• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fatmir Kajolli dënohet me 8 vite burg nga Gjykata e Fierit

by A R
05/09/2016 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Fierit, me gjyqtare Matilda Shalla ka dhene sot vendimin per njohjen e denimit te Gjykates italiane per Fatmir Kajollin, duke e denuar ate perfundimisht me 8 vjet burg nga 22 vjet qe ishte denuar nga Gjykata Italiane dhe kerkuar nga prokuroria e Fierit.

Pas tentativave të dështuara të shtetit italian për të bërë ekstradimin e Kajollit, drejtësia përtej Adriatikut gjeti një mënyrë të re për të bërë të mundur arrestimin e tij: kërkuan dënimin e shtetasit Kajolli në vendlindjen e tij.

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë Fier, Gjykata e rrethit Fier kishte vendosur masën e sigurimit “arrest në burg” për efekt të njohjes së vendimit penal të huaj për shtetasin Fatmir Kajolli, i dënuar në Itali me 22 vjet heqje lirie për trafikim të lendeve narkotike dhe pjesemarrje ne organizate kriminale raporton Panorama.

Sipas Policisë, Kajolli është dënuar nga gjykata italiane me 22 vjet heqje lirie dhe 190 mijë euro gjobë. Biznesmeni i njohur fierak dhe njëkohësisht ish-anëtar i Këshillit të Bashkisë së Fierit gjatë mandatit të kaluar, Fatmir Kajolli, fitoi katër vite më parë betejën e tij me drejtësinë italiane, e cila kërkoi ekstradimin për vuajtjen e një dënimi të dhënë nga Gjykata e Romës.

Në qershor të vitit 2012, Gjykata e Apelit Vlorë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, atë të moslejimit të ekstradimit të tij drejt Italisë për dënimin për trafik droge. Në vendimin e marrë atëherë nga Gjykata e Fierit është gjetur si i drejtë argumentimi i palës mbrojtëse që kërkoi moslejimin e ekstradimit të 49-vjeçarit, Fatmir Kajolli, për parregullsi në letërporosinë e dërguar nga drejtësia italiane.

Më konkretisht, mbrojtësi i Kajollit pretendoi atëherë se Ministria italiane e Drejtësisë nuk kishte shprehur asnjë garanci nëse do të respektohej ose jo parimi i specialitetit. Sipas mbrojtjes, nuk ishte specifikuar fakti nëse ndaj Kajollit do të ekzekutoheshin ose jo vendime të tjera të marra nga gjyqësori i atjeshëm.

Kjo, pasi në letërporosinë e dërguar nga Ministria e Drejtësisë italiane figuronte vetëm vendimi i formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Apelit Romë, ndërsa nuk kishte asnjë të dhënë lidhur me vendimin e dhënë nga Gjykata e Milanos.

Mungesën e specifikimit të faktit nëse Kajolli do të vuante në Itali edhe dënime të tjera, pala mbrojtëse e ka cilësuar atëherë si parregullsi dhe i kërkoi gjykatës që të mos e lejonte ekstradimin e tij.

Ndërsa Prokuroria kërkoi lejimin e ekstradimit të Kajollit, duke pohuar se dënimi që do të vuante Kajolli duhej të ishte vetëm ai që kërkohej në letërporosinë e drejtësisë italiane.

Por Gjykata e Fierit vlerësoi si të ligjshme kërkesën e mbrojtjes së Kajollit, duke vendosur moslejimin e ekstradimit të tij.

Në mënyrë më të detajuar, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sekuestron preventive për pasuritë si më poshtë:

  1. Tokë truall me sipërfaqe 4500 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 1700 m2, shitur nga Fatmir Kajolli shtetases Majlinda Çuko (Kajolli) në vlerën 900 mijë lekë
  1. Tokë pyll, me sipërfaqe 365.000 m2, blerë nga shtetasja Majlinda Çuko (Kajolli) me vlerë 60 milionë lekë (të reja)
  1. Tokë pyll, në 5 parcela, me sipërfaqe totale 576.770 m2, të regjistruara në emër të Majlinda Çuko (Kajolli), e gjithë sipërfaqja e dhuruar me kontrata të dyshimta dhurimi nga të njëjtët persona
  1. Tokë pa fryt, në 8 parcela, me sipërfaqe totale 177.600 m2, të regjistruara në emër të Majlinda Çuko (Kajolli), e gjithë sipërfaqja e dhuruar me kontrata të dyshimta dhurimi nga të njëjtët persona që kanë dhuruar edhe pasuritë e tjera
  1. Tokë arë, në 4 parcela, me sipërfaqe totale 138.400 m2, të regjistruara në emër të Majlinda Çuko (Kajolli), e gjithë sipërfaqja e dhuruar me kontrata të dyshimta dhurimi nga të njëjtët persona që kanë dhuruar edhe pasuritë e tjera.
  1. Tokë Joproduktive, me sipërfaqe 840.000 m2, e regjistruar në emër të Majlinda Çuko (Kajolli), e gjithë sipërfaqja e dhuruar me kontrata të dyshimta dhurimi nga të njëjtët persona që kanë dhuruar edhe pasuritë e tjera.

Gjithashtu, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive edhe për shoqëritë tregtare, si më poshtë

  1. Shoqëria “CITADELLA”, Fier, regjistruar në emër të shtetases Majlinda Çuko (Kajolli), me aktivitet “Prodhime materiale ndërtimi, ndërtime të ndryshme, import-eksport, etj. Rritje, zënie dhe tregtim peshku”.
  1. Shoqëria “ABA 2001”, Fier, regjistruar në emër të shtetases Majlinda Çuko (Kajolli), me aktivitet “Veprimtari private në fushën e pastrimit, dhe riciklimit të mbetjeve urbane. Si edhe Transport udhëtarësh brenda vendit”.
  1. Shoqëria “International Parking 2011”, Fier, regjistruar në emër të shtetasit Florim Kajolli, me aktivitet “Veprimtari shërbimi, mbikqyrje dhe administrimi parkingu publik, si edhe bar-restorant-lavazh”./a.m.
Next Post
Dritan Sejko emërohet drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Dritan Sejko emërohet drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In