kërkuar nga BE-ja që Serbia ta kuptojë, dhe që të kërkojë nga Serbia që dialogu duhet të zhvillohet pa kushte.

Ne besojmë që nëse vërtetë Serbia është e interesuar që të futet në dialog dhe të përfshihet në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk duhet të kushtëzohet nga asnjëra palë, si rruga më e mirë për të vazhduar dialogu”, ka thënë Limaj. Sipas tij, vënia e kushteve vështirëson arritjen e objektivave tona të përbashkëta për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ne kemi bere te njohura arritjet dhe angazhimet tona, për temat që do t’i diskutojmë siç është të pagjeturit, që duhet të futet në agjendë, çështje e dhunimeve të grave, krimet e luftës, e këto tema”, ka thënë Limaj, për KTV-në.

“Ne këtu jemi duke bërë modelimin e dialogut të mundshëm, që në momentin kur kthehemi në tavolinë si do të shkohet. Ne kemi bërë të qartë objektivat tona, ne shkojmë atje me idenë që ky dialog nuk mund të zvarritet me vite të tëra, por të shkojmë drejt e te tema qendrore është që Kosova në këtë dialog do të shkojë për njohjen e saj, që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, që 5 vendet e BE-së ta njohin Kosovën dhe marrëveshja të jetë obligative”, ka thënë më tej Limaj.

Ai ka thënë se në këtë takim është përmendur edhe taksa.“Ne kërkuam nga BE-ja që mos të lejojë asnjërën palë që të vë kushte për të filluar dialogun. Duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve dhe tavolina e dialogut duhet t’i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura që i kemi me Serbinë. Nuk e kemi caktuar datën por shpejt besoj se do ta kemi takime të tjera, me temat për të cilat po flas”, ka thënë Limaj.Kur ka folur për Platformën, ai ka thënë se shpreson që nga fundi i javës do të përcillet në Parlament.

“Ditët në vazhdim do të kemi takim në delegacionin shtetëror, po besoj për t’i dhënë edhe dorën e fundit draft-platformës për dialogun dhe kjo të shkojë në Kuvend”, ka thënë Ahmeti. (b.an)

Next Post
Moti sot, zonat që do të përfshihen nga reshjet e shiut dhe dëborës

Moti sot, zonat që do të përfshihen nga reshjet e shiut dhe dëborës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com