• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Fati përmbyset në nëntor! Astrologia rendit shenjat nga ato më pafat te sundimtari i muajit!

by Java News
03/11/2025 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrologia Meri Shehu ka zbuluar në emisionin “Rudina” në Tv Klan parashikimin e plotë të horoskopit për muajin nëntor, duke renditur shenjat nga më me pak fat deri tek ato që do të ndriçojnë më shumë këtë periudhë. 

Një muaj me ndryshime të fuqishme, rikthime të papritura dhe emocione të zjarrta, ku ndikimi i Mërkurit të kundërt dhe Hënës së Plotë në Dem do të trazojë ujërat për shumë shenja. 

Nga Bricjapët që duhet të ruajnë qetësinë pas datës 9, te Demi që shpallet “mbreti i fatit” për këtë muaj, Meri Shehu sjell një panoramë të plotë të energjive qiellore që do të ndikojnë në dashuri, para dhe karrierë. 

12-Bricjapi: Rikthehet Mërkuri i kundërt në Shigjetar që për Bricjapët është në shtëpinë e 12-të. Do të rikthehen disa problem që mund të keni pasur me veten, familjen ose punën. Deri në datën 9 do të ecin gjërat/ do të përparojnë, por pas datës 9 e tutje duhet që të kenë shumë kujdes. Duhet të bëjnë kujdes me shpejtësinë e zhvillimit të disa situatave, por pas datës 9 do të kthehet Mërkuri i kundërt në Shigjetar dhe shumë Bricjapëve do u sjellë këto tentativa. Por na dashuri do të jenë detyrimisht mirë me Hënën e Plotë të paktën në datën 5, do të marrin një lajm pozitiv. 

11-Peshorja: Duke qenë se janë që do të ketë ndikimet e Mërkurit të kundërt, nga data 9. Hëna e Plotë në Dem në datën 5 që për Peshoret nuk është simboli më i mirë, sidomos në çështjet ekonomike dhe në detyrimet që u kanë të tjerëve, ose u kanë të tjerët. Futen në një zmadhim të problematikës dhe ky muaj u jep një lloj presioni/trysnie psikologjike. Do të merren pak edhe me çështjet e tyre personale dhe erotike, ose me dëshirën e tyre të kompletuarit, ose mbyllet një cikël në jetën e tyre personale. Janë në një moment delikat sidomos rreth datës 5, por do të fillojnë që të çlirohen me Hënën e re, pas datës 20 dhe do marrin këndvështrime ekonomike të mira. 

10-Dashi: Fillojnë me optimizëm dhe marrin një vrull më shumë se sa duhet. Hëna e Plotë në datën 5 i fut në udhëkryqe të fuqishme ekonomike dhe deri në datën 20 me Hënën e re me të cilën do të përballen me një ndryshim, do të futen në vendin që u takon. Pas datës 20 fillon një lloj përmirësimi. Në sferën erotike do të jenë mirë, shumë Dashë do të përjetojnë momente intime shumë të fuqishme. 

9-Gaforrja: Me rikthimin e Mërkurit të kundërt në Shigjetar u hapen problematika në lidhje me punën, përditshmërinë, ligjin, me rutinën e jetës së përditshme dhe u përmbysen disa situata të cilat i kishin menduar si të rregullta. Shumë Gaforre do të shikojnë që nga data 9 gjërat do të marrin ndryshime të mëdha, sidomos çështjet që i takojnë punës, ose të stabilitetit të rutinës të paktën deri në datën 18. Në datën 18 e tutje pastaj u rikthehen ish-ët nga e kaluara, dhe u rikthehet një tendencë erotike. Nëntori është një nga muajt më erotike dhe Gaforret janë një nga shenjat më erotike të këtij muaji. 

8-Binjakët: Duke qenë se kanë përballë Marsin futen në një tension të madh. Shumë Binjakë të lindur në dhjetë ditëshin e parë do të kenë një presion dhe një trysni shumë të madhe që do t’i sulmojë për t’i bërë ndryshime. Duke u kthyer Mërkuri i kundërt pas datës 9 do u rikthehen edhe një herë disa shanse për të bashkëpunuar, ose disa problematika në çift. Megjithatë do të qetësohen dhe në lidhje me punën do të marrin një lajm të mirë qoftë në datën 6. 

7-Virgjëresha: Duhet të kenë shumë kujdes kryesisht në ditët e parë në lidhje me karrierën me marrëdhëniet në çift. Kanë një lloj dëshire dhe trysnie për të dominuar, por kthehet Mërkuri i kundërt dhe të gjitha këto gjëra që kanë bërë në këto nëntë ditët e para edhe mund t’i rregullojnë, por edhe mund të kemi një vështirësi. Mund të ketë edhe zgjidhje të disa konflikteve ose të problematikave që mund të kenë pasur me eprorët ose me marrëdhëniet në çift. Më Hënën e Re në Akrep gjërat fillojnë dhe marrin një pozitivitet dhe një ndryshim. Hëna e Plotë në Dem është një simbol pozitiv në datën 5. 

6-Peshqit: Do të kenë tendenca me karrierën, ngrite në detyrë, apo konflikte me eprorët, apo edhe dëshirë për të dominuar. Pas datës 9 mund të ndryshojnë vendin e punës, ose të bëjnë disa llogari gabim. Kështu që nga data 9 deri në datën 18 duhet të kenë kujdes në mënyrën se si flasin, çfarë nënshkruajnë, sidomos në lidhje me punën. Pas datës 20 Hëna e Re në Akrep u jep një mundësi për të udhëtuar, për të kontaktuar dhe për ta parë jetën e tyre shumë më mirë. Hëna e Plotë në datën 5 është shumë pozitive, kështu që shfrytëzojeni për lajme të mira. 

