• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fati politik i njerëzve të Gaz Bardhit

by Ergys Mërtiri
05/09/2023 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ergys Mërtiri

Deri para një viti Berisha e akuzonte Bardhin si përgjegjës për vrasjen e Xhuvanit në Elbasan. Po ashtu mediat e tij, e etiketonin PD-në zyrtare si Shoqata Basha-Bardhi, duke iu referuar termit shoqatë si stigmë seksuale të huazuar nga një zhargon i vjetër, sipas të cilit, “i shoqatës” quhej çdo burrë me orientim seksual të dyshimtë.

Ironikisht sot Berisha gëlltiti gjithçka (siç ka bërë vazhdimisht, me qindra herë) duke pranuar të bëhet tashmë lider i shoqatës Berisha-Bardhi.

Nga ana e tij, Bardhi e ka akuzuar Berishën si vrasës të 26 njerëzve në Gërdec apo edhe si bashkëpunetor me bandat mafioze të Elbasanit të cilat e kanë ndihmuar për të konvertuar me dhunë demokratët në foltoristë. Ai ka pohuar ndërkohë se, nuk është Saliu, por i biri i tij, që drejton PD-në, duke e përdorur atë në shërbim të interesave të tija financiare. “Babi i Zenit”, e quante Bardhi liderin e foltores.

Sot Bardhi u rreshtua nën armë në ushtrinë nongrata të babit të Zenit, duke lëpirë gjithçka që kish pështyrë pak kohë më parë. Ndërsa dje deklaronte se Berisha mbështetet nga Rama, bandat dhe oligarkët e tij, sot ai deklaron se është Basha që po mbeshtetet nga Rama për të mbajtur PD-në.

Që të dy, Bardhi dhe Berisha kanë për detyrë tashmë t’iu shpjegojnë shqiptarëve nëse janë duke bërë realisht aleancë mes kriminelësh, apo mes mashtruesish që genjejnë paturpsisht qytetarët për interesa të vogla të  politikës së ditës.

Por çfarë ka ndodhur që Bardhi ka ndryshuar mendje në mënyre kaq ekstremisht të kundërt?

Me çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe, ai sot duhet të ishte edhe më i bindur në deklaratat e tij. Zgjedhjet e 14 majit provuan se Berisha nuk ka asnjë shanc ta ngrejë opozitën dhe bashkimi me të është nul, ndërkohë që kulla gjigande e korrupsionit 64 katësh, të cilën Rama ia dhuroi si aset në ditë halli, kur “revolucioni” ka nevojë për karburant, provoi se foltorja nuk është aspak në armiqësi me qeverinë. Atëherë, përse detyrohet Bardhi të bëjë kapërcime të tilla?

Në fakt qendrimet e tij nuk kanë të bëjnë aspak me të vërtetat, por me nevojën e tij për të gjetur tashmë fije kashte ku të kapet, pas dështimit të tij dhe grupit që e ndjek për të marrë PD-në. Pas dorëheqjes së Bashës, duket se orekset e tyre u rritën dhe prodhuan vizione delirante që e projektonin Gazin kryetar të PD-së.

Lufta e tyre kundër Alibeajt dhe pengimi i tij për të vijuar aktivitetin politik, ku PD-ja nuk mundi të organizojë dot asnjë takim, mbledhje apo aksion politik mund të shpjegohet vetëm mbi këtë perspektivë. Pasi Alibeaj mbijetoi, Bardhi dhe njerëzit e tij luftuan me forcë që PD-ja të mos hyjë në zgjedhje, duke e dobësuar edhe më shumë PD-në e duke ia lënë fushën bosh ndaj Berishës. Pas humbjes katastrofike Berishës ata bene luftë agresive të pa precedent për të penguar organizimin e zgjedhjeve në parti, duke penguar riorganizimin e saj.

Kur të gjitha këto dështuan dhe grupi i Bardhit doli zbuluar, ai tashmë gjendet jashtë çdo mundësie për të pasur një rol në politikë. Të mbetur në rrugë të madhe, Berisha është e vetmja derë ku mund të përplasin kokën, paçka se edhe aty nuk mund të kenë asnjë të ardhme. Por realiteti është i hidhur. Berisha do ti shfrytëzojë ata, për sa kohë i duhen numra në parlament, dhe më pas do ti flakë në rrugë, kur të mos iu duhen më.

Ky është fakti i të gjithë atyre luajnë pa parime dhe në paaftësi për ti mbajtur orekset në një nivel që iu përputhet me takatin real që kanë.

Next Post
A po godet vetëm majtas drejtësia e re? Minxhozi: Të akuzuarit për vrasje s’mund të hetohen pas të akuzuarve për vjedhje!

Rama largon disa ministra/ Minxhozi: Ndryshimet në qeveri, të nevojshme. Ministritë kryesore të jenë politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Informacionet që duhet të dini! 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime

Informacionet që duhet të dini! 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime

November 15, 2026
Franca pranon se BE-ja është vonuar me Ballkanin Perëndimor: Shtyrjet e mëtejshme rrezikojnë besueshmërinë e integrimit europian

Franca pranon se BE-ja është vonuar me Ballkanin Perëndimor: Shtyrjet e mëtejshme rrezikojnë besueshmërinë e integrimit europian

November 15, 2026
Provokimi i Putinit, ndryshimi i qëndrimit të Trumpit, pse negociatat e Ukrainës kërcënojnë të ardhmen e NATO-s?

Provokimi i Putinit, ndryshimi i qëndrimit të Trumpit, pse negociatat e Ukrainës kërcënojnë të ardhmen e NATO-s?

November 15, 2026
Kush do ta pasojë Olsian Çelën? Gara për kryeprokurorin e ri “ngec” në KLP

Kush do ta pasojë Olsian Çelën? Gara për kryeprokurorin e ri “ngec” në KLP

November 15, 2026
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, partitë politike në Kosovë hartojnë planin e mbështetjes, zbulohet çfarë parashikon strategjia sekrete

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, partitë politike në Kosovë hartojnë planin e mbështetjes, zbulohet çfarë parashikon strategjia sekrete

November 15, 2026
Banda shqiptare terrorizonte bizneset në Athinë, urdhrat jepeshin nga qelitë e burgjeve, si organizoheshin sulmet me molotov dhe granata dore

Banda shqiptare terrorizonte bizneset në Athinë, urdhrat jepeshin nga qelitë e burgjeve, si organizoheshin sulmet me molotov dhe granata dore

November 15, 2026
“Rrezikojmë të humbim Bashkinë e Tiranës”, Majko kërkon pastrimin e PS, Rama: Skepticizmi yt më motivon

“Rrezikojmë të humbim Bashkinë e Tiranës”, Majko kërkon pastrimin e PS, Rama: Skepticizmi yt më motivon

November 15, 2026
Hodhën vezë dhe sende të forta drejt eskortës së Ramës, arrestohen dy persona dhe procedohen 9 të tjerë

Hodhën vezë dhe sende të forta drejt eskortës së Ramës, arrestohen dy persona dhe procedohen 9 të tjerë

November 15, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Me përjashtime nga partia bëhen edhe filma…

November 15, 2026
Gjendet i vdekur në makinë 39-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

Gjendet i vdekur në makinë 39-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In