Fotografia që e shfaq hijen e një gruaje i ka tmerruar punonjësit e muzeut “Torqyau”, që ndodhet në Devon të Britanisë së Madhe. Kur pastrohen artefaktet, bëhet fotografimi i tyre, që të krahasohet me gjendjen e mëparshme.
Pasi u shikuan fotografitë, në njërën prej tyre është parë edhe një “fantazmë”, që duket si grua me flokë të gjatë dhe veshje të kohërave të largëta. Në dhomën e muzeut ku ka artefakte të vjetra rreth 300-vjet, nuk ka qenë askush kur janë shkrepur fotografitë.
Nuk është dhënë ndonjë përgjigje, se çfarë të ketë qenë kjo, një mashtrim optik apo reflektim.