5-Ujori: Do llastohen, do argëtohen, do marrin dhurata, kështu është tendenca kryesisht. Pastaj do të fillojnë që të merren me çështjet e karrierës, të cilat do të jenë dominante, sidomos pas datës 20, ku do të ikin të gjitha këto ngatërresa. Pas datës 20 premtohet një punë e re, një pagë e re dhe një status i ri. Duhet të kenë shumë kujdes në datën 5. Do të plotësojnë dëshira të mëdha. 

4-Luani: Do të kenë një moment erotik dhe romantik shumë të mirë në nëntë ditët e para të muajit, sepse Marsi në Shigjetar ua jep gjithë këtë tendencë, pastaj duhet të merren shumë me çështjet familjare. Rikthimi i Uranit në Dem tregon që ato mosmarrëveshje që kanë pasur me të afërmit rikthehen dhe e çorientojnë edhe një herë situatën. Kështu që shumë Luanë duhet të merren shumë me familjen dhe me çështje të punës. Nga data 9 deri në 18 këta do të vrapojnë dhe nuk do të arrijnë dot që të stabilizojnë punët dhe detyrimet që do të kenë. Megjithatë janë në pozicion të mirë erotik dhe romantik. 

3-Shigjetari: Marsi është në shenjën e tyre. E kanë filluar muajin mirë. Megjithatë do të kemi përballjen e Uranit në Binjak që do i çorientojë pak, do të kemi disa përmbysje edhe me Hënën e Plotë në Dem. Megjithatë Marsi në shenjën e tyre premton shumë. Afërdita futet në shenjën e tyre në datën 30 premton dhe fundi i muajit, por Hëna e Re në datën 20 do të jetë shumë e mirë. Mërkuri i kundërt kthehet në shenjën e tyre dhe do të rregullojnë shumë gjëra, qoftë në lidhje me punën, qoftë personale. 

2-Akrepi: Hëna e Plotë në datën 5 do të jetë në shenjën e Demit dhe do të ndikojë direkt te Akrepët, por dhe Hana e Re në datën 20 ndikon direkt te Akrepët. Jeta e tyre do të jetë më në ndikim dhe do jetë më e vrullshme dhe do të ketë shumë energji. Në çështjet ekonomike deri në datën 9 do të kenë shumë përmirësime. Nga data 9-18, që kthehet Mërkuri i kundërt duhet të shikojnë edhe një herë shpenzimet apo fitimet e tyre. Në datën 18 rikthehet Mërkuri i kundërt në shenjën e tyre, kështu që shumë problematika që kishin ngelur pa u zgjidhur do u japin zgjidhje. 

1-Demi: Më në fund! Është një muaj shumë me fat, por edhe shumë i rëndësishëm, sepse ka shumë zhvillime. Demëve do u kthehet edhe një herë Urani në datën 7 në shenjën e tyre dhe mund t’i çorientojë disi. Kemi Hënën e Plotë në shenjën e tyre, e cila është shumë e fuqishme dhe ka shumë ndikime. Jeta e shumë Demëve do të ndryshojnë. Le të shpresojmë që ku ndryshim do të ketë shumë i mirë dhe ndryshime të mëdha të mëdha do të vijnë dhe në çështjet ekonomike, detyrime ose angazhime që kanë me të tjerët. Deri në datën 9 do të kthehen fuqishëm, mjafton të mos bëhen konfliktualë. Pas datës 9 Mërkuri tregon edhe një herë një ristart mbrapsht për rregullimin e çështjeve ekonomike. 

 

Next Post
Aksident me pasojë një të vdekur në Prrenjas

Aksident me pasojë një të vdekur në Prrenjas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përgatitet struktura e re për Policinë e Shtetit, sigurohet drafti

Përgatitet struktura e re për Policinë e Shtetit, sigurohet drafti

November 7, 2025
Rama batuta me kandidaten e Vlorës: Ka ardhur me të zeza se ndjek linjën time

Rama batuta me kandidaten e Vlorës: Ka ardhur me të zeza se ndjek linjën time

November 7, 2025
Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë

Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë

November 7, 2025
Progres-raporti, Rama: Vlerësuan shpejtësinë rekord të Shqipërisë në proces, 5 grup-kapituj u hapën në 11 muaj

Progres-raporti, Rama: Vlerësuan shpejtësinë rekord të Shqipërisë në proces, 5 grup-kapituj u hapën në 11 muaj

November 7, 2025
Rama: Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

“Skandal dhe ngërç absurd”/ Vendimi i GJK për Veliajn, Rama: Kryeqyteti s’mund të lihet pa “kokë”, ka nevojë për të zgjedhurin e tij

November 7, 2025
Gara e të Dielës, Rama me kandidatët socialistë: E dimë rezultatin! PD në hall kujt t’ia lërë humbjen në derë

Gara e të Dielës, Rama me kandidatët socialistë: E dimë rezultatin! PD në hall kujt t’ia lërë humbjen në derë

November 7, 2025
Rama: Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

Rama: Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

November 7, 2025
Podcasti “Flasim”, Rama flet për rritjen e pagave dhe pensioneve, progresraportin e KE dhe vendimin e GJK për Veliajn

Podcasti “Flasim”, Rama flet për rritjen e pagave dhe pensioneve, progresraportin e KE dhe vendimin e GJK për Veliajn

November 7, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Alkoli dyfishon probabilitetin e aksidentve rrugore dhe dyfishon probabilitetin e vdekjes në to

November 7, 2025
Kur do ta deklarojë PD në KQZ kontratën 6 milionë dollarëshe të lobimit për ‘non gratën’ e Berishës në SHBA?

Kur do ta deklarojë PD në KQZ kontratën 6 milionë dollarëshe të lobimit për ‘non gratën’ e Berishës në SHBA?

November 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com