Fatkeqësi në familjen e këngëtarit Michael Bublé. Djali i madh i këngëtarit, trevjeçari Noah, është diagnostikuar me kancer. Ka qenë vetë Bublé dhe gruaja e tij, Luisana Lopilato, 29 vjeç, që përmes një postimi në Facebook, njoftuan ajmin e hidhur.
“Jemi të shkatërruar nga diagnozën e fundit e kancerit të djalit tonë të madh, Noah, i cili aktualisht merr trajtim në Shtetet e Bashkuara. Ne kemi folur gjithmonë për rëndësinë e familjes dhe dashurinë që kemi për fëmijët tanë. Luisana dhe unë do t’i kushtojmë të gjithë kohën dhe vëmendjen tonë Noas dhe tashmë kemi pezulluar aktivitetet tona profesionale. Gjatë kësaj kohe të vështirë, ne ju kërkojmë të luteni për atë dhe lutemi të respektoni privatësinë tonë. Kemi një rrugë të gjatë përpara dhe shpresojmë që me mbështetjen e familjes tonë, miqtë, fansat në mbarë botën dhe të besimit në Zot, ne mund të fitojmë këtë betejë”, thuhet në njoftimin e këngëtarit.
Muzikanti kanadez dhe aktorja argjentinase kanë dy djem. Më i vogli, Elias, erdhi në jetë në janar të këtij viti.
BW/d.i.