• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fantazisti Lulzim Basha

by Artur Ajazi
11/07/2020 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Quheni si të doni, mendoni dhe shprehni çfarë të doni për kryetarin e Partisë Demokratike, urreheni apo dëshiroheni, ama një gjë nuk ja mohoni kurrë, është fantazisti më i rrallë në politikën shqiptare, dhe jo vetëm. Më thoni një kryetar partie, një opozitarist të vetëm, një figurë publike apo dhe mediatike, që fantazon si Lulzim Basha. E firmos marrëveshjen e 5 Qershorit, dhe pas 2-3 ditësh të kthehet dhe të akuzon, se “ti po e prish qëllimisht atë”. E premton me përulësi para ambasadores së SHBA zonjës Kim se “do ta votojmë marrëveshjen, dhe nuk duam koalicione parazgjedhore”, dhe ta bën hasha, sikur nuk ka ndodhur. E thotë me të madhe se “jam dakort për listat e hapura” dhe i sulet kryeministrit Rama, duke i thënë se “po shkel mbi marrëveshjen e 5 Qershorit”. Dhe së fundi, ka nxjerrë një tjetër variant fantazisti Basha, atë të “propozimit” të kryeministrit Rama, sipas të cilit “Lulzim ti kryeministër, dhe unë president”. Madje zoti Rama i paska nisur 2-3 herë “korrierin” e tij, për ta bindur Lulzimin por ai nuk ka pranuar…. Dhe këtë Lulzim Basha, na e paska mbajtur deri sot të “fshehtë”, dhe nuk ka duruar dot, dhe e publikoi më në fund. Hajde të besojë populli këtë kryetar partie, këtë ish-ministër, ish-kryetar bashkie, dhe ish-deputet, ti japë votën në zgjedhje për ta bërë (larg qoftë) kryeministër. Ndoshta pas kësaj, as ndjekësit e tij të mbetur andej-këndej nëpër Shqipëri, nuk do ta votojnë kryetarin e tyre, pasi nuk dinë kujt ti japin pushtetin, njeriut serioz dhe të besueshëm, apo atij që merret me fantazi verore dhe lojëra fjalësh. Vetëm një fantazist i thekur, dhe që u beson vërtetë përrallave të Ervinit dhe Gazmendit, mund të dalë dhe të bëjë deklarata të tilla, në kohë pandemie. Vetëm një fantazist si Lulzim Basha, mund të dalë në media dhe të ketë kurajon të deklarojë se “Edi Rama më ka propozuar të bëhem unë kryeministër, dhe ai president”, dhe kjo vetëm e vetëm për të mos patur “koalicione parazgjedhore”. Vërtetë e beson zoti Basha, se kryeministri Rama,do të të japë shansin të bëhesh “kryeministër” kur ty nuk të voton as Partia Demokratike, ndoshta as Doktori ? Vërtetë e beson ti zoti Basha, se kryeministri Rama, do ti hiqte shansin Partisë Socialiste për të qeverisur vendin edhe për mandatin e tretë apo të katërt, për të finalizuar reformat e nisura dhe bërë shtetin ligjor, dhe do të të bënte ty kryeministër ? Gjëra të tilla mund ti besoni vetëm ju zoti Basha, madje vetëm fantazistë si ju, por duhej të kishe gjetur diçka më të besueshme, pasi realisht je futur në “telashe” edhe me Ilir Metën. Kjo për faktin sepse, nuk i dihet, ndoshta kreu aktual i shtetit, deri atëhere mund të kërkojë edhe një mandat të dytë si president i vendit. Dhe diçka tjetër zoti Basha, thonë se kur sheh ëndërra me “kryeministër”, do të humbësh diçka të madhe, ndoshta zgjedhjet e ardhshme, ndaj ndale fantazinë dhe merru me partinë kryetar….

Next Post
Deputeti iu vërsul Vjosa Osmanit, reagon ashpër SHBA dhe BE: Dënojmë kërcënimin fizik, e papranueshme dhuna ndaj një gruaje

Deputeti iu vërsul Vjosa Osmanit, reagon ashpër SHBA dhe BE: Dënojmë kërcënimin fizik, e papranueshme dhuna ndaj një gruaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In