• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fatmir Limaj: Gjykata Speciale të shkojë në OKB

by
14/06/2015 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka përsëritur se duhet gjetur një zgjidhje për themelimin e Gjykatës Speciale që nuk e prek sovranitetin e Kosovës.

“Nëse nuk ka mirëkuptim atëherë kjo çështje le të shkoj edhe në OKB, me mesazhin e qartë, se ne nuk votojmë kufizimin e sovranitetit të vendit tonë”, ka shkruar Limaj, në një reagim në Facebook.

Lexojeni të plotë reagimin:

Prekja dhe kufizimi i sovranitetit e kthen Kosovën 16 vite mbrapa në protektorat, dhe ju që po negocioni për këtë çështje duke mos pasur mandat dhe legjitimitet për një gjë të tillë, e dini mirë çfarë dëmi mund t’i shkaktohet konsolidimit tonë shtetëror.

Ju ftoj që të ktheheni në mandatin që ua jep Kushtetuta dhe obligimet që dalin nga kompetencat e juaja shtetërore.

Ndërpritni këto negociata dhe të gjithë miqve tanë tu thuhet: Po, ne jemi të hapur për të gjetur rrugë dhe opsion kredibil për adresimin e të gjitha dyshimeve të dala në raport, por pa prekur sovranitetin e shtetit tonë.

Nëse nuk ka mirëkuptim atëherë kjo çështje le të shkoj edhe në OKB, me mesazhin e qartë, se ne nuk votojmë kufizimin e sovranitetit të vendit tonë.

Duke mos dashur që këtu të flas se a mundet apo jo OKB-ja të krijoj një gjykatë të tillë, por hajt të themi se edhe mund ta formoj.

Por atë le ta bëj për të gjitha krimet e supozuara që janë bërë gjatë luftës në Kosovë, dhe në asnjë mënyrë krijimi i kësaj Gjykate të ketë njëanshmëri, por të ketë gjithëpërfshirje./Zeri/

Next Post

VIDEO/ Shkupi "dridhet" nga himni kombëtar shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com