• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fasoneritë me Covid-19 në Krujë/ Punonjësja: Kishte gra me temperaturë…

by A R
24/04/2020 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 24 orët e fundit, Kruja regjistroi edhe 7 raste të reja të prekura nga SARS-CoV-2, ndërsa një ditë më parë ishin 18 të tjera, ku 11 prej tyre janë punonjëse të fasonerisë dhe 4 persona kontakti të tyre, familjarë. Në Krujë janë mbyllur 6 fasoneri për shkak të pandemisë Covid-19. Kurse ka shkuar në 65 numri total i të infektuarve me koronavirus në Krujë.

Më poshtë ndiqni dëshminë e një gruaje e cila punon në një nga fasoneritë e mbyllura të Krujës.

Gruaja ka preferuar që të mbetet anonime ndërsa thotë se ka simptoma të koronavirusit ajo vetë si dhe familja e saj. Ajo ka shtuar se vjehrra e moshuar është në gjendje të rëndë ku prej 5 ditësh është me kollë dhe me temperaturë, sipas saj simptoma të ngjashme ka vetë ajo dhe vajza e saj e vogël.

Ndërkohë për sa u përket masave të ndërmarra nga fasoneria ku ajo punonte, gruaja tregon se nuk zbatoheshin masat e sigurisë dhe distancimit. Sipas saj kishte rreth 300 punonjës në ambiente të mbyllura.

Më tej gruaja ka shtuar se i është dashur të kthehet në punë për shkak se rrezikonte të pushohej. Top Channel raportoi se ditën e sotme asaj i është bërë tampon së bashku me pjesëtarët e familjes ndërsa thotë se ka shumë frikë se është e infektuar.

Pse shkoni në punë?

“Shkoja në punë se s’kisha ça të bëja”.

Kur ishte rasti i parë me Covid-19 tek puna juaj?

“Me thënë të drejtën se di se kur ishte rasti i parë, por ka pas gra rregullisht me temperaturë. Të hënë dhe të martën e kaluar”.

Pse ndaluat punën?

“Na thanë shoferët se, nuk ka ardhur kamioni. Pastaj morëm vesh se ishte pandemia”.

A kishte rregulla higjenike kundër Covid-19?

“Atje ku punonim aty hanim me bidonin e ngjitësit aty. Doreza na kanë dhënë një ditë dhe një maskë që kur doli pandemia. Kur vinte kontrolli zbatohej distance na shpërndanin. Kohët e fundit ka pasur më pak punëtor, por ne ndaluam nga puna dhe na thanë që po nuk erdhët me 1 prill në punë do hiqen siguracioni. Vetëm tre ditët e para, pastaj u kthyem ishte puna hap”

Pse u rikthyet në punë?

“Në të kundërt humbisnim punën. Ne ndaluam ca ditë tre –katër ditë por më njoftuan se ose do vijsh në punë ose o të largohesh nga puna. Para një jave kanë qenë gratë sëmurë. Ne si fabrikë jemi mbi 300 veta. Një manovi kishte 45 veta“.

A dyshoni se jeni prekur?

“Dyshoj sot i bëra analizat e kam vjehrrën me 40, gocën po ashtu me temperaturë. Vetë jam me kollë. Para një jave kam dashur ta bëj tamponin”.

A do ktheheni më në punë?

“E kena me dyshime nëse duhet të shkoj më aty. Pa nja dy muaj. Kam kollë e dhimbje koke, dhimbje fyti. Vjehrrën e kam shumë keq me kollë me temperaturë”

“Mos të kesh një sapun tek banjo. Kohët e fundit kanë sjellë. Oraret kemi punuar me orare por morën një licencë dhe filluam prapë. Jam në ankth as gjumi s’do të më zërë. Nuk ka mundësi të mos jem prekur”

“Vjehrrën e kam shumë keq u bë 5 ditë që nuk është ngrit fare. E ka bërë sot edhe ajo tamponin. Apeli ynë është gabimi jonë që s’bëjmë denoncimin se jemi hallexhinj. Ne jemi të vegjël të vegjlit i shtypin kollaj. Më pas do të shohim. Përgjigjen se di kur do ta marrim do të njoftojnë mjeku i familjes”, tha zonja.

/a.r

Next Post
Nga këshillat e familjes tek pyetjet e çuditshme që i bëjnë/ Pipero: Çfarë do mbaj mend nga kjo pandemi

Pipero: Ekspozimi gradual me virusin krijon imunitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In