• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fanatizmi “vret” një konkurs bukurie

by Mustafa Nano
30/10/2021 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Në Sharm El-Sheikh të Egjiptit po mbahet një konkurs ndërkombëtar bukurie, ku marrin pjesë vajza të reja nga e gjithë bota. Midis tyre janë edhe dy vajza shqiptare, njëra nga Shqipëria e tjetra nga Kosova, të cilat gjatë periudhës parapërgatitore, në pritje të natës finale, kanë ndërtuar marrëdhënie me vajzat e kombësive të tjera. Midis tyre, ato kanë ndërtuar një marrëdhënie edhe me një vajzë serbe. Midis tyre është ndërtuar një kimi e natyrshme, një kimi ballkanase. Ato kanë lindur në një periudhë pas luftës së Kosovës dhe nuk mbartin sentimentet, paragjykimet dhe fanatizmat e prindërve të tyre. Prandaj, miqësia e tyre është e pafajshme, e paqortueshme. Derisa ato bënë një veprim fatal, pas së cilit janë masakruar nga opinioni publik. Sidomos vajza serbe.

Në një moment, vajzat shqiptare teksa po fotografoheshin kanë bërë gjestin e shqiponjës dykrenore. U afrohet vajza serbe, bashkohet me to dhe nis t’i imitojë në mënyrë goliardike, në mënyrë të shkujdesur, sportive, miqësore. Ajo, pra, ashtu si vajzat shqiptare, ka bërë të njëjtin simbol me duar – shqiponjën dykrenore. Kjo foto është publikuar në rrjetet sociale dhe në media. Kaq mjaftoi, që një pjesë e rëndësishme e opinionit publik në Serbi të mobilizohej duke shpërthyer në një lloj histerie kundër kësaj vajze. Edhe gazeta të rëndësishme në Beograd e kanë konsideruar atë foto të turpshme, shokuese dhe tronditëse. Prindërit e kësaj vajze janë në një situatë shumë të vështirë, janë përballë një presioni të pabesueshëm.

Unë nuk di asgjë në lidhje me ta (ndoshta mund të jenë nacionalistë fanatikë serb, por mund të jenë edhe kosmopolitë), por sidoqoftë ata janë të turpëruar nga gjesti i vajzës së tyre, të konfrontuar me këtë presion e histeri. Dhe kjo është arsyeja që vajza ka postuar një shënim të sajin në rrjetet sociale, ku ajo bën një mea culpa. Ajo u drejtohet të gjithë serbëve dhe u thotë: “Unë u kam turpëruar që të gjithëve. Jam treguar e pamatur. Është një gabim që nuk ia fal vetes. Mua më futën në grackë, dhe unë u tregova naive. Megjithatë, unë dua t’ju tregoj se Serbia është në zemrën time, simbolet serbe i kam në zemër dhe çdo simbol i kombeve të tjera nuk ka asnjë vlerë, përballë simboleve serbe. U kërkoj falje nga thellësia e zemrës. Për këtë arsye, po marr vendimin që ta braktis konkursin ndërkombëtar të bukurisë dhe po kthehem në Beograd.” … Dhe u kthye në Beograd.

Por historia nuk mbaron këtu.  Të nesërmen u publikua një foto tjetër. Tashmë është rasti i një loje me porta të ndërruara. Ishin vajzat shqiptare që u informuan mbi atë që kishte ndodhur në Beograd, u informuan mbi hallin e prindërve të shoqes së tyre serbe, dhe në mënyrë kalorsiake iu afruan asaj për ta ngushëlluar. Midis të tjerave, ato i kërkuan që të bënin një fotografi së bashku me simbole serbe për të balancuar situatën, për të lehtësuar tensionin në opinion publik serb. Fotografia u realizua duke pozuar me tre gishta, që është një simbolikë nacionale serbe. Pas kësaj, për shkak të presionit të ushtruar mbi to nga rrjetet sociale, këto vajza, ashtu si edhe shoqja e tyre serbe, dolën në publik dhe kërkuan falje për naivitetin dhe gjestin e tyre të paqëllimtë. Ato u shfajësuan duke u shprehur se nuk e dinin kuptimin e tre gishtave.

