• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fatkeqësi për vendin nëse Basha zgjidhet kryeministër”/ Kulluri ironizon komisionin e vlerësimit në PD: Qesharake, karriera ime varet nga…

by Java News
12/09/2020 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri ka deklaruar do të garojë përballë kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha në zgjedhjet e 25 prillit, si pjesë e një force politike. Se cila do të jetë kjo forcë politike nuk ka dhënë emër, por thekson se do të jetë një alternativë që përfaqëson vlerat e së djathtës, për cilat akuzon Bashën se në drejtimin e tij i ka zhdukur. I ftuar në studion e Report Tv, Kulluri tha se tashmë e ka marrë vendimin.

“Jam i bindur që e djathta do ketë alternativë të tjera përveç atyre që janë bërë publike. Unë e kam marrë vendimin që do jem përballë Ramës dhe Bashës në një lëvizje politike, jo për një vend pune. Mendoj që lidershipi është problemi, partitë drejtohen për të përcaktuar vijat politike që fillojnë me ide e programe. Sot PD përfaqëson vlerat më të këqija të PD në 30 vite, mediokritet, mbyllje, prishje të debatit. Kjo parti nuk reflekton nga gabimet. PD e ka të provuar që nëse nuk dëgjon, apo nuk hapet”, ka thënë Kulluri i cili shprehet i bindur se në këto zgjedhje demokratët do të hyjnë të cunguar, pikërisht se “kritikat nuk janë marrë parasysh”.

Nisur nga fakti që brenda demokratëve nuk ka debat, një mendim ndryshe, Kulluri e sheh jo shpresëdhënëse hapjen e listave 100%. “Në PD s’ka debat të brendshëm, atëherë ç’kuptim ka listat e hapura, ndryshon renditja e mediokërve, por jo mediokëritë që do të futen në Kuvend”, ka thënë ai përballë gazetarit Andi Kapxhiu.

Komisionin e ngritur për vlerësimin e kandidatëve të PD, Kulluri e konsideron si një strukturë që Basha e ka ngritur për të hequr përgjegjësitë nga dështimi në zgjedhje.

“Tani është vonë, nuk ka më shpresë që PD të ndryshojë. Të 5 personat, janë njerëz që kur ne kemi bërë beteja në PD, nuk kanë qenë aty. Ruli ka thënë gjëra të rënda personale për drejtim të PD dhe është rikthyer pa thënë asgjë, që do të thotë se janë pazare. Si mund të më kërkojë mua formularin, për një vend punë? PD mua më njeh mua prej disa vitesh.  Duhet të kishte garë. Janë plotësuar 4000 formularë, këtij 4000 mijë nuk i dalin në miting. 3000 u kanë kthyer përgjigje negative, njoh njerëz që i plotësonin kriteret, por s’i kanë marrë dhe ka zero transparencë.

Basha përmes këtij komisioni nuk po merr përgjegjësinë që i takon. Në 2017 nuk u largua, tani ia ka deleguar përgjegjësinë 5 njerëzve. Kush i ka zgjedhur këta persona?. Pra karriera ime varet nga Besnik Mustafa? Pra ai po përdor këto për të larguar Edvinin e me radhë. Janë 36 mijë faqe, e 5 vetë i kanë lexuar për 5 muaj? Kjo është qesharake”, tha ai, teksa ka pasur edhe një përgjigje për një prej anëtarëve të këtij Komisioni, Mark Marku, i cili në një intervistë në “Pa Protokoll“ tha se “kritikët” e Bashës do bëhen “lavdërues” kur ai të vijë në pushtet.

“Çështjet e PD me Bashën, janë çështje e tyre, jo e jona, Në ndodh cudia dhe Basha bëhet kryeministër do ishte fatkeqësi në këtë vend dhe do jetë Marku që do të na kërkojë falje”, tha ai.

Kullur flet për një bashkëpunim mes Ramës dhe Bashës dhe për këtë të fundit referohet lajmit të publikuar më herët nga Shqiptarja.com që mban titullin ” Basha ankohet për krizë, sekretarët e PD ndajnë dhjetëra mijëra euro fitim me kompanitë e tyre, kupola blu tendera, pallate e biznese në lulëzim.

“Jozefina Topalli, Edvin kulluri, Edit Harxhi është shitur te Edi Rama? Si qenkemi shitur ne kur paratë e reklamave i merr Basha, ku gjysma e PD merr tendera nga kjo qeveri, e kam lexuar te lajmi këtu në Report Tv. Cili familjarë i imi merr tendra të qeverisë? I ka Basha në pushtet, këto janë bashkë”, tha Kulluri, një përgjigje kjo për ata që thonë se “është shitur te Rama”.

g.kosoavri

Next Post
Topalli nxjerr FOTO mes Azemit dhe Berishës dhe “shigjeton” Bashën: Kur kishim opozitë!

Topalli nxjerr FOTO mes Azemit dhe Berishës dhe “shigjeton” Bashën: Kur kishim opozitë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

July 18, 2026
Ngjarja e rëndë/ Gjendet e pajetë 74 vjeçarja, dalin detajet e para

Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In