Këtu do të doja të bëja një parantezë. Kuptimin e tre gishtave nuk e di askush, pasi historia e kësaj simbolike është e errët. Unë po hedh një hipotezë timen. Nga leximet e mia kam mësuar se në manastirin e Hilandarit, në malin Athos, është një ikonë e veçantë, ku paraqitet Virgjëresha Mari me Krishtin-fëmijë në krahë. Në këtë ikonë, ka një detaj gjithashtu të veçantë: Virgjëresha Mari ka tre duar. Unë supozoj se tre gishtat janë një mishërim i tre duarve të Virgjëreshës Mari në këtë ikonë, të varur në muret e manastirit të Hilandarit, i cili është një manastir serb shumë i famshëm, ndoshta më i famshmi ndër manastiret serbe. Është në malin Athos të Greqisë.

Pikërisht në këtë manastir, ka edhe diçka shqiptare, e cila nuk është e parëndësishme. Atje është dhe varri i babait dhe i njërit prej vëllezërve të heroit tonë kombëtar (Skënderbeut), i Gjon Kastriotit dhe Reposhit, respektivisht. Madje, aty gjendet edhe një kullë që quhet “Kulla shqiptare”. Kjo është një rrethanë që emfatizon jo më urrejtjen, por faktin se përpara shumë shekujve, midis shqiptarëve dhe shkjeve ka pasur një marrëdhënie interesante. Pra, historia e zhvillimeve në Ballkan është e komplikuar; këto zhvillime kanë drita, por edhe hije. Megjithatë, si shqiptarët edhe serbët janë kapur pas urrejtjes reciproke, duke e emfatizuar atë, duke e konsideruar si diçka që e kemi në gjak e në ADN. Prandaj, bëjmë çmos që edhe këtyre vajzave të reja t’u kallim në shpirt e në zemër urrejtje për sho-shoqen.

“N’mni të sho-shoqit kemi le”. Ky është një varg nga “Lahuta e Malcis” ku Gjergj Fishta ka dashur të përshkruajë këtë marrëdhënie të vështirë e armiqësore midis shqiptarëve dhe sllavëve në fund të shekullit të XIX dhe në kapërcyell të shekullit të XX. Mesa duket këtyre anëve koha mbetet  në vend, e palëvizshme. Ne jemi ende në kapërcyell të shekullit të XX. Është për të ardhur keq!

Next Post
Fifi “psikopate”? Flet motra e Granitit: Ia sqarova motrës së saj, ai preferon zeshkanet

Fifi “psikopate”? Flet motra e Granitit: Ia sqarova motrës së saj, ai preferon zeshkanet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I vendosën tritol diskotekës në Greqi, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë. Dëshmia: 5 mijë euro për ta shpërthyer

I vendosën tritol diskotekës në Greqi, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë. Dëshmia: 5 mijë euro për ta shpërthyer

January 23, 2026
Spiropali në Stamboll me homologun turk: Bashkë për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë

Spiropali në Stamboll me homologun turk: Bashkë për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë

January 23, 2026
Iljazaj përplaset me juristin e Berishës: Po bëni protestë kundër SPAK e Dumanit, jo kundër Ramës

Bordi i Paqes, Shqipëria zgjodhi Trump në vend të Europës

January 23, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Opozita, humbës të palëkundur”, Gogu: Gogu: Ivanka në Kryeministri, dëshmi e besimit personal të Trump ndaj Ramës

January 23, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Shteti duhet ta mbrojë Irena Gjokën

January 23, 2026
Zbardhet projektligji i plotë, Policisë bashkiake i shtohen kompetencat

Zbardhet projektligji i plotë, Policisë bashkiake i shtohen kompetencat

January 23, 2026
SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

January 23, 2026
FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

January 23, 2026
BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

January 23, 2026
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

Zelensky nxjerr ‘sekretin’, Rusia prodhon raketa me materiale nga SHBA, Kina dhe Tajvani

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In